Ne kafaz apo ne qiell?

89 15 62
                                    

      Mbertheva rripin e sigurimit. Koken e mbeshteta pas, ngjitur me sediljen. Syte i ktheva nga xhami i dritares. Nikolai zhyti çelesin ne zgaver dhe makina u anua paksa pas e me pas, doli prej parkimit, pa u ankuar nen peshen e trupave tane. Vellai nuk me foli, ndezi radion e muzikes dhe mbeshteti te dyja duart me timonin, duke e rrotulluar ate sipas kthesave te rrugeve. Psheretiva lehte dhe ndjeva ballin te me mbeshtetej ne xham. I wanna be somebody. Zeri i muzikes me trokiti ne vesh dhe e mermerita nen ze. Dikur, kisha dashur te isha dikush dhe nuk isha bere. Nuk mund te shpresoja per nje enderr, qe dikur nuk ishte realizuar. Do te me vinte per te qeshur nese do te thoja se perderisa me kishin pranuar ne ate film te vjedhur "Edhe yjet dashurohen me ty", do te kisha qene e zonja. Skellçi mbase, me kishte zgjedhur per tu hakmarre ndaj tim eti, per t'ia treguar vjedhjen nepermjet meje. Dhe tani, thuajse me vinte qeshja. Kush ishte babi im? Burri, qe me kishte lene me mamin, burri qe tani kishte kater femije dhe nje bionde te mallkuar, qe gjasme i kishte marre zemren. Heshtja qe kishte pllakosur ne makine, per here te pare, mu duk e frikshme.

-Çfare po mendon? -me zgjoi nga mendimet e nga frika e heshtjes, Nikolai. Timonin tani, po e kontrollonte me veç nje dore.

-Niko, -mora fryme thelle, -nuk jam e sigurt nese do te mundem ta bej kete.

-Per ate Zot, Amara. -Ai qeshi lehte me ate te qeshuren e tij te zakonshme, ashtu te hijshme. -Duket sikur do te besh nje hedhje te rrezikshme e une po te marr me zor.

    Qesha lehte, por e bera si me zor, qe shakaja e tij, te pakten, te mos hidhej ne kosh. Ndjeva syte e Nikolait te ktheheshin nga mua, beri kthesen e pare me makine, duke dale keshtu buze rruge. Makinat qe ishin pas tij, disa duke menduar se ishte duke ecur shume ngadale, e parakaluan. Ai zbertheu rripin, hapi deren dhe doli. Nuk leviza vendit. Kenga e radios vazhdonte te me hynte ne vesh dhe dukej sikur po me therriste te beja diçka, perveçse te qendroja si nje vajze e vetmuar. -nuk ndihesha rehat ta quaja veten grua, mosha rreth te njezetes s'me bente vertet te tille. Dera e anes sime u hap, s'e ngrita veshtrimin se e dija qe ishte Nikolai. E vertetova madje, kur u perkul prane meje dhe dora e tij u mbeshtet ne kupen e gjurit tim, e zhveshur prej xhinseve te shkurtra ngjyre zjarri qe kisha veshur:

-Amara, ti e ke pelqyer gjithmone aktrimin. -hodhi njehere syte perqark, sikur te ishte duke ardhur nje njeri. -Dhe une... kam pasur gjithnje besim tek ty. Prandaj, -mori fryme thelle e pasoi nje cope heshtjeje. -Te lutem, provoje veten vertet kete here.

-E di, por... -Nuk dija nje arsye per "por". Kisha deshire, e dija. Thjesht, kisha frike se do te ndodhte si dikur. Momente dobesie. -Nuk e di... dua te them, une... As nuk e kam idene ne bej si aktore.

-Provoje veten, pra. -u ngrit me kembe e hapi paksa krahet. -Cfare eshte nje enderr pa e provuar?

    Nuk i ktheva pergjigje. E dija qe Nikolai nuk ishte duke me ngutur qe te merrja pjese ne ate liber tijin, ai ishte thjesht duke me kerkuar qe te pranoja nje mundesi te dyte per endrren time, ama isha rritur me ate mendimin qe nese merr nje mundesi te dyte, eshte sepse ke humbur te parin. E une nuk doja kete: te pranoja veten si nje humbese, kur mund te kisha fituar veç heren e pare. Nuk ishte rreth fitores e humbjes, ne fakt ishte gjeja e fundit qe po mendoja, ishte rreth te qenit ne panik se do te humbisja shansin edhe nje here te dytin. Ndonjehere, krahasoja veten me Nikolain dhe me vinte per te qeshur kur shihja qe dikur, pesimisti kishte qene ai -mospranimi per te derguar librat ne qendrat me te njohura te redaksive -dhe sot isha une, ku pikerisht ky pesimist i shkuar po me thoshte te provoja veten ne filmin e librit te tij.

-Nese e mbyll nje zog ne kafaz, -vazhdoi, -ai s'do te mundet te fluturoje. Nese e liron, ai do te vazhdoje te fluturoje aq lart sa te mundet me shpresen se do te kape qiellin. Keshtu jane edhe endrrat, moterza ime. -me buzeqeshi. Dhe oh, si i shndriste atij fytyra pas nje buzeqeshjeje aq te çelet si petalet e nje luleje pranverore. -Jane nje zog, qe e zgjedh ti se ku do e lesh: ne kafaz apo ne qiell.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum