'Po' ishte fjala e fundit.

73 15 58
                                    

-"Nuk eshte genjeshter, pra. Mesohesh. Mesohesh te jetosh me dhimbjen, jo se ajo largohet prej teje siç thone te tjeret, por sepse mesohesh ti te bashkejetosh me te. "

           Syte mu hapen dhe fytyra e Niarit u zhduk nga pasqyra e mendjes sime ashtu si edhe hyri brenda saj. Nuk i pashe me syte e tij te zbrazet, ata u larguan. Dhe nuk i pashe me as floket e mi te portokallte e te dredhur, tani ishin kthyer ne floke bionde, te drejte, te cilet i shtrija gjithmone, i lyeja me kujdesin me te madh qe ate adoloshence te shkaterruar, te mallkuar, une ta hidhja pas. Qe mos te me kujtohej asgje prej saj, asgje prej Amares se vjeter. Thjesht, kisha ato momente kur Niari hynte dhunshem ne mendjen time, e hapte ate perde endrrash te bukura dhe e thyente me fjalet e tij te drejta, me shprehine e tij te qete dhe me ata sy te zbrazet, qe me paten rrembyer zemren qe ne heren e pare qe e pashe. Mbylla serish syte per tu qetesuar, fjalet e tij me rrihnin mendjen sikurse ritmet zemren.

-"Faleminderit. Faleminderit qe perdore piken time te dobet per te pare surratin tend te verteten. "

             Arrita te shihja ne pasqyren e asaj mendjeje te mallkuar puthjen e adoloshences se mallkuar, qe pata shkembyer me Olafin dhe ndjeva buzen te me lakohej ne nje buzeqeshje te çuditshme, por te vrenjtur si qielli i atij mengjesi te ri. Kisha gabuar. Kisha gabuar aq shume, e dija, sepse kisha pasur dashurine e nje personi qe besoja se me donte me shume se vetja e tij dhe i pata dhene pershtypjen qe thjesht, e kisha perdorur. Dhe me vinte keq... dhe oh, sa do te deshiroja ta ktheja kohen pas, te vrapoja pas tij dhe ta ndiqja e ta ndiqja vazhdimisht, derisa atletet e tij te trokisnin me token, duart t'i shkepusnin prej motorrit dhe te zhvendoseshin drejt kaskes, derisa ta hiqte dhe t'i shpaloseshin nen qiellin e kalter, ajo tufe e dendur ngjyre çokollate. Dhe do ta puthja... dhe vetem, kete do te beja, qe t'ia tregoja me kete gjest se sa e doja une ate.

-Amara? -degjova deren te trokiste lehte. Zeri i Nikolait me hyri ne vesh.

              Nuk iu pergjigja, rreshqita menjehere krahun rreth syve per te fshire syte e mjegullt nga lotet e padukshem dhe u ngrita. I dhashe nje dore te shpejte mbulesave te shtratit dhe duke terhequr rrobat, nxitova te hyja ne deren e tualetit. Sapo mbylla une deren, degjova tjetren qe u hap dhe zerin e Nikolait qe me thirri serish. Terhoqa lehte çelesin ne anen tjeter dhe ktheva veshtrimin nga xhami i pasqyres. Syte me ishin skuqur ca, vija bast se as uji i rubinetit te çezmes nuk do e fshihte ngjyren e tyre te flakte per te shpalosur ngjyren e rremujshme te syve te mi. Nuk e hapa çezmen e rubinetit, u vesha me te shpejte dhe ne fund, e lashe veten te laja dhembet dhe te perplasja ate me fytyren, ku piklat e ujit te rreshqisnin drejt mjekres, shkujdesshem. I lashe floket leshuar, hapa deren dhe dola jashte.

               Nikolai nuk ishte me ne dhome, dera ishte e hapur, ndaj ma mori mendja opsionin se do te ishte poshte. Dola edhe nga dhoma, duke terhequr me ngadale deren. U ktheva me te shpejte nga kuzhina dhe prane banakut te ushqimeve, e pashe ate me duart e mbeshtetur lehtas ne banak, aty ku nen bluzen ngjyre te verdhe qe kishte mbathur, muskujt i ishin tendosur. E gjeta çuditerisht, serish te menduar. Per nje çast, e harrova se çfare kishte ndodhur dhe vetem kur e pashe serish ate veshtrimin e tij te kthjellet, si te kredhur ne ujerat e oqeanit te trazuar, arrita ta kujtoja se çfare Franko i kishte thene dje. Me detyrohej mua nje shpjegim me shume se Nikos. U afrova me ngadale e pa zhurme drejt tij dhe duke e gjetur pa mendje, rrethova belin e tij dhe mbeshteta lehte koken ne shpinen e tij. Dhe aty... u ndjeva serish e vogel. E vogel dhe e pambrojtur.

-Amara? -Beri te kthehej, por nuk e lejova.

-Mos u kthe. -i mermerita. -Jam mire keshtu.

               Degjova frymen e tij te thelle, frymoi aq thelle sa kraharori perpara i ishte fryre dhe ai duhej ta kishte leshuar, duke bere keshtu t'i dridhej paksa shpina. Aty, ne ate perqafim per se mbrapshti, ku duart e mia nderthureshin me duart e tij, me dukej sikur isha serish vajza, qe i thoja atij te me mos linte asnjehere, vajza qe i thoshte atij t'i blinte edhe nje akullore me teper: nje akullore me çokollate, kur ai ta merrte me biskote ose e anasjellta. Dora e tij nisi te perkedhelte lehte doren time, lart e poshte dhe ne fund, duke u perkulur ca, ndjeva puthjen e bute te buzeve te tij ne duart e mia dhe me pyeti, me nje te qeshur te mbytur:

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now