00_00

124 22 22
                                    

Gjatë varrimit tënd erdhën shumë, më shumë sec u priste dhe akoma më shumë nga sa do të imagjinoje ti.

Për mos të përmendur shkollën, mendoj se i gjithë qyteti ishte aty, kushdo të njihte, mik apo armik.

Gjatë varrimit tënd nuk merrej frymë! Zërat disa të mbytur e disa të cjerrë të të qarave, nuk e ndihmonin facadën time të ngurtë. Dukej se nga casti në cast do thyhej!

Sa herë merrja frymë dicka shtrëngonte zemrën time duke u munduar ti merrte jetën. E shtrydhte fort, sikur ti kish borxh jetën, me inatin më të madh të mundshëm që egzistonte dhe vriste dalëngadalë copat e mbetura të xhamit të thyer që ishte shpirti im!

Gjatë varrimit tënd kanë qarë të gjithë! Burra e gra, përvec meje mund të them. Edhe mami im qau, të imgjinosh se s'të ka njohur ndonjëherë!

Isha në fund fare të gjithë turmës edhe i shikoja si dicka surreale. Shtirje në maksimum, këtë arrija ta shikoja. Nuk është se nuk ju dhimbseshe ti, por keqardhja është një ndjenjë që nuk zgjat.

Gjysma e këtyre njerëzve do të të harronte brenda tre ditësh, disa të tjerë brenda një jave dhe disa të tjerë brenda dy javësh.

Gjatë varrimit tënd ti nuk ishe aty, e di se do të qeshje po të të thoja se prisja të ishe aty, por të prisja. Prisja të të shikoja mes turmës, me surratin tënd të zymtë sic ka qenë këto muajt e fundit.

Ndihem bosh, fytyra jote e zymtë ka zënë vend thuajse të përhershëm në memorien time. Ti që buzëqesh ëahtë një kujtim që venitet. Sa e humbur jam në ty! Nuk ke patur kurrë rol të madh në jetën time, por ndjej se ke qenë pjesë e madhe e saj, sado fare sens bën kjo

Gjatë varrimit tënd më mori malli për ty, doja të mblidhesha në një cep të vogël të zymtë dhe të zbrazja të gjithë ndjenjat boshe që kisha brenda!

Dhe e gjeta atë vend. Një klasë e vogël në të cilën nuk jepej më mësim prej kohësh, me tavolina të shkarravitura në të zezë të përhershme, që dukej a thua se kish vite aty. Gjeta cepin e derdhjes së cdo cope xhami që më kish mbetur. Gjeta cepin ku do të zbrazja boshllëkun tim, për tu ndier akoma më bosh pastaj!

Gjatë varrimit tënd kuptova se nuk mund të merrja mbrapsht fjalët që s'të thashë kurrë!

HELLO PEOPSSS! I'M BACKK.SI FILLIM JU KERKOJ FALJE PER. KETE FJALIN SHUM KLISHE NE FUND PO ITS THE ONLY ONE THAT FITTED! EDHE UNË JAM MARRËZISHT NE DASHURI ME ATE SHPREHJE. MOVING ON DUA TJU FALENDEROJ TE GJITHEVD PER MBESHTETJEN TUAJ, KY KAPITULLI I DEDIKOHET @radiantique se esht bae edhe me frymezoi

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now