000'0

109 22 20
                                    

Me vëllanë tënd flisnim përherë e më shpesh, kish filluar të hapej me mua. Më thoshte disi se cfarë ndjente, nuk është shumë i aftë në të shprehur.
Ka hequr dorë nga tymosja e hashashit, dhe ka vendosur t'i rikthehet futbollit sezonin që vjen. Ndryshe nga ti e ka patur përherë pasion futbollin.

Kam besim se gjërat po fillojnë të shkojnë mirë, edhe më bëhet qejfi për këtë. Gjithcka po shkon ngadalë në vendin e vet, gjithcka shërohet, mjafton t'i japësh kohë.

Por edhe koha ka nevojë për kohë!

Shkollës avash avash po i vjen fundi, besoj fort se ti do ikësh bashkë me shkollën, por nuk do të harrohesh, ta siguroj këtë, thjesht do mbetesh pak në pluhur ndoshta, sepse nuk je më shumë se vec një kujtim. Uroj që të jesh i lumtur atje ku je, dhe dije se po të kthehesh s'do të ta var.

Do të më pëlqente seriozisht që të ktheheshe, por kjo s'do të ndryshonte asgjë. As faktin se ne s'flisnim që prej një viti, as parimet që më më fund kam arritur ti vë vetes, as faktin se ti ike njëherë.

Kam kuptuar shumë gjëra rreth teje gjatë 3 viteve të gjimnazit, kryesisht të parëndësishme.

Po gjënë më të rëndësishme e kuptova në fund të vitit të tretë.

Në fund të vitit të tretë kuptova që nuk ishe më aty.
Dhe nuk do të ishe më aty, pjesërisht sepse e kishe vendosur vetë, pjesërisht se duhej që ti të largoheshe që disa të tjerëve t'ju hapenin sytë.

Ujërat janë të qeta për momentin dhe i kam vënë qëllim vetes të gjej flakë të reja!

Më vjen keq që nuk zgjate dhe aq shumë, ndoshta nuk ishe kurrë mjaftueshëm i rëndësishëm!

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now