E kisha pritur.

60 14 58
                                    

       Nuk besoja se do te me dukej shtrati i infiermierise si nje cope derrase ndonjehere ne jeten time. E per nje çast fare te shkurter, me mori malli per shtratin tim te gjumit. Me kujtohej se si ne shkolle, shpresoja gjithmone qe mos te shkeputesha prej tij aq heret, qe mos te me largohej ai jasteku i bute ku mbeshtesja kaçurrelat e portokallte dhe se si ne klase, e mendoja perhere se si do te ishte nje dite shiu, monotone qe e kaperceja ne klasen e ngrohte, nese do te kisha qene ne shtepi, me batanijet deri ne fyt. Ne fund... kush nuk do e donte nje shtrat te tille ne vend te shkolles? Ama, tani nuk e doja sepse nuk deshiroja te shkoja ne shkolle, nuk e deshiroja as sepse isha plagosur dhe dhimbja ishte torturuese, por sepse ne ate dhome, kishte nje ndjenje mbytese. Shume mbytese, qe e rrethonte te gjithe ambientin dhe nuk ishte aspak aroma e ilaçeve, qe ne nje rrethane tjeter te isha, aq shume do e vija ne dukje qe e urreja. 

         Ishte fakti qe Aleksi qendronte prane meje, qe nuk kishte pasur ndermend te njoftonte te pakten, nje infiermiere per plagen dhe ishte fiksuar te ma kuronte vete. Nuk e kisha kundershtuar kur me kishte kerkuar te mbaja bluzen pak me siper, as faktin qe te mos flisja shume sepse lodhesha dhe do te me dhimbte plaga me se tepermi, por dora e tij qe shtrengonte pambukun, i cili shtypte lehtas mbi plagen time, prekja e gishterinjve e tij pafajesisht qe rreshqiste ne stomak, me krijonte nje peshtjellim, qe me bente ta ndieja veten me te nxehte se kurre. Nuk e ndieja dhimbjen, dukej sikur prania e tij prane meje falte nje lloj kure qe nuk e njihja... qe askush nuk e njihte. Nje kure, qe te largonte dhimbjen mbartese. Cepi i bluzes me rreshqiti nga duart per te treten here dhe duke shfryre i bezdisur, ma priti:

-E di çfare? Hiqe fare.

-Me fal? -E dija, madje jam e sigurt qe edhe ai e dinte, qe e kuptova por zgjodha te mos e jepja shume veten. Po nese isha duke e keqkuptuar?

-Kete, po them.

          Dora e tij shtrengoi paksa cepin e bluzes, qe me kishte rreshqitur. Rrotullova veshtrimin ngado vetem per te mos e perplasur me tijin dhe nuk fola. Ngrita cepin e rreshqitur perposhte siper, por nuk zgjodha te beja ate qe tha ai. Ndjeva qe me gozhdoi me sy, sikur te kisha bere ate gabim qe ai nuk do te donte kurre ta beja dhe ne fund, u zgjat drejt meje ne ate menyre qe me beri te shtyhesha pas. Duart e tij e leshuan pambukun, me te cilen po me lyente mbi plage, dhe u zhvendosen ne duart e mia, qe shtrengonin copen e pabindur te bluzes. Dhe ne ato çaste, po e urreja veten qe nuk kisha veshur nje nga ato bluze elastike, me vija. Ndjeva faqet te me digjnin, sikur perpara fytyres te kisha nje sobe te nxehte ose sikur ai dielli i dobet i Londres te ishte shnderruar nga ai djeges.

          M'i leshoi me ngadale dhe m'i zhvendosi ne anen e kundert me shtratin. Me ngadale, ndjeva qe nisi te me ngrinte bluzen. Nuk dita si te reagoja. Nuk dita as si te veproja apo se çfare te thoja. Thjesht, e lashe ate te vepronte per mua sikur te ishte ai hija e trupit tim, komandimi i levizjeve te trupit tim. Kur e ndjeva prane qafes, nuk kisha ç'te beja tjeter perveçse te ngrija krahet dhe ta lejoja te ma hiqte prej trupit. Shpatulla me semboi paksa tek e ula serish poshte. Zemra qe me rrihte fuqishem, aq fort sa me dukej sikur ia degjoja ritmet e zemres deri ne vesh dhe kisha frike se do i degjonte edhe ai. Nuk u largua prej meje, vazhdoi te qendronte aty, me koken pak me pas meje, fryma e tij qe binte mbi qafen time. Nuk bera asnje perpjekje per ta shtytur pas, sikur te doja edhe vete te qendronte ai ashtu e une keshtu siç isha; krahet paksa leshuar pas, deri aty ku duart me zhyteshin poshte jastekut.

-E ke pyetur veten ndonjehere se perse te dua, Amarez? -me pyeti. Ajo pyetje me drodhi me shume se fryma e tij kur ra mbi lekuren e qafes sime. Mohova me koke, fuqite per te thene diçka sikur m'i kishin rrembyer. -Jo? Vertet? 

-Po ti... -ktheva syte nga ai dhe vura re qe edhe ai pati kthyer syte nga mua. Ndjeva nje dritherime me te forte te me rrumbullakoste te gjithe trupin. -E ke pyetur veten ndonjehere perse ta kam kthyer ate dashuri, Aleks... Aleksei? 

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now