OO

125 20 20
                                    

Të njohurit me ty më ka bërë të prekshme. S'e kam vendosur akoma me veten nëse kjo është për mirë apo për keq, jam person shumë konfuz në lidhje me gjëra të tilla.

Ndoshta ishe një nga plumbat qorr që të kalojnë shumë afër, duke të të gërvishtur thjesht me anë të ajrit, pa arritur të të prekin. Një nga ata që të hapin sytë, të japin një të shkundur për të të zgjuar, sepse nuk po shikon se c'po ndodh me jetën tënde.

Më ke thënë shpesh të bëhem e zonja e jetës time, të marr frerët në duar, të bëj djajtë e mij të më duan.

Sa e lehtë është ta thuash! Më ke bërë të kuptoj se duhet të ndjek jetën dhe jo yjet. Filozofitë tua jo dhe aq të mëdha, rezultuan me shumë kuptim për jetën time. Dukej sikur cdo fjalë po zinte vendin e vet në jetën time, dhe papritur u bëre person i rëndësishëm në jetën time. Ishe përherë një i tillë në fakt, po isha tepër budallackë për ta parë, ose për ta pranuar këtë.

S'ja din vlerën dickaje, deri kur e humbet!

Jeta ime është e ndërtuar në thënie klishe të autorëve të famshëm.

Më ka marrë malli të bie në dashuri me ty, se nuk e bëra kurrë.
Nuk më le mjaftueshëm kohë!

Por ndoshta, në një jetë tjetër, plumbi më ka prekur, ndoshta në një univers paralel ai plumb qorr ka shpuar lëkurën time. Ndoshta në një version tjetër timin ai plumb do kish përshkuar kraharorin duke u ndalur mu në zemër. Ai plumb qorr mund të më ketë vrarë në një të tashme tjetër. Ndoshta do kishe vendosur të qëndroje.

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now