E varur pas tij.

69 15 90
                                    

       Shtrire ne barin e fresket, prane statujes se mermerit, e cila here-here, me hidhte piklat e ujit si te donte te me falte paksa shoqeri te shtirur, veshtroja qiellin e vrenjtur te Londres. Paksa se shiu akoma nuk i kishte leshuar piklat e tij te njelmeta ne toke, serish ne flegrat e hundes me rreshqiste aroma e tij ose mbase, ishin thjesht pikat e ujit te statujes qe bashkoheshin me barin e oborrit dhe krijonin kesisoj, aromen e njelmet qe mbante edhe shiu i qiellit. Ne mendje, vazhdonte te me rrotullohej vizioni i Nikolait: se si i duartrokiti ai Amit dhe mua jo. Nuk isha xheloze, nuk kisha nje arsye perse te behesha e tille, thjesht isha duke vrare mendjen se perse nuk kishte reaguar ai. A nuk kishte qene Nikolai vete ai qe me kishte kerkuar te vija deri ketu, ai qe me kishte motivuar dhe tani si papritur, me kishte lene mes qindra udhekryqeve, te cilat nuk mblidhnin vetem nje?

          Ndonjehere, s'doja ta pranoja. Faktin qe te dy ne ishim rritur. Qe as une dhe as Nikolai nuk ishim me personat, qe dikur ndihmonim njeri-tjetrin me detyrat e shtepise, veçanerisht ai mua. Qe nuk ishim me motra dhe vellai, ky i fundit qe mbronte te paren. Dhe me vinte per te qeshur po aq sa edhe per te qare, se sa shpejt iknin vitet. Se si dikur, te gjithe deshironim te ishim te medhenj dhe tani qe jemi te rritur, kerkojme te mbetemi perhere femije. Sepse ajo ç'ka eshte me e bukur ne boten e femijeve, eshte se ata nuk e kuptojne ndjenjen e dhimbjes dhe nuk e kuptojne boten e vertete, faktin real e te qenit i derrmuar çdo dite e me teper. Adoloshenca e mosha siper saj eshte aq vrastare sa mendja ime femijenore nuk do e kishte imagjinuar dot kurre. Madje, tani si nje 23-vjeçare, shihja se si po vija ne medyshje marredhenien time moter-vella mes meje e Nikolait. Dhe shpesh per kete, ndieja se me vinte zor. Celulari qe me tringelliu me kengen "Bad habits" e Ed Sheeran, me shkeputi nga mendimet. E terhoqa.

-Po, Franko? -peshperita e lodhur. E vetmja gje qe me nevojitej te beja tani ishte nje gjume i mire.

-Me mori malli te shtypja ne emrin tend. -Zeri i tij me beri te stampoja nje buzeqeshje te sfilitur. -Amara. Besoj se nuk ka emer me te bukur se ky.

-Tani, je thjesht duke me bere qejfin. -qesha lehte. Ishte e pamundur qe ai te mos me bente te qeshja ose thjesht, te lakoja nje buzeqeshje.

-Mbase. -Edhe ai qeshi. Dhe ajo e qeshura e tij, qe ne anen time te celularit vinte sikur te ishte duke u rikthyer ne jehone te maleve. -Sepse ne fakt, do te thoja qe emri im nuk krahasohet me ate tendin.

-Mund te pyes perse? -Edhe pse e dija qe nuk me shikonte, isha duke u ngerdheshur.

-Ta thashe. Sepse ke emrin me te bukur ne bote. Te pakten, per mua.

        Nuk thashe gje dhe thjesht, ndjeva faqet qe nisen te me skuqeshin. E urreja veten kur me ndodhte kjo, perpiqesha ta shmangja, por me dilte pa sukses. Sidomos, me Frankon. Sikur ai te kishte nje aftesi te çuditshme te me bente mua te skuqesha me çdo fjale qe thoshte, dedikuar mua apo jo, por thjesht me zerin e tij. Ngrita koken drejt qiellit, sikur u perpoqa ta ktheja vemendjen time aty ku vertet duhej te ishte; t'i thoja ate qe akoma nuk i kisha thene, qe kisha marre pjese ne nje film, tek audicionet e te cilit Nikolai nuk me pati duartrokitur. Por, ne vend te fjales sime, fjalen e mori ai:

-Ku ke shkuar?

-Harrova te te thoja, ne fakt. -u perpoqa ta zbutja zerin, sepse e dija sa bezdi e kishte Franko kur harroja t'i thoja diçka. Ishte tipi xheloz i njeriut, qe donte t'i merrte vesh i pari te gjitha. -Libri i Nikolait u kthye ne film... dhe shkova tek audicionet.

-Me fal? -Tani, imagjinoja se duhej te kishte rrudhur ballin.

-Niko me kerkoi te provoja veten...

-Dhe ti bere çfare te tha ai? -Diçka qe nuk e kuptoja tek Franko, ishte se perse e kishte inat Nikolain. -Amara, per ate Zot, je kaq e ngjitur pas tij, ben gjithçka qe ai te thote dhe... nuk e di, je kaq e varur pas tij.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora