Nuk je e mire. Je e mrekullueshme.

76 15 73
                                    

-Pyes veten nese e ke natyrale kete ngjyre. -Dora e tij pershkroi floket e mi.

-Cfare do perfitoje ti me pergjigjen time? -i qesha.

-Asgje. -hodhi edhe disa hapa te tjere drejt meje. -Jo çdo gje merr perfitim nga mua. Ma sjellin vete, une thjesht kam durim.

         Stampova nje nenqeshje pa ditur ç'ti thoja dhe i ktheva shpinen, per te shpetuar nga veshtrimi i tij i thelle, aq i qelqte qe dukej sikur parashikonte stuhine e fuqishme pas nje dielli te vertete. Mu kujtua serish Franko, fjalet qe tha ai per Nikolain e ne fund, serish mu kujtua vellai qe duartrokiti per dike tjeter e jo per mua. Psheretiva lehte, per t'i mundur ato ndjenja pasigurie dhe ktheva syte nga qielli. Per nje çast te shkurter, e harrova ekzistencen e djalit pas meje, prania e tij sikur u fashit nga nje mjegull e dendur... dhe te them te drejten, do te doja qe ai çast fshirjeje me gome te kishte zgjatur me shume e te mos rishkruhej.

-Aleks. -foli papritur. Dora e tij u zgjat drejt meje.

          U ktheva nga ai. Per nje çast, ai emer per mua mori nje "e" dhe nje "i". Mori formen e djalit, te cilin e kisha nje pelqim femijenor dhe me pas, nga ai nje pelqim mu duk, ose besoj, se u kthye ne nje dashuri te pakuptimte. Mori ate buzeqeshjen tallese te Alekseit, zerin e tij me sarkazem shtruar. Tunda lehte koken dhe tashme, pamja e Alekseit te imagjinates sime u shua per tu ndezur me figuren e panjohur ende per mua, te Aleksit. Nje buzeqeshje goxha fallco e stampova ne fytyre dhe duke zgjatur me ngadale doren drejt tij dhe paksa me pasiguri, iu prenzatova duke i shtrenguar doren mbrapsht:

-Amara.

-Ma mori mendja. -S'e di si duhej ta merrja ate qe ai tha, por vazhdova ta mbaja ate buzeqeshjen fallco ne fytyre. -Ne rregull. Hiqe doren tani.

           Ula syte drejt duarve tona te bashkuara ende dhe u perpoqa ta terhiqja pas, por forca e tij s'me lejonte. Rrudha ballin dhe tashme, kur ngrita veshtrimin drejt tij, mbante stampuar ate buzeqeshjen e fillimit: ironiken, te mbuluar me nje tis misteri, qe nuk e dija nga vinte. U perpoqa edhe njehere ta shtyja doren pas dhe ta shkepusja prej te tijes, por kete here u duk sikur ushtroi me shume force se me pare dhe nuk me mbeti gje tjeter, veçse te prisja aty me nje buzeqeshje akoma edhe me fallco ne fytyre. Nuk doja t'i lija ate pershtypjen se isha une ajo qe po mbante ne dore, doren e tij.

-Akoma ti? -Aleksi buzeqeshi, teksa pyeste ashtu duke luajtur ethshem me zjarrin.

-Kujdes kur luan me zjarrin, -i buzeqesha edhe une, teksa i ktheja pergjigjet e para qe me vinin ne mendje. -Ne fund, edhe akulli do te shkrihet.

               Syte e tij sikur i pershkroi nje drite e pashpjegueshme, por qe kur rrezja e diellit iu leshua mbi fytyre, ajo drite iu bashkua me te rene dhe i humbi. U shfaqen ne te dy sy te zbrazet, te cilet nuk munda edhe pse u perpoqa, t'i injoroja. Sepse vrapi behet problemet. Dhe ti nuk je problem. Je nje gabim. Mu kujtuan ata dy sy te zbrazet, qe tek tha keto fjali, moren nje shkendije flake ne fytyre... nje shkendije, sikur shandani i drites qe mbaja ne dore, papritur te ishte arratisur ne toke dhe ta kishte çelur ate mes flakeve. Jo, Amara. Vazhdo. Vazhdo, sepse mbase ti nuk e meriton dashurine, sepse e pashe sot sa vlej une per ty. Dhe pashe, oh, e pashe qe ç'ke me te veten perballe Niarit, e pashe fytyren e tij me shume te vuajtur se te inatosur... dhe oh, ia pashe ato sy te kthjellet, te humbur dhe te vdekur... ashtu si ishte shpirti i tij, jeta e tij prej kohesh. Une vetem sa ia shtremberova me shume.

                 Nuk e di si munda, por me doren e lire i dhashe atij nje te shtyre dhe ai qe siç dukej nuk e kishte pritur, u shtyt pas dhe dora mu lirua. Ndjeva syte te me mbusheshin me lot. Nuk doja te qaja perpara syve te tij, i lashe kembet te me perplaseshin fuqishem me barin e fresket te kopshtit dhe vrapova brenda. Fytyra e Niarit dukej sikur me perndiqte nga pas, ndihesha sikur ai me kishte gjetur dhe tani, kerkonte te me merrte nje arsye se perse e kisha lenduar. Mendja mu bllokua nga figura e Olafit, nga ajo e Ejprillit, e Alekseit dhe serish, e Niarit. Me dukej sikur dyshemeja ku shtypja ishte e mbuluar nga hapat e tij, dukesha sikur muret me therrisnin emrin e tij dhe me dukej sikur ne vesh, me oshtinin vetem fjalet e tij.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now