000+0

97 19 17
                                    

Më ka marrë malli. Jo për ty, për aureolën tënde!

Sot do lëviz, do zhvendosem në Tiranë. Nuk e di si të ndihem të të them të drejtën, po lë kaq shumë gjëra pas,po një pjesë e imja do fort ti harrojë këto që po lë pas.

Në fakt, e di mirë se nuk do të harroj asgjë, po koha do të shërojë gjithcka, të paktën shpresoj kështu.
Por edhe koha ka nevojë për kohë.

Kam zgjedhur një apartament paksa në periferi. Ti e di që mua më pëlqejnë udhëtimet në këmbë. Edhe ka plot pemë, mund ti sodis lirisht, po prap nuk më mbushin! Nuk janë mjaftueshëm të mbushin shpirtin tim!

Ndihem bosh të them, akoma më bosh. Flas me vëllanë tënd ndonjëherë, është mirë, mjaftueshëm mirë. Ka vendosur edhe ai të iki.

Por unë prap s'gjej dot paqe me veten! Kam vazhduar për mjekësi se mamit tim ju shkrep në kokë, dhe ti e di që mua s'më intereson fort! Po të ishe ti këtu do më kishe bërë namin, po ce do se nuk je, edhe unë nuk jam mirë nga trutë.

Jam një lëmsh,i madh, shumë i madh. Kam humbur fillin dhe s'po e gjej dot më. Jeta ime është bërë një blur dhe gjithcka që dua të bëj tani është të bërtas, fort!

Po tretem, nuk ka më vlerë të jetuarit kështu, s'besoj se mund të quhet e jetuar!

Dua të dish që jam një lëmsh, jam ngatërruar keq nga brenda jashtë, jam një katastrofë që ecën, kam humbur arsyen dhe vazhdoj të pi kafe si budallackë. Tanimë ndoshta është ftohur, tetori po bën ftohtë sivjet.

Por më ka marrë malli.
Më ka marrë malli për prezencën tënde, jo për ty!

HELLO PEOPS, E DI SE ESHTE I SHKURTER EDHE BORING, PO ESHTE PER TE JU DHENE NJE PIKE NGA JETA E SAJ, PERVEC ASAJ QE NDIHET BRENDA. EDHE ME JEPNI NJE EMER PER KTE, SE NUK JA KAM HABERIN FARE! EMER PER VAJZEN DUA TE THEM.

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now