Kangjellat e nje fari.

58 14 102
                                    

       Fatmiresisht, kur arrita ne ndertesen ku do te zhvilloheshin xhirimet e filmit, askush nuk me pyeti se kush isha, vetem sepse mund te isha vetem dhe jo me Nikolain. Siç dukej, me njihnin tashme si aktorja qe merrte persiper rolin e protagonistes. Kaperceva me hapa te shpejte oborrin e madh, te mbuluar nga bimet qe lekundeshin lehte nga era e lehte, freskuese qe rrethonte Londren e vetmuar dhe ate shatervanin e zakonshem, qe tani uji i shiut kishte nisur te bashkohej me ujin e tij te paster, duke i dhene nje ngjyre paksa gri e te zymte poshte qiellit te rrenuar ngjyre hiri. Akoma me kujtohej figura e Nikos, e mjegullt nen vurratat, vija e holle e gjakut qe rreshqiste nga cepi i buzes dhe plaga e formuar ne shpine, ngjyra e kuqe ngjitur pas bluzes. Duke fshire syte qe te isha e sigurt se nuk kisha asnje pikez loti ne to, hyra ne korridor.

         Kati i pare ishte bosh, fshikullonte nga nje heshtje e qete, gjysem e erret qe me kujtoi magazinen e vjeter. Ndalova dhe mbylla syte, si te doja te qetesohesha ne nje terr me gjysem drite, ate ngjyre te çuditshme qe syte te falnin tek ti i mbyllje pafajesisht. Kur i çela, arrita te degjoja zerin e tij qe me kerkoi t'ia jepja ato para te mallkuara Frankos, arrita te shihja armen e ketij te fundit drejtuar Nikolait. Perplasa duart ne fytyre dhe ngrita persiper floket, qe si per urretjen time me te madhe, nuk i kisha kapur ne nje bisht a ne ndonje topuz te mundshem. Derisa te shuhet e gjithe jeta ne Toke, vella... E acaruar, perplasa fuqishem grushtin me murin. Doja te bertisja, te qaja dhe te lija çdo ndjenje qe po me mbyste zemren sikur te ishte nje qafe qe terhiqej nga nje litar vetevrasjeje, te me leshonte te gjithen te lire.

           Me ngadale, e lashe veten te merrte fryme thelle dhe nisa te ecja drejt katit te dyte. Akoma nuk kisha ngjitur katin e dyte, kur vemendjen ma terhoqi nje dere e hapur dhe disa shkalle, qe dukej sikur te çonin diku. Ngrysa paksa vetullat dhe zgjodha t'i ndiqja. Pashe njehere nga te dyja anet dhe hyra brenda me vrap, duke mbyllur deren nga pas. Rreshqita doren ne parmakun e shkalleve dhe nisa te ngjitesha. Cdo hap qe hidhja siper shkalleve, me dukej sikur me therriste te nxitoja dhe te mos e mbaja mendjen as tek Franko e mbase, as tek Nikolai. U perpoqa te shihja se edhe sa shkalle me kishin ngelur per tu ngjitur, u perpoqa te shihja se çfare fshihej pas tyre, por asgje nuk dukej. Vazhdova te ngjitesha shkalleve spirale, me ngadale. Duke mbajtur frymen, si te kisha frike se fshihej nje sekret i madh, sikur te kisha zbuluar nje dhome misterioze.

            Kur arrita ne maje, arrita te shihja se ç'ishte. Fari derdhej i gjate, drita e tij e fikur nuk ndriçonte asgje dhe ai vete mposhtej nga erresira e nates. Mu kujtua qe ne nje pjese te librit te Nikolait, ishte nje pjese me farin dhe e kuptova se ç'mund te kerkonte nje far ne Londer. Ndalova prane kangjellave te shkurtra dhe mbeshteta duart ne to. Ajri i fresket londonez me rrahu fytyren sikur dikush te ishte duke u perpjekur te me sillte ne vete. Mbylla syte dhe u perpoqa qe te mos shihja as fytyren e Nikolait e as nenqeshjen e Frankos. Desha ta zhdukja veshtrimin diku tej, aty ku syte te mos me beheshin si dy njolla te zeza nen mengjesin e kesaj dite te re. Qyteti ishte i zhurmshem, ashtu si çdo here, pikat e para te shiut qe nisen te rrezoheshin ne toke nuk paraqiten asgje tjeter perveçse simbolin e zakonshem te kryeqytetit te Anglise. 

-"Nese do i tregosh policise, do ia hedh trute ne ere ketij personi." -Fjalet e Frankos me hyne si nje shigjete e helmatisur nga zemra drejt e ne vesh.

             U afrova edhe me teper kangjellave dhe lashe atletet te me udhehiqnin per tu ngjitur siper tyre. Serish, e pashe fytyren e pikelluar te tim vellai, e pashe armen drejtuar kraharorit te tij, gati per t'iu sulur ne zemer. Po mallkoja veten, po urreja veten qe kisha njohur Frankon, qe nuk e kisha lene me pare kete psikopat te dehur per para dhe po filloja ta kisha bezdi veten, qe nuk kisha mundur te beja as perpjekjen me te vogel per te ndihmuar tim vella... a thua ai person, qe qendronte mbyllur ne nje magazine te erret e te vogel, nuk ishte Nikolai im? Mu duk sikur ndjeva nje peshe te rende ne zemer, ktheva vrullshem koken, por animi i gabuar qe me mori trupi, me beri te humbisja ekuilibrin dhe te rrezohesha ne anen e kundert, aty ku toka ishte gati te me pershendeste me ashpersine e saj.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Место, где живут истории. Откройте их для себя