0:00

119 23 19
                                    

Sot shkova të ulesha me vëllain tënd. Ishte ora e dytë edhe s'kishte asnjë lëvizje në shkollë. Ishte ulur ne një nga stolat rrëzë shkollës, në cepin e vetëm ku nuk depërtonin rrezet vrasëse të diellit!
Më hodhi sytë dhe vrantoi vetullat por nuk më foli.
Unë u ula këmbëkryq pranë tij dhe pas 5 minutash qetësi, fillova t'i flisja për ty.

S'kam folur ndonjëjerë kaq lirshëm me një person, as me ty jo!

E nisa në mënyrë klishe, e adhuroj kur ai rrotullon sytë prandaj. Ndoshta shumë vajza janë afruar t'i flasin për ty.

Filloi të më dëgjonte me vëmendje kur kuptoi se nuk ish një nga ato të zakonshmet.

Më pëlqente të flisja me tët vëlla, ndoshta flisja më tepër me veten time! Është sikur të isha para një pasqyre se e dija se ai më kuptonte. Pavarësisht sa e cuditshme mund t'i jem dukur, më kuptoi, të paktën u përpoq.

Ishte bukur të flisje hapurazi për ty, s'kam folur ndonjëherë me askënd për ty prandaj.

Qeshte hera herës, kur të shaja kryesisht, pohonte me kokë kur përmendja ndonjë ves tëndin karakteristik, dhe ndalte të më shikonte në sy kur thoja se ti doje të ikje vetë.

E dinte edhe ai.

S'kam folur ndonjëherë në jetën time kaq gjatë! U ndjeva mirë ndoshta, rehat! Po di se ai më dëgjoi, me vëmendjen më të madhe.

Nuk më foli gjatë ligjëratës time, që dukej se nuk kish fund. Edhe mos mendo se po thoja gjëra të bukura për ty.Thjesht po flisja se kisha nevojë të shprehesha.

Në fund kur u qova të ikja, pasi kisha kthyer shpinën dhe nxënësit e shkollës filluan të dilnin në pushim të madh më tha pothuajse të murmuritur që i kishe folir për mua, dhe pasi të ikte ai do të vija të të flisja një ditë, dhe se ishte i lumtur se ajo ditë ishte sot!

Nuk e di as vetë se si u ndjeva, dhe një pjesë e imja s'do të donte ta kish dëgjuar atë që tha ai, por ama vendosa dicka. Do të bëhesha unë vëllai i tij, meqë surrati yt vendosi të ikte.

E DI QE ESHT LATE, PO ME MIRE VONE SE KURRE 😂😂 HOPE U LIKE IT BITCHEZZ!!

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now