000

502 38 16
                                    

Veprat tona të artit shkrirë ne bankat e asaj shkollës sonë koti, kanë zënë pluhur!
E zeza e lapustilave të vjedhur nga drejtoria venitet pak nga pak nga ajo bankë. E ndjen se nuk përket më aty!


Sot bën vapë!

Sic ka bërë qëkur ike ti!

Si për inatin tënd qielli nuk qan pas teje. Dhjetorit nuk i intereson për ty!
Do të doja të isha edhe unë pak si dhjetori! Jo që mos të më bëhet vonë për ty, jo, ka plot njerëz që s'ju bëhet vonë për ty.

Dua të jem si dhjetori këtë vit, pasi po bën vapë. Bën vapë kur të gjithë po presin shi!


Po të të kujtohem un, do të jem duke bërë gjënë që urrej më shumë!

Po ndodhi ndonjeherë, që padashje të të kujtohem, do të jem duke pirë kafe! Atë gjënë e shpifur ngjyrë kaf që jam betuar se do ta urrej perherë!

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now