"Ne krahet e dashurise".

51 14 52
                                    

      Xhirimet ishin te lodhshme, nuk me bene te qeshja as fjalet e te tjereve dhe asgje qe ata thoshin, perseritjet e vazhudueshme prej Brajsit me çapkenlleqet e tij nuk me bene te qeshja. Aleksei mungonte dhe kjo gje po me brente shpirtin çdo here e me shume. Mora leje per te dale jashte, per te qetesuar paksa mendimet e mia dhe me lejuan. U ngjita me ngadale drejt farit, duke u treguar e kujdesshme qe te mos bija serish. Dhe teksa e mendoja ate gje, me bente per te qeshur fakti se sa shume kohe kishin kaluar qe prej atehere. Tani, ishte vetme nje pike ne shkretetire ai çast i rrezimit, ku une gjasme nuk e dija qe ai person ishte Aleksei. Dhe e dija qe jeta ime kishte ndryshuar shume, kur e krahasoja me atehere. Kishte ndryshuar dhe per mire apo per keq, oh, kete s'e dija. 

           Isha duke veshtruar perqark, duke u perpjekur te bindja veten serish se do te behej me mire, kur syte mu perplasen me Aleksein dhe nje vajze me floke te erret, te kapur gershet dhe te leshuar pergjate kraharorit, prane qafes. Dora e tij ishte vendosur ne faqen e saj, pashe se si goja i levizi se siç duket, i tha diçka dhe pastaj, u afrua prane saj. Nje puthje qe u dhurua drejt buzeve te saj, beri qe gjithçka te shembej perpara syve te mi dhe te harroja gjithçka, qe deri me pare po merziste per arsyen e asaj qe kishte ndodhur para nje muaji... Trupat e tyre te afruar, puthja qe vazhdonte perpara syve te mi, aty ne distance... dhe ne fund, dora ime qe u shtrengua fort pas kangjellave te farit.

-"Kerkoj te me duash. Mos u fut ne panik. E ke pyetur veten ndonjehere perse te dua kaq shume, Amarez? "

          Cfare kishte ndodhur? Cfare kishte ndodhur qe jeta ime po rrenohej ne te tille menyre? Mendoja se vertet, mua me perndiqte fati i keq. Ne fillim, kishin ndodhur gabimet e mia te adoloshences, qe kishin thyer dashurine e Niarit, qe kishin thyer nje dashuri per te pelqyer dike tjeter... dhe tani, po ndodhte diçka tjeter... gjera te tjera, siç ishin vdekja e atij personi, qe dikur e doja aq shume. Siç ishte vdekja e nje tjeter personi, i cili me fali nje arsye per te jetuar me teper. Dhe pastaj, tani, ishte kjo... tradhtimi i atij, qe une mendoja se me donte... se me donte vertet. Jo... e dija... e shihja qe nuk mund ta perballoja dot. Dreqin, edhe une njeri isha. Edhe une ndjenja kisha. Dhe nuk mundesha... nuk mundesha te perballoja gjithçka, sikur te mos e kisha nje zemer.

           E lashe doren te me shkeputej prej kangjellave te farit, nuk e ktheva me koken pas per t'i pare ata te dy dhe zbrita poshte. Me ngadale, shikimin e mjegulluar prej loteve dhe me qindra mendime ne koke. Vrisja mendjen se nese gjithçka kishte rrjedhur keshtu, kaq gabimisht, me ç'arsye isha une duke jetuar serish? Se per ke po jetoja? Nikolai thoshte gjithmone "jeto per veten", por ai s'e beri kurre... s'e beri kurre kete: te jetonte per veten. Nese do e bente, do ma tregonte me gjestin e vertete dhe jo me gjestin heroik, qe ndermori. As une s'kisha si te jetoja per veten... sepse eshte shume e veshtire te jesh egoist...

-Amara, sa do te te therrisja. -Sapo zbrita poshte, mu afrua Ami. -Eja, eshte rradha jote... ej... je mire?

-Po. -u ktheva nga ajo, i buzeqesha. -Do te vij menjehere... vetem prit pak, sa te shkoj ne tualet.

             Tundi lehte koken dhe nuk me ktheu pergjigje. E parakalova me hapa te nxituar dhe u largova drejt tualetit. Hapa deren dhe hyra brenda, duke e mbyllur nga pas. Mbeshteta duart ne borduren e lavamanit, hapa çezmen dhe e perplasa nje grusht uji ne fytyre. Piklat e tij nisen te rrezoheshin me ngadale nga hunda e nga mjekra deri poshte. Rimeli i zi rreshqiti poshte. Vazhdova te perplasja vazhdimisht grushte uji surratit. Doja te zhdukja dhimbjen, qe po me gervishte, doja te zhdukja çdo emocion, te mos behesha nje qelq i thyer per syte e te tjereve, por nje metal i hekurt, qe nen rrezet e diellit te veres eshte aq i nxehte sa te pervelon doren. Ama, e dija qe nuk mundesha.

             Mbylla çezmen, mora disa copa letre per te fshire rimelin e ngecur faqeve dhe dola jashte. Nisa te zbrisja poshte me ngadale dhe rrethova krahet me duar. Te tjeret ishin duke me pritur, ishin duke folur por ishin duke me pritur. Ishte pjesa e preferuar e Nikolait; ai nuk e lavderonte gjithmone shkrimin e tij, por nese e kishte bere ndonjehere, kishte vetem tek kjo pjese. Dhe nuk mund ta lija te shkonte dem. Ndjeva veshtrimin e Amit nga pas, te me shikonte me ngadale sikur te donte te dinte nese isha vertet mire dhe mundova veten t'i buzeqeshja. Teo, regjisori, mu afrua me hapa te shpejte dhe me hodhi nje pyetje te shpejte fluturimthi:

-Pse nuk je lyer, Amara? Keshtu do te dalesh?

