000...

137 19 16
                                    


Më erdhi letra e përjashtimit nga shkolla. Sipas tyre kisha mungur shumë orë mësimi, gjë që më bënte mua të paklasifikuar për provimet e dhjetorit.

Të të them që e kisha harruar fare shkollën? Unë desh të harrova ty, le më shkollën!

Jam tepër e zënë në të shijuarit e asaj copëze paqe që kam gjetur për tu shqetësuar për shkollën.

Sa bukur është të ndihesh e lirë!

Nuk ndjej më një detyrim për tu zgjuar nga gjumi, ndjej një dëshirë për të zbuluar më shumë. Koha e madhe që kaloj në atë kafene më ka bërë të mendoj më shumë rreth vetes dhe jetës time.

Po ti s'je këtu, edhe kam filluar të mësohem me këtë fakt. Nuk do të resht kurrë të të munguari, por di se do të të harroj. Një ditë me mot me shi, me vetëtima rrënqethëse dhe me erën që do të të flakë tutje, nuk do të kujtohem për ty,nuk do të kujtohem se më merr malli për ty, nuk do kujtoj më ndjesinë që me jep ti, nuk do arrij të kujtoj më tingullin e zërit tënd, nuk do të mbaj mend më as fytyrën tënde.

Do jetë dita më e tmerrshme dhe më e bukur e jetës time. Ti më bën të lumtur dhe të trishtuar njëkohësisht, dhe nuk është gjë e mirë.

Kam gjetur punë në kafenenë e preferuar, ndihem mirë atje. Sikur më në fund kam gjetur pakëz paqe dhe stabilitet.

Kam vendosur të të mos shkruaj më, të paktën jo kaq shpesh.

KAPITULLI I PARAFUNDIT NJEREZZZ!!! THE BIG ENDING IS COMMING.😂😂😂

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now