oo:oo

95 18 12
                                    

Kam gjetur një kafene. Kshu nga këto të voglat që më pëlqejnë mua. Ka pak tavolina, katër të tilla më egzaktësisht. Është vënd shumë i ngrohtë edhe familjar me një erë kakaoje më shumë sesa kafe. Është më e ëmbël se aroma e kafesë!

Ndihem si në shtëpi në atë copëz kafene që është në mes të tiranës së madhe, por jo të madhe mjaftueshëm.
Është e gjitha ndërtuar në dru, dhe mban kshu drita si të pemës së krishtlindjeve anash dyerve dhe dritareve, qoftë ditë ose natë, apo dimër ose verë.
Kryesisht shërben caj dhe kafe ose cokollatë të nxehtë, këto pijet e zakonshme të nëntorit. Bëjnë edhe ca brioshë me cokollatë, që janë më të mirët në qytet.

Oh,ky vendi më mbush plot. Ndihem paqësisht mirë kur ndodhem aty. Ulem zakonisht në tavolinën e cepit dhe sodis vendin, herë jashtë herë brenda. Më duket sikur ajo dritarja më mbron nga sytë gjykues të njerëzve që ecin në rrugë, dhe ata nuk do e marrin vesh se unë i shikoj, e krijoj histori të ndryshme rreth tyre, vetëm nga aureola që i rrethon ato. Ndihem mirë këtu, ndihem sikur përkas, ndihem sikur kam rigjetur dicka që se dija që e kisha humbur.

Këtu punon vetëm një vajzë. Është diku rreth të tridhjetave dhe ka një buzëqeshje në gdhendur nga zemra e saj përkohësisht në fytyrë. Nuk është një nga ato buzëqeshjet e shtirura, por një nga ato plot dashuri. Më duket sikur më jep një buzëqeshje nga ato mbështetëset. Një nga ato buzëqeshjet që të mirëkuptojnë.
Por kjo më duket mua,normalisht. Ti e di që jam pak e lojtur.

WE HAVE REACHED 1K EVERYONEEEEE!!! SHUME FALEMINDERIT TE GJITHEVE PER MBESHTETJEN TUAJ.. JU DUA PAFUNDDD!!!
😘😄😘😄😄😍😍
KJO HISTORI NUK DO TE ISHTE ADKUND PA MBESHTETJEN TUAJ. JU DUA SHUME SHUME. FALEMINDERUT QE ME BENI TE NDIHEM PLOT!

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now