Dashuri me dhimbje.

58 14 94
                                    

         Zilja e celularit thjesht, ishte ajo telefonate e Uillsonit, qe me kerkoi te mblidhesha ne katin e dyte, ne deren e fundit te korridorit per te nisur xhirimet. Ishin te lodhshme, koka me verdallisej vazhdimisht tek çfare kisha bere me Aleksein, syte me drejtoheshin padashur as vete tek ai. Te them te drejten, pjeset e para tek libri i Nikolait ishin paksa te ngaterruara, me se shumti, ne mendjen time, kur i kisha lexuar, i pata konsideruar te merzitshme. Gjasem, vellai im, ne film, ishte nje djalosh i vogel biond, diku tek tre-kater vjeç. Nuk e kishte ndonje rol shume te rendesishem ne film, por me aq sa doli ne xhirimet e para, ç'ishte e verteta, me lodhi mua dhe shume te tjere, duke qeshur vazhdimisht dhe duke i nderprere xhirimet sa here qe ato shkonin mire. Isha acaruar nga nderprimi i asaj skene me qindra here, mendimet per Nikolain me ishin rikthyer serish, por nuk doja te hapja ndonje debat qe do e bente femijen biond, i cili siç e mora vesh me vone, quhej Brajs, te fillonte te qante. Ndryshe nga ai, gjithe te tjeret nuk e perseriten skenen me shume se vetem dy-tri here.

     Xhirimet perfunduan aty, tek ora 19:20. Mes bisedash te hareshme, buzeqeshjeve dhe temave rreth menyres se si do te zhvillohej filmi, e harrova panikun e meparshem, e harrova Frankon dhe Nikolain. Nja dy telefonatave me numer te panjohur, nuk u ktheva pergjigje dhe mu duk sikur aty gjithçka kaloi aq qete dhe shkelqyeshem, sa per pak mendova se kjo nuk ishte aspak jeta ime, por vetem nje iluzion te cilin po e shkelja me kembe pambarimisht. Ne fund, u pershendeta me te tjeret dhe u largova drejt katit te pare. Teksa zbrisja shkallet, dikush me terhoqi. Vrulli me te cilin tjetri zgjodhi te me terhiqte, beri qe te perplasesha me trupin e tij, qe qendronte i mbeshtetur pas murit.

-Po me shmang tani, Amarez? -Nuk ishte nevoja ta ngrija koken dhe te shikoja kush ishte, sepse mjaftonte zeri i tij qe ta peshperisja nen vete ate emer tijin.

-Thjesht, s'po te ve rendesi. -ia ktheva, duke ngritur koken drejt tij. Mu ngerdhesh.

-Qe do te thote po me shmang. -vazhdoi me te tijen. E dija qe nuk e besonte ate qe thoshte, thjesht kerkonte te harxhonte kohen e tij me mua.

-Te mos te te ve rendesi s'do te thote shmangie. 

       Dora e tij, qe pak me pare ishte ne parakrahun tim, tani rreshqiti drejt flokeve te tij dhe i kaloi per lart. Buzeqeshja ironike nuk i ishte shkeputur ende prej fytyres, çuditesha se si e gjente kohen gjithmone per te perdorur nje buzeqeshje te tille ose per te folur nen hijen e sarkazmes. Kur uli doren poshte, per pak mendova se do te bente diçka, por e futi thjesht ne xhepin e tij te xhinseve dhe zgjodhi te me parakalonte. E ndoqa nga pas, e pabindur qe vertet deshironte te bente kete: largimin. E kaperceva serish dhe ne nje menyre a nje tjeter, e ndjeva edhe vete nga pas, veshtrimin e tij.

          Zbrita poshte dhe dola ne oborr. Brajsi i vogel biond ishte afruar prane dikujt, i cili paksa se me shpine, po me shtonte nje interes per ta veshtruar. Nuk mu desh te kaloja ne anen tjeter per ta vene re, sepse kur u kthye, u perpoqa fort te mos e beja asnje mimike çudie. Olafi besoj se me vuri re, se ndryshoi menjehere destinacionin e syve dhe seç nisi te kerkonte perqark. Mendova t'i afrohesha nje here, por nuk e bera. Qendrova aty ku isha, duke trokitur lehte shtresen e poshtme te atletes me token. Kur prane tij u afrua nje vajze qe e njihja mjaft mire, nuk kisha si te mos e mundja veshtrimin te shkonte tek ata. Si te mos e lejoja trupin tim te afrohej drejt tyre.

-Hej... Ejprill... -Si per dreq, po e gjeja me te veshtire tek ajo per tu pershendetur sesa tek Olafi apo qofte, Aleksei. Ajo ktheu syte nga mua, pastaj u kthye serish nga Olafi dhe rrudhi ballin. -Jam une... Amara.

            Kete here, pas kesaj fjalie, pashe se si shprehia ne fytyren e saj ndryshoi. Nuk eshte se iu hapen syte apo diçka e tille, thjesht la te dukshme ne syte e saj nje zbrazetire, te cilen pak me pare nuk e kishte. Brajsi vazhdonte te tundte doren e te atit, ky i fundit qe ia beri me shenje t'i afrohej nje te moshuari aty prane, qe me aq sa kuptova, duhej te ishte gjyshi i te voglit. Ejprilli s'po bente asnje reagim, as nuk po fliste, thjesht ajo zbrazetira e vazhdueshme ne syte e saj rritej e rritej vazhdimisht sikur te kishte frike se me pas, do te thyhej dhe gjithçka do te mbetej, do te ishte vetem nje erresire tjeter, nje zbrazetire me e thelle se e para. Vazhdova vete me fjalet:

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now