00

292 37 11
                                    



Ndonjëherë lëshoje lapustilin e zi, shfryje duke shtendosur shpinën në karrige dhe mendoheshe. Pastaj pastroje fytin edhe më pyesje se ca do bëja unë po të largoheshe ti, apo sic thoje ti "Ca do kishe bo ti pa mu?"

Nuk mund të ta përshkruaj dot sa krenare ndihem për shikimin tim gjithë mosinteresim. Për përgjigjen do puthja veten ne faqe!

Pa ty, do ulesha në bankat e fundit, të vetmet që nuk kishim shkarravitur akoma, edhe do të të shkruaja në copëza letrash të grisura në cepe fletoresh, ama mund të të them se kur te thashë "Do kisha marrë frymë" e besoja me te vërtetë se do vazhdoja të merrja fryme!


Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now