Jemi kompania e filmave.

247 15 99
                                    

"E mbeshtetur ne kraharorin e tij, kishte mbyllur syte. Nuk e shihte henen me driten e saj te meket, qe i mbulonte supet, kryeneçe. Fekste lehtas mbi doren e djalit, i cili mbante shtrenguar supin e vajzes si te kishte frike se do i largohej e ne fund, ç'ka do i mbeste do te ishte nje krah i rrethuar, por pa nje trup. Rruga me kalldrem mes shtigjeve gjarperuese, puthte shtresen e poshtme te atleteve te tyre dhe nje mal i larte, maja e te cilit mund te dukej prej se largu qe ishte e mbuluar nga debora, i buzeqeshte. Ata zor se e shihnin doren e tij, shenjen pershendetese, por ai shihte kryelart, se si dashuria i kishte verbuar me shume se hena yjet. Qielli i nates u derdhej mbi supe, porsi nje ylber lagte shtresen qiellore pas nje shiu te vrullshem. Perqafimi i tyre, nje stampe e qiellit te nates. Dashuria e tyre, si dy krahe te gjalle.

-Te dua. -i ngriti koken me gishtin tregues. Syte e tyre, uragan i fuqishem mes tokes se pashtruar me malet e jehones. -Te dua, se ne te dy i dhame krahe edhe dashurise. "

Fleta qe mbaja ne dore, besoj se nuk kishte qene keshtu; kaq e njomet ne fillim. Perkundrazi, kishte qene e thate dhe e forte, sikur donte te ma bente te qarte se ishte bere nga druri i pemes. Mu desh nje fare kohe ta kuptoja qe faqet me ishin njomur dhe lotet kishin nisur ta merrnin udhen pergjate faqeve, pa e kuptuar as une e as syte e mi. Rreshqita gishtin e madh te dores mbi faqe dhe fshiva ate pike te vetme, qe ende ma vijezonte fytyren si ajo derrasa e zeze me shkumes. Akoma me silleshin e me risilleshin ne mendje emrat e personazheve, arrija ta iimagjinoja çdo gjest tyren sikur te isha atje, nje hije e padukshme mbi hijet e tyre te zeza, qe drita e henes ia reflektonte kalldremit fanatik ne anen e kundert me trupat e tyre te bashkuar ne ate perqafim te fundit. Dhe arrija te krijoja nje lidhje mes gjithe personazheve: se çfare kishte ndodhur me mamane e vajzes, se kush ishte i dashuri i saj i ri, se çfare ndodhi me qenin e saj te vogel dhe ku perfundoi vellai i saj burgaxhi.

Qesha me veten, me mendimet e mia. E kisha autorin kaq prane, madje per pese hapa isha aty, prane tij dhe nuk e pyesja se çfare kishte ndodhur me personazhet. Mbase sepse e dija çfare kishte ndodhur tashme ose mbase, sepse do te me dukej vetja budallaqe ta pyesja per kete. Ktheva koken me nngadale dhe pashe levizjen qe bente trupi i tij nga majtas-djathtas, muskujt qe i kercisnin tek perkulte shpinen e zhveshur per te rregulluar nje tub te prishur, te dale nga lavamani. Djersa i rridhte çurg prej pjeses se fundit te flokeve bionde dhe i endeshin ngadhet deri ne fund te perballjes me faqet e ndezura prush nga sikleti i zemerimit. Vetullat, paksa se i shihja vetem nje ane te fytyres, ia gjeja te ngrysura e te peshuara mbi syte e oqeante. Dukej i acaruar nga ndreqja e pamundur e atij tubi shpirtmarres.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now