'0'

173 19 20
                                    

"Të ka ndodhur ndonjëherë të ndodhesh në një udhëkryq?
Hedh sytë rreth dhe shfryn lehtas sepse e di trazirat që do të të sjelli ky udhëkryq. Kthen kokën pas në shpresë të gjetjes së ndonjë përgjigjeje por shikon njerëzit që presin nga ty me nga një buzëqeshje shpresuese që shkruhet në sytë e tyre. Dhe ti ua kthen një të tillë, një buzëqeshje që mezi arrin sytë, mundohesh t'i sigurosh atyre se e ke vendosur, dhe sytë e tyre që ndriçohen. Kthen kokën përsëri drejt udhëkqyqit. Buzëqeshja tashmë e zhdukur nga fytyra jote. Vë hapin e parë, jo të sigurtë, por c'e do, s'është rradha jote për të kaluar, u mendove shumë gjatë!

Dhe kur të vjen rradha përsëri të kalosh të është prishur mendja, nuk e di më nëse do të kalosh në atë udhëkryq."

Më kujtohet sikur të ishte dje kur mi the këto fjalë. Po qëndronim në fund të bankave tashmë të gjitha të vizatuara, shtonim ndonjë vizë herë herë. Eh, ke qenë më i thellë nga sa të kam dhënë kredit.

Ja tek ndodhem Renard, ndodhem edhe unë para atij udhëkryqi, por ndryshe nga ti herën e dytë nuk u mendova, pasi po mendoja se po i bëja nder vetes. I mbylla ato zërat e mi edhe vazhdova.

Mbaj mend më ke thënë një herë "Në do të jesh e sigurtë, ec në mes të rrugës."

Nuk jam kaq e zgjuar sa mendoja në fund të fundit, ose ndoshta ty jeta të ka stërvitur më shumë. Po më dalin të gjithë fjalët tua, sa keq që atëherë nuk arrita ti kuptoja dot!
I kuptoj vetëm tani, por tani është shumë vonë.

Një pikë loti përshkoi faqen time teksa po shkruaja këtë letër, dhe u ndjeva keq se mu kujtua ajo ditë. Ishe kaq i lumtur edhe filozofik, dukeshe sikur një frymë e re të kish pushtuar. Dukeshe sikur kishe marrë më më fund guximin të thoje dicka, po dreqi i marrtë ata që shpikën telefonat!
Nuk po prisja të më shprehje dashuri, nuk egzistonte një gjë e tillë mes nesh. Ishte tjetër gjë, dicka që mbaje brenda me kohë. Atë ditë do të zbuloja se si më njihje ti mua, po të mos ishte për celularin, dhe furtunës që fshihej pas asaj telefonate.

SHUME NGA SURRETERIT TUAJ MENDUAT SE PO I AFROHEMI FUNDITTT, POR JOO KAM KAQ SHUME GJERA PER TE ZBULUAR. PO MENDOJA PER NJE SEQUEL SEPSE DO TE ISHTE NE PIKEN E SHIKIMT TE RENARDIT, PO JAM SHUME CONFUZED SOOOO. PO MEDOJA QE KETE LIBRIN TA BEJA VETEM ME LETRAT E KSAJA POR S'VENDOS DOT. EDHE KETU TE HYNI JU NE PUNE. TA NDAJ LIBRIN NË DY PJESE DHE TE VAZHDOJ PJESEN NE PIKSHIKIMIN E RENARDIT APO TE BEJ NJE SEQUEL?! HERE'S MY DILEMMA! 😁😁 HELP ME MY HOES, YOU DA BEST HOES THO😂😂😂

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now