-Nikolai gjithmone besonte, se nje femer nuk e ka bukurine tek tualeti i fytyres, por tek zemra dhe shpirti i lare ne diamant. Nuk dua t'ia prish ate figure, Teo. -E verteta ishte se thjesht, nuk doja te isha me e bukur... e bukur, ne kuptimin per t'i bere pershtypje Alekseit, si dikur. Doja te isha thjesht, Amara.

              Nuk me ktheu pergjigje, me rrahu lehte shpatullat dhe ma beri me shenje te vazhdoja perpara. E dija shume mire... e dija shume mire te gjithe... te gjithe skenen. Dhe e dija qe pas disa hapash, do te perballesha me te, me Aleksein. Dhe shpresoja vetem qe te mos e prishja... te mos e prishja ne lot dhe te mos e prishja skenen me te preferuar te tim vellai. Kur regjisori ma beri me shenje te filloja, lashe hapat e mi te shtypnin parketin e korridorit, duke u drejtuar per jashte, ne kopsht... per te pare qiellin e Londres, per te buzeqeshur fallco nen rrezet e diellit... dhe per t'i treguar Alekseit, zemren time te vertete te thyer. Hapa deren me ngadale, kamera qe vazhdonte te me perndiqte ne menyre te bezdisshme. Rrezet e diellit hyne ne korridorin e gjysemhijes me hijeshine e tyre. Dhe siç e kisha imagjinuar, Aleksei ishte aty. Sikur asgje te mos kishte ndodhur. 

                  Ashtu siç ishte pjesa, vrapova jashte me atletet qe me shtypnin barin dhe me flladin qe me rrihte fytyren. Ndjeva nga pas, vrapin e lehte te Alekseit. Dhe shpresova vetem, qe te mos e prishte... qe asnjeri prej ne te dyve te mos e prishte pjesen e preferuar te tim vellai. Ndalova. Dhe ai e beri pas meje. Kur u ktheva, ne syte e tij nuk gjeta dhimbje, as zhgenjim, as pendese e trishtim. Gjeta ate ç'ka me kishte munguar gjate gjithe jetes: dashurine. Dashurine e dikujt, qe ne fillim eshte i panjohuri i jetes dhe ne fund, behet personi qe mendojme se e njohim me shume se veten. Jeta eshte qesharake, heh? Eshte per te qeshur fakti qe sheh ne syte e dikujt, gjithe boten. Sheh se kush je ti ne te vertete, sikur pasqyrimin e shpirtit tend ta percaktonin syte e tij. Dhe ne fund... oh, sa qesharak eshte fakti te mendosh se e do. Se vazhdon ta dashurosh edhe pasi ke marre prej tij fjalet me te renda. Se vazhdon te shpresosh t'i ndjesh buzet e tij mbi buzet e tua, edhe pasi gjithçka ai ta ka rrenuar. Se vazhdon te presesh një tjeter fjale prej tij, edhe pasi ta ka shkermoqur zemren me keq se nje xham qelqi. Dhe... dhe akoma e dashuroj. E dua. Dua buzet e tij te me puthin vetem mua. Dua syte e tij te perndjekin vetem trupin tim. Dhe dua... madje, dua kaq shume te jemi serish ne... ne, burimi i forces se dashurise se vertete.

-Te dua. -peshperiti. Por, u degjua. Edhe peshperima e tij me e vogel degjohej nga veshet e mi; zeri i tij si jehone e maleve. -Te dua, se ne i dhame krahe edhe dashurise.

      U afrova prane tij dhe iu hodha ne qafe. E shtrengova fort, duke mbyllur syte per te ndjere aromen e parfumit te tij te rreshqiste ne flegrat e hundes. Dhe nuk i hapa syte, vazhdova te qendroja ashtu, duke vrare mendjen se çfare fshihej vertet pas asaj fjale, pas kesaj pjese filmi. E kur hapa syte, ngrita koken drejt qiellit. Dhe pyeta veten "edhe sa"... edhe sa do te me genjente ai? Edhe sa valle, kishte ndermend te me genjente keshtu, te me tradhtonte ne te tille menyre te qelbur? Sepse i kisha besuar... i kisha besuar, ashtu si ai mua... dhe tani, po me vriste mendjen qe dashuria jone nuk ishte e vertete. Dhe me vinte keq. Me vinte shume keq... per gjithçka.

-Mjafton, mjafton. -Pjesa u nderpre prej zerit te Teos.

          Degjova disa te duartrokisnin, duke qeshur. U shkeputa me ngadale prej Alekseit dhe pashe serish ne syte e tij. Nuk me buzeqeshi, ashtu siç do te shpresoja une te bente. Zhvendosi veshtrimin diku tjeter, i buzeqeshi regjisorit dhe beri nje shenje, si per te thene "lere fare". Vrisja mendjen tashme, se çfare do te linte? Dashurine, apo jo? Romancen tone? Dhe njeheresh, po shikoja se si ndonjehere, e doja dhe heren tjeter, e urreja. Por, nuk ishte nje dashuri urretjeje ashtu si ato te filmave, ishin ndjenjat e pasigurise... e çfare kishte me keq se keto ndjenja?







E di, e di qe edhe kjo ishte e shkurter, por nuk kisha çfare te shtoja tjeter. Pjesen me te bukur do ia fal pjeses se fundit, qe domethene eshte pasardhesja. 😅


Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now