Kemi plage, qe s'marrim mundimin t'i kurojme.

49 14 94
                                    

          E keni parasysh ate momentin, kur te duket sikur po lundron ne nje det te erret, ku dallget jane te zeza dhe gjithçka syte e tu shohin jane erresire... kur ne fillim, eshte kaq e veshtire per tu mesuar me te, ama me pas, behet e lehte... sepse njeriu eshte qenie, qe mund te mesohet me gjithçka. Edhe me erresiren. Eshte nje nga ato erresirat, te cilat nuk fshehin asnje drite. Te cilat nuk mbajne asnje fener shprese dhe nuk fshehin asnje qirir te tille, qe ti ta marresh ne dore, flaka e qiririt te lekundet lehte per te çare mes erresires dhe te ndjesh duart te lagen me lengun e tij te zakonshem, qe rreshqet lehte-lehte drejt pellembeve te tua. Por ti nuk e kishe kete qirir, nuk e kishe asnje shprese te ndriçonte mes territ dhe gjithçka udhehiqej ishte tani prej kembeve te tua, qe leviznin ritmikisht mbi rruget e shkreta. Veshi aty-ketu mund te te kape nje peshperitje, dikush thote "te dua", dikush te propozon dhe dikush tjeter e refuzon, jo se nuk e donte dashurine e tij, dashurine e nje engjelli, por sepse fati e kishte bere te lidhej pas dikujt tjeter, te humbiste shansin e te pasurit ne jete nje djale... nje djali, qe ashtu porsi floket e verdhe te çelet, kishte edhe zemren: te florinjte. Me pas, nje krisme arme. Zemra e tij eshte çare tashme dhe gjithçka ka qene levizja e tij e fundit, nje perpjekje e deshperuar, ishte rrokullisja e unazes prej xhepit te xhinseve drejt kembeve te personit qe deshi t'i plotesonte ylberin e jetes.

          Per varrimin e Nikolait, erdhi edhe mami, madje edhe babi. Nuk fola shume me kete te fundit, i dhurova nje pershendetje te thate, pasi per buzeqeshje s'me behej, kurse me mamin qendrova me te gjate gjithe kesaj kohes, duke qare ne kraharorin e saj, duke e pyetur perse na la dhe duke kerkuar te mblidhja gerrimcat e shperndara te arsyes qe Nikolai pati lene. Dhe ajo s'me dha asnje pergjigje, me tha se ai do te me mbronte serish, do te ishte engjelli im mbrojtes dhe me tregoi histori kur Nikolai ishte i vogel. Me tregoi se si ai luante me barkun e saj te rrumbullakosur, duke e prekur me gisht aq pak sikur te kishte frike se do te me zgjonte mua, nje qenie akoma te pazhvilluar ne barkun e s'emes. Me tregoi se si mbeshteste koken ne barkun e saj dhe degjonte shqelmat qe hidhja une. Dhe qeshte. Me tregoi se si kur isha femije 2-3 vjeçe, qendronte me mua per te pare filmat vizatimore dhe i linte detyrat pergjysme... se si qendronte me mua deri neteve te vona, kur qaja dhe kur mami ishte ne pune, duke e lene veten te shkonte ne shkolle me syte e pergjumur, duke u munduar te merrte notat me te mira nga te gjithe shoket e tjere te klases. Me tregoi se cili engjell kishte qene Nikolai dhe si i tille, ishte rritur vazhdimisht: me nje zemer te florinjte, te diamante, e cila u vra barbarisht perpara syve te mi.

           Disa jave pas varrimit, qendroja shtrire prane Alekseit, por ndryshe nga heret e tjera, nuk benim dashuri. Thjesht, qendroja shtrire prane tij duke i ngulur syte tavanit dhe duke u perpjekur te komunikoja ne nje menyre sekrete me Nikolain... por ai, oh, ai kurre nuk me kthente nje pergjigje. Aleksei kurre nuk me tha gje, thjesht qendronte prane meje sikur te donte te me mbeshteste me heshtje dhe nuk u mundua as te ma hiqte plagen, te me ngacmonte me shakate e dikurshme. Romanca jone e dikurshme, ajo dashuria adoloshenteske ishte bere bardhe e zi. Pas xhirimeve, me thoshte se do te kthehej me vone, me puthte ne buze dhe largohej, duke u kthyer neteve te vona, pasi ora kishte trokitur mesnaten. Une qendroja vetem, me koken mbeshtetur ne jastek, duke u perpjekur te kuroja dhimbjen duke kujtuar Nikolain.

           Amin s'e pashe kurre ne shtepi gjate atyre diteve, Aleksei me pati thene se kishte shkuar tek Oktavio, qe siç e mora vesh me vone, ishte i dashuri i saj. I pashe vetem nje here te dy, pasi u ktheva nga xhirimet e lodhshme pa Aleksein. Ishin kapur per dore tek nje rrugice, ai i kishte fshire lotet dhe i kishte leshuar nje puthje te bute ne buze, qe me pas e kishte zhvendosur ne ball. Dhe aty, e kuptova dhimbjen e vertete te Amit pas refuzimit qe i kishte bere tim vellai. Vrisja mendjen se sa keq ndihej ajo per vdekjen e tij, sepse fundja, kishte qene prezente ne vrasjen e tij dhe nuk kishte mundur te bente asgje... por isha edhe une aty. Isha edhe une, qe qendroja e fshehur si nje budallaqe e shkrete pas nje skute muri, pa arritur te telefonoja policine disa minuta me pare.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now