0.0.00

135 25 15
                                    

Nuk zgjate më shumë se dy javë. Të kanë harruar të gjithë! Janë tepër të zënë me pallavrat e jetës së tyre që të të kujtojnë ty.

Do të më pëlqente të ta plasja në fytyrë që s'i intereson kujt, dhe të thyeja në copash figurën tënde prej të 'paharrueshmi'.

Pyes shpesh veten nëse të vjen ndopak keq që ike që këtu pa i përmbushur vetes premtimet, leje të tjerëve po vetes tënde.

Nëse do pyesje të tjerët me siguri do të thonin që ikja jote që këtu nuk ishte zgjedhje e jotja, por ti e di që s'mund të më mashtrosh mua! E ke vendosur të gjithën vetë!

Më vjen të të rrah, për gjendjen e mjerueshme në të cilën ke lënë njerëzit e vetëm që u interesonte me të vërtetë për ty! Po s'është faji yt, se familja jote të deshi kaq shumë. Për këtë nuk të fajsoj!

Thjesht ndihem me të vërtetë keq tek shoh vëllain tënd tek rri me ato trapat e lagjes.

Edhe ai të ka kthyer shpinën! Edhe i ka thyer të gjitha premtimet që të ka dhënë!

Më vjen sinqerisht keq kur e shoh ndonjëherë me flliqësirat e lagjes tonë teksa tymos hashash.

THIS GOES TO MadLand SE JE MY KURVV!😂😅😝 EDHE DO VJERE AJO DITE QE DO E BEJ NJE KAPITULL TE GJATE VTM PER SURRATIN TEND! FALEMINDERIT TE GJITHEVE PER MBESHTETJEN, PA JU KJO HISTORI DO KISHTE MAKSIMUMI 4 KAPITUJT 😂😂😂
LOST OF LOVE
-SARA

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now