1.

6.7K 171 32
                                    

Pa kuptuar lotet kishin lagur faqen e saj  dhe syte kalter kishin marre nje nuanc gri te embel. Kishte dite qe shikonte te njejten enderr, i dukej sikur dikush e veshtronte apo e ndiqte. Largimi i te atit nga shtepia nuk kishte ndikuar mire tek ajo.

Ishte ne ankth, babai i saj kishte kohe qe ishte larguar nga shtepia per shkak te punes se tij. Ndjente nje boshllek qe se linte te mbushejme fryme. Kishte ankth dhe frike. Madje ishte konsultuar dhe me nje psikologe ne lidhje me makthet qe shihte gjate gjumit, por kishte rezultuar se thjesht ishte nje shqetesim i tepruar per te atin.

Degjoj nje zhurme te fikshme prane drtares se saj dhe shkoi me vrap poshte tek mamaja e saj. I Ishte bere psikologjike kjo pjese dhe shpesh mendonte mos vuante nga crregullime mendore dhe pse psikologia i quante normale dhe gjera te moshes keto.

Kur e pa ne kuzhine e perqafoi shume fort. E ema u habit paksa por me pas e perqafoj dhe ajo.

- Cfare ke e dashur, nuk ndihesh mire? Te duhet gje? Thoji mamase tende bije.

- Asgje mama thjesht kisha nje deshire per te te perqafur dhe kaq.
Jo s'ishte vetem kjo sigurisht. Por s'mund ti tregonte te emes per ate qe e mundonte qe ne mengjes. As vet si kishte kushtuar rendesi endrrave te saja. Thjesht makthe te pakuptimta.

- Zemer sot do te shkosh tek gjyshja jote ne Durres. Ajo ndodhet vetem atje dhe meqe ti je me pushime po mendoja te shkoje dhe ta ndihmoje sado pak keto kohe.

Ndoshta ky largim do ti bente mire per tu larguar nga perditshmeria. Dhe pse e kishte me pertes ikjen tek gjyshja ju duk ide e mire per te shkuar disa dite atje.

- Ne rregull.
Kete i tha sepse e ndjente te nevojshme te largohej sado pak nga ajo situat qe e kishte shoqeruar keto dite. Mund te gjente me qindra justifikime per mos tu larguar por e dinte qe do perballej me lekionet e merzitshme te mamas se saj.Me pak fjale i kurseu vetes nje arsye me pak per te mos e lodhur me teper veten.

Kishte marre pushimet e fundvitit. Viti i ri po afronte. Asaj i pelqente fundviti dhe pse kete vit spo ndjente asnje emocion. Me pak fjale ndihej shume bosh. Ato festa nuk duken dhe aq interesante kur familja e saj nuk eshte e bashkuar.

- Aila zemra ime do me mungosh shume.
Tani ishte momenti kur ajo kishte mbaruar se paketuari rrobat e saj ne valixhe dhe duhej te perballej dhe me melankolin e merzitshme te se emes . Babai i saj ndodhej ne pune jashte shtetit dhe kishte kohe pa e takuar, por gjithsesi do te fliste me vone ne telefone me te.
U nis me nje taksi deri ne Durres tek gjyshja e saj.

Per rreth nje ore vetem mendonte. Mendonte dhe as vet se dinte pse. Mendimet ja nderpreu taksisti kur i tha se kishin mberritur.

- Vajze mberritem.
Pa rreth e rrotull e tashme po e shikonte qe kishte mberritur me te vertete. I dha leket taksistit dhe doli. Pasi eci pak pa shtepine e gjyshes se saj dhe hyri brenda.

- Aila shpirti i gjyshes erdhe me ne fund.

Gjyshja e saj shkoi drejt saj dhe e perqafoi fort. Edhe Ailen gjithashtu e kishte marre malli per te. Ndoshta gjenda e saj depresive kalonte nese qrndronte per pak kohe me gjyshen e saj.

-Aila shpirti nënës deshiron gje per te ngrene?

-Jo , ne fakt jo. Dua thjesht te fle pak sepse jam vertet e lodhur.

Ishte vertet jo se po gjenjente. Gjithe ato mendime e kishin lodhur. Shpresonte vetem qe babai i saj te kthehej serisht. Kishte nevoj per perqafimin e tij, e donte pran ne kete fund te vitit.

Shkoi drejt dhomes se gjumit dhe u shtri. Per rreth 4 ore fjeti si nje qengj i vogel. Asgje nuk e shqetesoi. Kur u ngrit pa oren qe kishte vajtur 9 e mbremjes. U cua me pertese nga krevati dhe shkoi drejt kuzhines.

Aty e priste gjyshja e saj duke ber shumellojshmeri gatimesh, nga ato me te shijshmet dhe qe asaj i pelqenin shume. Filloi te hante. Ishte teper e uritur. Gjithcka ishte bere aq e shijshme sa skishte fjale ti pershkruante.

-Te pelqyen e dashur?

-Po sigurisht gjyshe , ishin fantastike. Sic kam then gjithmon ti je me e mira per te gatuar.

Te dyja filluan te qeshnin. Ora kish vajtur 11pm dhe tashme ne Durres ishin ndezur te gjitha drita dhe qe nga pallati i gjyshes se saj vendi dukej i teri.

Vendosi qe te bente nje shetitje neper qytet , pasi kishte kohe pa ardhur ketu. U vesh sportive dhe doli duke i thene mirupafshim gjyshes se saj dhe duke e siguruar se do te kthehej shpejt. Kjo pasi gjyshja e saj i tha se ishte vone tashme dhe rruget nuk ishin te sigurta.

Doli jashte pallatit dhe filloi te ecte. Rruget, shtepite dhe gjithcka tjeter ishin zbukuruar me drita shumengjyreshe tani per fundvit. Cdo gje ishte e magjishme. Filloj te ndjente ngrohtesi ne shpirt dhe pa kuptuar kishte filluar te buzeqeshte, por jo per shume kohe.

Ndjeu disa hapa dhe zhurma qe sa vinin e i afroheshin. Nuk i mori seriozisht por nisi te frikesohej dhe filloi te vraponte sa kishte fuqi.

Po dy duar e mberthyen trupin e saj hollak dhe nje pecete bllokoi gojen e saj. E gjitha sa mbajti mend pas asaj ngjarje ishte vetem erresire.

Vazhdon....

Në Strofullën e DjallitWhere stories live. Discover now