Dy kthesa pas rruges "Dock".

60 15 130
                                    

           Kishin kaluar dy jave. Me friken apo jo, me shqetesimin qe shihja vazhdimisht ne fytyren e Nikolait, dukej sikur pak nga pak, te dyja po niseshin te fashiteshin. Me Aleksein, isha afruar me shume, madje mund te shihja nje te ardhme te plote me te perpara. Ndonjehere, kur e shihja prej se largu, ne nje distance qe nuk doja ta thyeja prej mendimeve ne koken time, ndalesha dhe mendoja se sa shume aventura me prisnin me te. Imagjinoja se si do te ndriçonte me shume se yjet e qiellit te nates duart tona te bashkuara ne turmen e turisteve te Londres. Imagjinoja se si puthjet tona -nese nje dite do te kishte çmime per to -do te ishin me te bukurat nga e gjithe bota. Se perqafimet tona do te ishin vulosja me e bukur e shembullit te perkryer te dashurise. Se romanca jone do te ishte me e bukur se ajo e filmave, qe tani ishin bere te gjitha klishe. Imagjinoja nje jete te tere me Aleksein, nje jete qe as vdekja s'do na e rrezonte. 

               Xhirimet kishin shkuar shume me perpara, isha miqesuar thuajse me te gjithe aktoret, qeshnim dhe benim shaka kur nje pjese shkonte keq dhe ndonjehere, e vazhdonim ate edhe kur ndodhte diçka e gabuar. Tek Ami dhe tek Nikolai, shihja nje afrim te çuditshem, qe nuk po dija si ta percaktoja. Ajo kishte lene tek im vella nje shenje, qe ia kishte fashitur te gjitha frikerat e se shkuares, qe e kishte bere te ndihej me mire, qe e kishte bere te harronte shqetesimet e temes se Frankos. Dhe me pelqenin. Me pelqente edhe mua vete t'i percaktoja te ishin bashke. Nuk e kisha folur ndonjehere me Aleksein temen e atyre te dyve, nuk isha e sigurt se ç'marredhenie kishte ai me Nikon ose qofte, me te motren persa i perkiste lidhjeve.

               Nata e se merkures ishte e vrenjtur, disa minuta me pare, kishin rene disa pika shiu, qe kishin ftohur ajrin. Isha shtrire prane Alekseit, me koken e mbeshtetur ne kraharorin e tij dhe duke veshtruar tavanin. Ndonjehere, me dukej sikur gjithçka doja nga ai ishte te me bente te harroja ato qe ndodhnin dhe ndonjehere, thjesht mendoja se kisha harruar ta dashuroja nje dite e me teper. Ama, e ndieja. Kur qendroja ashtu, me duart tona te bashkuara nen çarçafet e shtratit, e dija qe e doja shume. Dhe e dija qe edhe me donte. Nikolai dhe Ami akoma nuk kishin ardhur, pyesja veten se ku kishin mbetur: moti jashte, qielli i erret me re te zeza, te medha, nuk premtonte ndonje gje te mire. U ngrita me ngadale dhe duke terhequr bluzen, thashe:

-Po dal jashte. Duhet ta gjej se ku ka mbetur Nikolai. 

-Per çfare shqetesohesh per te? -me veshtroi i habitur, duke hapur krahet ne shtrat, si te donte te me ftonte serish prane tij. -Do te vije. 

-Ta kam thene perse shqetesohem, Aleksei.

            Ai shfryu, por nuk me ktheu pergjigje. Shpresoja te vinte me mua, te shkonim bashke per te gjetur ata te dy, por nuk levizi vendit. Per me teper, mbylli syte dhe me lejoi te largohesha. Mbylla e acaruar deren, ndonjehere me bezdiste mendimi qe Aleksei nuk me pyeste gjithmone se ku shkoja apo se ku ishin te tjeret. Doja apo nuk doja, me dukej sikur kishte ndryshuar gjithçka rreth nesh ose me dukej mua sikur kishte ndryshuar. Mbase romanca e Alekseit dhe imja, nuk kishte ate qe kisha kerkuar. E me vinte inat me veten qe kisha te tilla mendime si tani. U perpoqa mos t'u kushtoja rendesi, hapa deren dhe dola jashte e nxituar dhe pak e nevrikosur.

             Frynte pak ere dhe bluza me menge te shkurtra qe kisha veshur, me kishte tradhtuar. Nuk kisha ndermend te kthehesha ne shtepi per te mbathur xhaketen dhe prandaj, vazhdova te ecja drejt, sikur te mos te me dridhej trupi aspak prej ajrit te ftohte te mbremjes. Nuk e dija ne e kisha nje destinacion ku po levizja, por bera nje gjysem rrotullimi perqark blloqeve aty perqark dhe arrita ta gjeja Nikolain pas nje kthese, mbeshtetur pas murit bashke me Amin. Ishin duke veshtruar qiellin, sikur te kishin aty nje pergjigje te pyetjeve te tyre memece, ose mbase qe veshet e mi te shurdhet nuk e kuptonin heshtjen e tyre. U afrova me ngadale, duke ndaluar ne fleten e murit perpara ktheses.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum