0.0.0

129 25 12
                                    

Në fillim të vitit të tretë mendoja se ishe kot.
Dukeshe si flakë të shuara në ujë!

Më vinte pakëz keq të thoja dicka të tillë për ty! Nuk e di pse po kisha shpresa të mëdha tek flakët tua!

Një ditë të shihnim në shkollë, pastaj 5 të tjera jo. Ishe person në zhdukje. Lajmi që ti nuk ishe në fillim të shkollës që shënonte edhe datëlindjen e vëllait tënd, bëri bujë! Ishte party më i madh i vitit duke qenë se ti nuk e festove ditëlindjen tënde.

Pyesnin lart e poshtë për ty ndoshta sepse mendonin se të kish ndodhur gjë! Më në fund një i 'zgjuar' u kujtua të pyeste vëllain tënd. Ju tha se ishe jashtë shtetit, se kishe ca punë edhe se ktheheshe atë natë, por e dija që po gënjente!

Nuk e di si mund të ishe kaq egoist! Vetë ke qënë pall, po vëllai jot është djalë i mirë, kushedi sa keq është ndier ai!

Gjithsesi kush jam unë të të gjykoj. Por më erdhi me të vërtetë keq për faktin se ti nuk ishe aty, atë natë e kam parë vëllanë tënd në sy, edhe arrita ta shquaja vuajtjen ne sytë e tij savatuar mirë në maska. Ishte aktor i mirë, edhe nuk e besoj për asnjë arsye në botë se ndonjëri nga ata gomerët që ndodheshin aty do ishin interesuar mjaftueshëm të vëzhgonin se si ndihej ai. Dhe gjithcka ishte në perfeksion në dukje, derisa erdhe ti!

Nuk e di se c'të tha mendja, por mund të të them që pavarësisht sherrit që bëre, vëllai yt u gëzua kur të pa, për një fraksion sekondi.

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now