00.0

158 25 19
                                    

Klasa 'jonë' u mbyll. Edhe ai copë tavani që kish mbetur ra. Më vjen keq që nuk e mbajtëm premtimin tonë se një ditë do ta shembnim të tërin bashkë.

U ndjeva mirë! Kur të shkaterrohej strehëza jonë në atë shkolla mendoja se do ndihesha keq, bosh ndoshta.
Në fakt nuk ndodhi, sikur mora frymë kur më thanë që ajo klasë u mbyll.

Kam para syve bankat dikur shkrirë në art, të cilat copëtohen me copëza të rëna nga tavani, tashmë shkrirë në pluhur!

Ndihem mirë!
Nuk e dija që kisha kaq shumë mllef ndaj asaj klase, është për të të ardhur keq, fakti se shumicën e kujtimeve të mia gjatë gjimnazit i kam aty, që ndoshta u shtypën, bashkë me bankat.

Pp filloj të mësohem me idenë se ti s'je më këtu. Pas dy javësh dalin rezultatet e pranimit në universitete!

Sa shumë ndryshojnë njerëzit! Të kisha qenë ajo që kam qënë në vit të parë do isha në ankth për përgjigjet. Tani më beso kur të them që s'dua t'ja di!

Nuk e di nëse do vazhdoj shkollë të lartë apo jo, në fund të fundit, ku qëndron qëllimin?! Shqipëria ta shpif!

Më ka marrë malli, të të dëgjoj kur flet pallavra, se ato i ke të zakonshme! Më ka marrë malli po vetëm pak fare!

Dallge ZjarriWhere stories live. Discover now