Djali me kapelen blu.

73 16 54
                                    

      Ulur ne karrigen prej derrase, ku ne tavolinen prane saj, kisha mbeshtetur berrylat e kraheve, lexoja pjesen time ne fleten e audicioneve. E dija qe nuk do e kisha te veshtire te mesoja fjalet e mia, sepse çdo fjale te personazheve te librit te Nikolait e kisha mesuar gati permendesh. Buzeqeshja lehte, tek lexoja ato fjale qe Nikolai i kishte ndertuar aq bukur sa regjisori nuk kishte marre mundimin t'i ndryshonte "Nese duket sikur rete takojne malet, sikur deti takon qiellin, mund te dukemi edhe ne sikur takojme Parajsen ne Ferr." E dija qe keto fjale do te ishin nje kryeveper ne film, per aq kohe sa kishin qene ne liber. Mbaja mend se si e shihja Nikolain aq te perqendruar kur shkruante e mendoja perse dukej sikur shtrydhte gjithe trurin per nje cope fjalie, por tani e kuptoja qe ai jo vetem shkruante... Te ishe shkrimtar do te thoshte te hyje ne boten imagjinare qe krijoje.

       S'e kisha mendjen, kur perdja u hap vrullshem dhe pashe serish ate djalin me kapelen blu dhe nje vajze tjeter. Kur ktheva une syte, djali ishte me shpinen e kthyer dhe ne bluzen e bardhe, pikasej nenshkrimi i nje shprehje filmi. Vajza ishte duke u hedhur siper shpines se tij, seç bente disa perpjekje te deshperuara per t'iu ngjitur mbi shpine si te ishte zvarranik. Djalit arrija t'i degjoja te qeshuren; aq harmonike, te bukur dhe simpatike. Paksa mungeses se fytyres, te cilen nuk arrija t'ia shihja dot, pashe nofullat e tij të leviznin prej te qeshures shkaktuar. E ndoqa me sy derisa u largua drejt perdes tjeter, pastaj vajza u largua pas tij si te ishte nje kone e vogel. Kur mu zhduken nga rrezja e shikimit, iu riktheva fletes sime. Terhoqa goten e ujit, qe kisha mbushur ne bidonin e vogel ne cep, dhe sapo u bera ta pija, vajza e meparshme, e cila kishte qene duke u hedhur mbi shpinen e djalit me kapele, se nga mbiu e ma dorezoi ne dore.

-Hej. -i buzeqesha, pak e vene ne siklet ne mos te diturit ç'te thoja.

-Hej. -ma ktheu.

         U ul ne karrigen prane meje dhe syte e saj seç po kerkonin te shikonin diçka me teper tek fleta ime e audicioneve. Bera sikur nuk e vura re dhe vazhdova te veshtroja fleten, por kete here pa i perseritur fjalet e mia percaktuese ne mendje. Duke rreshqitur me ngadale syte nga vajza akoma e panjohur, pashe ne doren e saj nje flete te ngjashme me timen, keshtu qe siç e mora me mend, duhej te ishte edhe ajo pjese e audicioneve. Ajo sikur e kishte pritur ate veshtrim timin shkarazi qe ne minuten e pare, se ashtu e ulur ne karrigen e drunjte, levizi ne nje pozicion tjeter dhe me buzeqeshi. Kishte nje buzeqeshje te embel, aq te embel e te hapur qe i formonte dy gropeza te vogla ne faqe.

-Me duket se akoma nuk jam prezantuar. -kroi zerin dhe pastaj, me zgjati doren. -Ami.

-Amara. -ia shtrengova mbrapsht. Nja kater sekonda per t'u tundur duart, i mori koha.

       Ajo tundi lehte koken ne shenje pohimi. Mendova se do te thoshte diçka me teper, por nuk foli. Vazhdoi te mbante te njejtin ritem heshtjeje, duke kercitur gishterinjte me gjest te dobet pas anes se karriges. Ula perseri syte tek fleta dhe u mundova te gelltitesha ne ate bote, qe nuk ekzistonte, shkrimi qe Nikolai kish' ndertuar, por nuk mundesha dhe as vete s'po e kuptoja perse. Prania e Amit, padashur po me bezdiste. Syte e saj, paksa se fshehurazi akoma po me perndiqnin.

-Mund te te bej nje pyetje? -fola me ne fund. Tundi koken. -Per ke personazh, do i besh audicionet?

          E ndryshova pyetjen ne moment. Nuk mendoja se ishte çasti i duhur per te thene se kush ishte djali me kapele apo se çfare e kishte ajo. Po me dukej vetja budallaqe ne te menduarit aq shume gjera, te cilat nuk perbenin asnje sens. Ami ktheu syte nga mua dhe pastaj, pasi i hodhi nje veshtrim te shpejte fletes sime -edhe pse kete kishte qene duke bere gjate gjithe kohes -foli:

-Motra e personazhit tend.

          Buzeqesha, por nuk i ktheva asnje pergjigje. Kete here, ishte ajo qe e ndryshoi destinacionin e syve dhe nisi te lexonte fleten e saj te audicioneve. Nuk fola me dhe ula edhe une veshtrimin. Paksa se mendja me shkonte kuturu, u perpoqa te fiksohesha tek pjeset e mia, edhe pse e dija qe nuk ishte kushedi sa e rendesishme ta mesoja permendesh... thjesht, doja te beja me te miren per endrren time, qe dikur e pata shkaterruar ose mbase, ma paten shkaterruar. Fjalet e personazhit me hynin ne njerin vesh te mendjes, por si per dreq, se nga arratiseshin ne anen tjeter. Shfryva e bezdisur dhe s'e kuptova se kur dreqin, prej radios se vendosur ngjitur me murin, thirren te paraqiteshim ne skene, me ane te numrave.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now