●O

99 20 19
                                    

Kam hapur krahët drejt diellit, por më thërret hëna.

Takova vellanë tënd dje. Ishte i fundit person që prisja të shikoja.
Tirana nuk është ashtu sic e prisja unë, ato pemët e rrugës time nuk bëjnë të marrësh frymë më lrirsht, duken thua se janë plastike.

Rrugët me shi nuk janë kaq të bukura më. Nuk ndjej më kënaqësi kur përplas këmbët në gropat e rrugës mbushur me ujë shiu! A mos vallë kjo do të thotë të rritesh?

Nuk më pëlqen. Nuk ndjej ndonjë kënaqësi të madhe kur dal të bëj pazarin për javën, as kur flas me mamanë në telefon. E ecura në këmbë nuk më jep më lirinë e dikurshme. Ideja e shkollës vazhdon të mbetet një tmerr tek i cili nuk kam dëshirë të shkoj.

Nuk ndjej më ndonjë ndrojtje të flas me njerëzit. Nuk më pëlqejnë! S'dua të flas me to. Nuk ndjej më një idhëti në gojë kur dëgjoj erën e kafesë. Era e saj nuk më duket më e shpifur.

Nuk më pëlqen libraria e këtij qyteti. Është shumë bosh, mbushur me libra për adoleshentë.

Cuditërisht e shkuara në kinema nuk më tërheq më, nuk ndjej më kënaqësi kur shtyp gjethet e thara të vjeshtës nën këpucë.

Ndjej shumë por në të njëjtën kohë, s'ndjej asgjë. Jam një paradoks që endet.

Ndihem sikur kam bërë të gjitha zgjedhjet e gabuara dhe nuk po bëj asgjë për t'i ndrequr ato.

Po mundohem të bind veten se kjo është ajo që dua, por as për keq s'ja mbush dot vetes mendjen.

Jam kthyer në një të panjohur për veten time, dhe s'gjej dot gjuhën e komunikimit.

Kam parë vellanë tënd dje. Më bëhej me të vërtetë qejfi që ishte mirë. Tirana i kish bërë mirë. I ishte rikthyer drita në sy. Por mund të të them se është i xhindosur me mua.

Dallge Zjarriحيث تعيش القصص. اكتشف الآن