Mes perjetesise e ekzistences.

130 14 153
                                    

Ajo kenga e fillimit me ka bere te shkruaj me kaq deshire kete kapitullin e fundit dhe besoj se do t'ju shijonte nese e degjonit, teksa e lexonit. 😭❤️

        Kryeqyteti famoz i Anglise ngjasonte si nje pike destinacioni per turistet, kur e shihje vetem nga njera ane. Kur e shihje vetem nga qielli dhe kur e shihje vetem nga toka. Ngjasonte sikur ishte edhe nje qytet, qe mbarte nje mot te vrenjtur me shi te fresket, te njelmet dhe nga ana tjeter, shihje qytetin qe mbarte, here pas here diellin pervelues, qe i bente njerezit te çorientuar nga temperaturat e motit. Nese do te ishte nje mbiemer te percaktonte Londren apo mbase, gjithe Angline, do te ishte "e paqendrueshme". Temperaturat e kesaj nate, gjithsesi, kishin dale te uleta. Xhirimet do te nisnin serish me vone, te gjithe po mbanim nje çast te vogel per te qendruar vetem, duke vrare mendjen se si do te ishte jeta jone, pas publikimit te filmit. Ne fakt, une s'eshte se po mendoja ate. Jeta ime nuk kishte ndryshuar as pas publikimit te filmit "Edhe yjet dashurohen me ty"... por nese kishte ndryshuar -nese -atehere, ishte per keq. 

          Kisha zhytur koken pas krahut, duke lene nje hapesire boshe mes krahut tim dhe barit te gjelbert. Ia kisha ngulur syte qiellit te nates, aty ku yjet feksnin si ato llambat e vogla te filmave romantike te Netfliksit. Doja te afroja doren drejt tyre, t'i terhiqja poshte dhe te komunikoja me to per te gjetur ne fund, Nikolain. Per te folur me te, per ta pyetur se cila do te ishte menyra me e mire... dhe akoma, qeshja. Qeshja me veten, kur mendoja se dikur, kisha zgjedhur te ndaloja topin ne kembet e mia, ne fushen time dhe ai kishte ardhur, si nje engjell i zbritur nga qielli, ma kishte marre ate top, por jo per ta çuar ne kembet e tij, per te ma dhene ne dore dhe per te me thene qe te luaja edhe nje here tjeter per te... sepse sipas tij, keshtu ishte si funksiononte jeta. E si gjithmone, ai kishte pasur te drejte. Sepse ishte Nikolai... dhe Nikolai asnjehere, nuk kishte gabuar.

         Ami u shtri me ngadale prane meje, ne barin e gjelbert te oborrit, aty ku statuja kishte ndaluar se rrotulluari ate ujin e zakonshem te kristalte. Ia nguli syte qiellit ashtu si mua, por nuk po fliste. Shkulte disa fije bari dhe i rrotullonte nder gishta, si te kishte frike te thoshte diçka, sepse zeri i saj mbase, do te me vriste mua bashke me ate... dhe bashke me ne, edhe heshtjen e qete, heshtjen e shurdhet dhe qorre. Flladi i lehte i mbremjes londoneze, ledhatonte fytyren time dhe mbase, po perpiqej te me ngushellonte ne nje menyre te padukshme. Shtrengova cepin e fundit te bluzes dhe mbylla paksa syte pergjysme, sa per t'u qetesuar paksa nga dhimbjet e zemres, qe me kishin shtrenguar si me zinxhire gjate gjithe ketij nje muaji.

-Ai ishte nje engjell, apo jo? -tha, me ne fund.

-Eshte akoma. -buzeqesha lehte. E dija. E besoja kaq shume faktin qe ekzistonin engjejt. Mbase, dikur kisha nje çast pasigurie qe me bente te mos e besoja, por kur e humb dike, do me patjeter ta besosh faktin qe engjejt ekzistojne.

-E di qe eshte. -Edhe ajo buzeqeshi. -Dhe me vjen keq... qe nga te gjithe, me zgjodhi mua... meritonte me shume... meritonte dike me te mire se mua. E pranoj... e pranoj qe e lendova dhe... dhe te me shpetonte mua, me ben te ndihem, nuk e di... me vjen keq.

           Nuk i ktheva pergjigje. Do te doja t'i thoja serish se nuk kishte problem, se mbase ky fakt do e ngushellonte, por goja nuk me bindej... sepse ne te vertete, kishte nje problem kaq te madh fakti qe e kishte refuzuar. Do te kishte qene ndryshe, diçka me thoshte se do te kishte qene ndryshe, nese nuk do e kishte mohuar dashurine e tij... ama, nuk kishte ndodhur ashtu. Kishte ndryshuar kaq shume... ai mohim nga ana e saj kishte ndryshuar kaq shume gjera. Tunda lehte koken per t'i hequr ato mendime, sepse fundja, Ami nuk mund te dashuronte Nikolain, duke qene e lidhur. Me bente egoiste fakti qe uroja ate te lidhej me te, kur ishte e lidhur me dike tjeter. Jo... e çmoja Amin per kete gje. Per faktin, qe e refuzoi, sepse nese nuk do e bente, Nikolai serish i derrmuar do te ishte. I derrmuar nga dashuria, ashtu siç isha une tani per Aleksein.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now