Dobesia e sotme, forca e se nesermes.

52 14 72
                                    

          Me te hapur deren e shtepise, ndalova mu ne prag te saj. Duke rrotulluar çelesat ne njerin gisht, ate tregues te dores se djathte, Franko me ngrinte e me ulte vetullat. Nuk u ngrysa, as nuk u çudita kur pashe çelesat ne doren e tij, fundja ma kishte marre mendja se nga kush i kishte marre. Me ngadale, rreshqita duart jashte xhepave te xhinseve dhe veshtrova drejt syve te tij sa per t'i falur pershtypjen se nuk e kisha frike, se nuk me fuste ne panik fakti qe ai kishte nje arme dhe fakti qe kishte personin qe doja me shume. Por, thelle-thelle, e ndieja zemren te me rrihte akoma edhe me teper se me prane. Mendja, qe pak me pare ishte e pushtuar nga mendimet per Niarin, tani po vlonte nga zemerimi per veten qe ku dreqin, i kisha pasur syte kur kisha zgjedhur ate. Hyra brenda, mbylla deren dhe sapo do te largohesha, kur duart e tij u perplasen me deren duke me lene keshtu, ne çark midis tyre. Nje fije floku ngjyre ari me rreshqiti mbi ball. E fryva lehte per ta larguar, por s'e beri asnje çap me tej.

-E di? -afroi fytyren e tij prane times. Mu kujtuan syte e qelqte te Alekseit, fryma e tij qe binte mbi qafen time, aty ne dhomen e infermierise, tek plaga me therte mesin. -Nikolai eshte shume i pabindur. Nuk deshi te ma jepte kete. -verdallisi çelesin para fytyres sime, si te ishte nje nga ato vareset e filmave fantazi, qe te benin te mbyllje syte ose te hutoheshe.

          Ktheva koken nga ana tjeter dhe u perpoqa t'i zhvendosja mendimet diku tjeter. Por sado te mundohesha, ato do te rrotulloheshin ose tek Nikolai, ose tek Niari. Nuk po veshtroja drejt Frankos, doja thjesht qe te largohej, te merrte ate qe donte dhe te me linte te qete, te sillte Nikon tek mua dhe ky makth te merrte fund... por e keqja e tij, ishte se kerkonte te me torturonte ne dhimbje edhe pse shume thjesht, mund ta merrte gjithçka me shpejt se kurre. Dora e tij shkoi ne faqet e mia dhe per nje çast, mendova se nuk do te bente asgje, por kur ato u shtrenguan duke me mbledhur buzet dhe kur me ktheu veshtrimin tashme, te trembur nga vetja e tij, ndjeva trupin te me dridhej.

-Me shiko ne sy kur te flas. -U duk i acaruar dhe nuk desha te bija pre e nervave te tij. Perplasa koken me furi pas deres. Me pa, pa e kuptuar goditjen time. Ne fakt, thjesht po kerkoja ndihme te fshehte. -E di çfare dua t'i bej atij vellait tend te mallkuar? E di? -e shtrengoi me shume doren e tij rreth faqeve te mia. Ndjeva qe po merrej fryma. -Ta vras. Ta vras une. Le te jem nje vrases dhe le te futem ne burg per vrasjen e tij, serish dua ta vras. Kerkon ai te me kercenoje mua! Mua! -e shkeputi doren e tij prej fytyres sime dhe kete here, i rashe deres nga pas pa asnje qellim. -I ka te numeruara minutat ai idiot!

            Nuk i ktheva pergjigje dhe me ngadale dhe paksa ne fshehtesi, rreshqita dore pas, ne dorezen e deres per ta ulur poshte. Nuk desha ta terhiqja vemendjen e tij, i mbaja syte gjate gjithe kohes ne fytyren e tij dhe me ta ulur ate perposhte, duke leshuar nje gervime te lehte me pllakat, nxitova te vrapoja jashte. Ndjeva doren e tij qe me kapi nje pjese te vogel te bluzes, por arrita t'ia terhiqja ne kohe dhe te vrapoja me aq sa me hanin kembet. Sipas planit qe kisha bere ne mendje, do te fshihesha diku dhe do te telefonoja policine. Kur pashe ate qe mu sul pas, thuajse i humba shpresat se do te arrija ta realizoja planin tim. 

              Kaperceva me te shpejte semaforin me te kuqe, makinat nisen t'i binin borise dhe kalova me veshtiresi disa burra, qe po ngrinin kutite e medha te bojes. Njerit prej tyre iu rrezua, degjova qe me shau nga pas. Nuk pata kohe t'ia ngrija doren ne shenje ndjese, vazhdova te vrapoja. Hyra mespermes sheshit, per t'iu zhdukur nga syte, duke kaluar keshtu tek tregu i mbyllur. Kur ktheva koken mbrapa, Franko akoma ishte pas meje. S'e kisha idene se edhe per sa gjate duhej te vrapoja, plaga ne mes, kishte nisur te me sembonte sikur te ishte nje bombe qe nga çasti ne çast do te shperthente. Prej diskos aty prane, shperndaheshin dritat blu, verdhe dhe te kuqe -qe suleshin jashte per te terhequr vemendjen e njerezve, qe tani ishin thuajse duke u rralluar -dhe muzika qe duhej te ishte buçitese brenda, ketu jashte vinte me e lehte.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now