Ne pamje te pare, thjesht nje magazine.

55 14 75
                                    

         Kur drita binte ne erresire, dukej sikur njerezit merrnin zemer. Dhe kur dritat e poçeve elektrike japin ndriçim me te madh se ajo e henes, duket sikur qyteti merr nje shpirt te ri dashamires dhe jo nje hakmarres. E kur drita e nje llambe vajguri apo qofte, e nje elektriku celulari shkelqen ne dhomen e vogel ku ti ben gjumin e nates, duket sikur gjumi te vjen me shpejt. Ama, kur erresira mbetet ne erresire, terri zhytet ne terr, eshte ndryshe. Zemra te dridhet nga frika. Trupi te krijon mornica dhe syte halucinacione. Themi se nata eshte me e bukur se dita, ne gjithmone e themi kete, mbase bazohemi tek fakti qe ka yjet e qiellit apo faktit qe ka nje hene, qe merr driten e diellit. Ama, thelle-thelle, nese dritat e poçeve elektrike do te fikeshin dhe ne do te mbeteshim ne terr, do te shihnim ate qe ishte vertet, nata. Te bukuren e saj. Bazohemi tek ajo qe fal qyteti dhe jo tek ajo qe fal nata me erresiren e saj. 

          Ndjeva dy duar te me mberthenin belin nga pas, disa minuta pas largimit te Olafit. Zemra nisi te me rrihte fuqishem, me dukej sikur ia degjoja ritmet e shpejtuara deri ne vesh. Ula me ngadale syte drejt duarve, qe me kishin rrethuar dhe me te pare byzylykun e floririt qe i tundej ne parakrah, me te veshtruarit germen F, e kuptova se kush ishte. Serish, nuk thashe asgje. Thjesht, vazhdova t'i mbaja syte drejt si te doja ta zhdukja ate frike qe me pati mberthyer qe ne çastet e para. Dhe per nje fragment sekondash, e ndjeva... e ndjeva qe Franko do e kishte nje lidhje me Nikolain. Mbylla syte per pak çaste sa te qetesohesha dhe me ngadale, ndjeva qe ai me ktheu nga vetja. Syte e mi u perplasen me syte e tij te kthjellet, por qe fshihnin ate ligesi, ate ego te cenueshme, te cilen syte e mi te verbet, kurre s'e paten pare. 

-Ku eshte Niko...

-Mos thuaj asgje, Amara. Thjesht, eja. -me ndaloi fjalen, me ngadale, i largoi duart prej belit tim dhe me kapi prej parakrahut.

           Nuk i thashe asgje per nje çast, sepse pashe nje turme turistesh, qe udhehiqnin nga dikush me flamurin e ngritur ne dore, te ecte ne drejtimin tone dhe nuk desha te hapja ndonje skene te pakenaqshme. Ama, dora me dridhej per t'ia hequr Frankos me nje shpulle turinjve dhe per ta mberthyer nga bluza e per ta tundur aq fort, sa te me kthente nje pergjigje se çfare i kishte bere Nikolait. Diçka me gerryente brenda vetes, doja ta zhdukja tej dhe ta perplasja pas asaj makine tijen, ku po me çonte, te bertisja se kisha dike qe nuk e kisha idene se ku do te me çonte, qe ata turiste te me shpetonin, por nuk e bera. Thjesht, vazhdova te ecja prane tij duke bere disa perpjekje te deshperuara e te fshehta, per te shkeputur parakrahun tim prej dores se tij. 

       Hapi deren e makines dhe me shtyti lehte nga kurrizi qe te hyja brenda. Iu hakerreva shtytjes se tij me nje shikim te mprehte, qe nenkuptonte te mos me prekte. Ai mbylli deren dhe hyri nga ana tjeter. Nuk i thashe asgje per nje çast, nisa te veshtroja drejt xhamit qendror, me bisht te syrit pashe se si rrotulloi çelesin, rrotulloi timonin dhe hyri ne rruge. Nuk po flisja per nje çast te shkurter, pastaj duke mbyllur xhamin e dritares qe ishte i hapur deri ne fund, u ktheva menjehere nga ai dhe e pyeta:

-Ku eshte Nikolai?

-Nikolai? Per ke Nikolai po flet? -Nga nenqeshja e formuar ne fytyren e tij, e kuptova qe po tallej.

-Mos me bej per naive, Frank. -ia ktheva edhe une me nje nenqeshje stampuar. -Nese ke ndermend te vazhdosh me keto fjale idiote, vazhdo por une s'kam ndermend te te degjoj. Por nese me more per te me thene diçka, atehere thuaje dhe mos fillo t'i biesh verdalle.

-S'ka gje, Amara. -Dora e tij pershkroi pjesen e marshit, kaloi ne sediljen time dhe qendroi ne kemben time. Nuk bera asnje reagim per t'i shpetuar gjestit te tij, thjesht i ngula syte ne xhamin e dritares, duke i pare vijat e rruges qe rreshqisnin lehte, njera pas tjetres.

           Nuk levizi me tej, thjesht e terhoqi doren pas dhe e vendosi ne timon, duke e nxjerre krahun tjeter ne dritaren e hapur. Nuk po e pyesja se ku do te shkonim, shpresoja se do e thoshte vete. Me aq sa e njihja Frankon, ose besoja une se e njihja, do e thoshte vete se ku do te shkonim. C'ishte e verteta, nje ndjenje perbrenda me thoshte se ai e dinte mjaft mire se ku ishte Nikolai. Nga ana tjeter, po shpresoja vetem qe te mos bente asgje te çmendur. Nje here me pati thene se per dashurine, do te behej i çmendur. Nuk eshte se e kisha besuar, por tani, po filloja te dridhesha nen mendimin se vertet, do te ishte aq i verbuar nga ky fakt. Vetem se po gabohesha me diçka... mund te ishte i çmendur, por jo per dashurine.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now