Hapa ne parkun "Hyde".

53 14 100
                                    

          Nje rreze e holle dielli, mbuloi fytyren time sikur te donte ta shperndante ngrohtesine e tij ne mua. Hapa me ngadale syte, ndieja nje dhimbje ne mes dhe dora me ishte mpire prej qendrimit te njejte gjate nates. Syte mu desh t'i picerroja prej perplasjes me rrezet e diellit. Me te ndryshuar destinacionin e tyre, pashe njerezit qe kalonin perqark, disa prej tyre qe me veshtronin, por kur vune re veshtrimin tim, e ndryshuan menjehere. Ula syte per te pare ku gjendesha dhe e gjeta trupin tim shtrire ne nje prej stolave te parkut "Hyde". Kupa qiellore ishte e kthjellet dhe e paster, pa re te trasha qe i ngjasonin pambukut dhe here-here, deget e pemeve perpiqeshin te me mbronin mua dhe token nga rrezet e diellit, te cilat hidheshin pa meshire pertej tyre. U ngrita me ngadale, kur ndjeva nje dhimbje therese ne mes, qe me beri te mbeshtetesha menjehere pas stolit te drunjte.

           Mu kujtua çfare ndodhi me Frankon dhe me te kujtuar fjalet e tij, u ngrita menjehere. Le te me dhimbte ajo plage e mallkuar, nuk do te qendroja ketu duke pare parkun me te famshem te Londres, nderkohe qe kushedi, im vella duhej te ishte duke perpjekur te bindte ne diçka tjeter nje psikopat si Franko. Fundja, ai kishte qene zgjidhja ime dhe si te qenit zgjedhja ime, une duhej t'i jepja fund. E ndieja zemren te me rrihte fort, s'e kisha idene se si kisha perfunduar ketu, por e vetmja gje qe doja ishte te vrapoja drejt magazines se vjeter dhe te ndaloja çdo gje qe mund te ndodhte. Me duart qe me dridheshin, nxorra celularin per te gjetur numrin e Nikos. E dija, ne nje menyre a nje tjeter, e dija qe s'do te me pergjigjej, por doja thjesht ta provoja. Shtypa ne emrin e tij dhe e vendosa ne vesh.

-Niko... te lutem, hape celularin. -mermerita. E shtrengova me shume pas veshit.

             Asnje pergjigje. Zilja vazhdonte te binte. Ndjeva lotet te me zbrisnin prej syve dhe te arratiseshin faqeve, deri ne fund te mjekres. Prej ngasherimave, frymemarrjes qe me hynte e me dilte me veshtiresi prej loteve, kraharorit qe ulej e ngrihej, plaga ne mes vazhdonte te me therte me shume se me pare. Celularin vazhdoja ta mbaja ne vesh, edhe pse askush nuk pergjigjej dhe ne fund, zgjodha thjesht ta ulja perposhte, duke e rreshqitur me ngadale faqeve dhe duke e mbyllur ate telefonate, qe do te doja te me pergjigjej. Doja apo nuk doja, mendova per me te keqen dhe e ndieja veten ne pamundesi per te bere diçka. Mbeshteta koken pas ne stol dhe mbylla syte. Rrezet e diellit, qe kapercenin deget mbrojtese te pemeve dhe arratiseshin drejt fytyres sime, dukej sikur donin te me falnin mbeshtetjen e tyre te nxehte te mengjesit. 

-Amara? -degjova nje ze te me hynte ne vesh. 

            Hapa syte. Me hapa te ngadalte, duart e kryqezuara ne kraharor, Ami mu afrua me ndrojtje. I leshova nje buzeqeshje te vogel, por qe besoj se doli aq e trishtuar dhe e dhembshur, sepse e beri ate te me afrohej menjehere. Nxitoi hapat drejt meje dhe u ul ne stol. Syte e saj shkuan menjehere drejt gjakut te ngjitur ne bluzen time, pashe se si vetullat iu rrudhosen dhe seç nisi te kerkonte ne xhepin e tutave te shkurtra sportive. Nxorri nje pako te vogel letrash dhe me zgjati me te shpejte nje prej tyre. Tunda lehte koken dhe ia shtyta pas. Nuk me nguti.

-Ku je vrare keshtu, Amara? Mendova se vellai im te mjekoi.

            Me shume se tek ndonje teme tjeter, u kapa tek fakti qe tha "vellai im". Nese ishte dikush qe me kishte mjekuar, kishte qene Aleksei dhe te thoja se mund te ishte gabuar, nuk kisha ndonje arsye per ta besuar, bazuar ne faktin qe deren e infiermerise e hapi ajo vete. Ktheva koken nga ajo dhe rrudha ballin. Me pa e çuditur, siç dukej priste qe ta dija. Ama, Aleksei nuk me pati treguar asnjehere qe kishte nje moter. E dija qe nuk kisha kerkuar ndonjehere ne internet per te, nuk isha interesuar per familjen e tij kur kisha qene nje adoloshente, atehere kur flisja me Lejlen dhe Fondaelen, por s'ma kishte marre mendja ndonjehere qe te kishte pasur nje moter. Perpara se te fliste ajo, kalova menjehere doren pas flokeve dhe thashe:

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now