Hije shqetesimi.

59 15 109
                                    

          Pas xhirimeve, te cilat kaluan te lodhshme dhe te perseritshme njera pas tjetres, u ktheva ne shtepine e njejte, ate te Amit. Nikolai zgjodhi te largohej disa ore me pare mbarimit, pasi nuk po ndihej shume mire dhe e vetmja gje qe kisha qene duke menduar, ishte rreth tij: nese kishte arritur mire ne shtepine e Amit. I kisha thene te me telefononte dhe akoma nuk e kishte bere, gje kjo qe po me shqetesonte. Fatmiresisht, Aleksei nuk me pati bezdisur dhe per me teper, aq edhe me mire, nuk e kisha pasur nje skene me te ne film. Sipas regjisorit, duhet te nxitonim sepse ishim me te vertete shume mbrapa. -edhe pse per mua, ishim mjaftueshem mire pasi xhirimet dje nisen. Nata kishte rene e qete, pa u ndjere, ne kryeqytetin e zhurmshem te Anglise. Shtepia e Amit nuk lundronte edhe aq shume nga zhurmat, per shkak se gjendej me ne periferi dhe larg qendres e pikave turistike. 

           Kur hyra brenda bashke me te, gjeja e pare qe shkova te shihja ishte Nikolai. Vellai ishte shtrire ne shtratin e meparshem dhe krahun e kishte mbeshtetur mbi ball. Paksa se syte i mbante mbyllur, e dija qe nuk ishte duke fjetur, por thjesht ishte duke menduar per ndonje gje. Nuk i dija te gjitha ato qe fshihte ai ne mendje, por mjaftonte qe ta kuptoja se akoma e mendonte dhe e stermendonte ate temen e Frankos. Ndonjehere, doja thjesht te telefonoja policine dhe ta perfundoja aty, por kisha frike se ne nje menyre a nje tjeter, Franko do e kuptonte dhe kisha frike nga ajo qe mund te bente ai. Ami u largua drejt kuzhines, tha se do te mundohej te 'katranoste' ndonje gje per te ngrene -siç tha ajo -kurse une perfitova nga rasti per tu afruar prane Nikolait dhe per te folur me te.

            U ula me ngadale ne shtrat, prane tij. Kur ndjeu pranine time, çeli syte e kalter dhe u ngrit ndenjur. Shtriu pas serish floket bionde, qe i kishin rreshqitur mbi ball dhe u mundua te me falte nje buzeqeshje, por qe erdhi aq e thyer dhe e dhembshur, sa me pikoi ne zemer. Nuk kishte qene keshtu me pare, e dija. Dhe e shihja. Tani, me dukej sikur kisha perpara syve Nikolain e vogel, ate qe kisha imagjinuar gjithmone ne mendjen time, Nikolain qe nuk e kishte nje emer dikur dhe Nikolain, qe zgjaste doren per te kerkuar nje monedhe te vetme. Vetem kur e shikoja jo ne syte e tij te kalter, arrija ta kuptoja qe tani, ishte rritur dhe ishte djali, qe perpiqej te bente me te miren.

-Cfare ke, Niko? -e pyeta. Hodha doren siper te tijes. Ma shtrengoi.

-Kam frike. -mermeriti. Shtrengova me fort doren e tij, si te doja t'ia hiqja friken e zemres se tij, e asaj zemre aq te madhe. -Kam frike, por jo per veten. Kam frike se do te te beje ndonje gje ty. -Duart e tij rrethuan fytyren time, me veshtroi i shqetesuar dhe me pas, ma mbeshteti vrullshem koken me kraharorin. E ndieja zemren e tij te rrihte fuqishem, frikacake e dreqosur. 

-Do te jemi mire, vella. -Nuk isha e sigurt ne ato qe thoja, por doja vetem qe ai te mos mesohej me friken, te mos e pranonte ate t'i gelltiste qenien.

-Sa e sigurt je qe e thua kete, Amara? -me shkeputi me ngadale dhe me veshtroi ne sy, syve te tij vetem qe s'mund tu beja dot balle. -Sa e sigurt je qe thua se do te jemi mire, kur jemi te rrezikuar gjate gjithe kohes prej nje psikopati? Dhe po... do te mendosh se mund te lajmeroj policine, por... por nese e di, Amara? Nese e merr vesh? Nese paguan dike per te na vrare? Jo, Amara... nuk mundem. 

-Nuk do te ndodhe asgje. -tunda koken ne shenje mohimi.

-Po nese ndodh?

-Nuk do te ndodhe, Nikolai.

-Po nese ndodh, pra?

-Dreqin! Nuk e di... -u mbeshteta ne kraharorin e tij dhe i lashe lotet te me rreshqisnin faqeve.

           E dija qe ishte e vetmja gje qe i nevojitej Nikolait ne ato çaste, por nuk e beja dot veten te behesha e forte. E shtrengova fort, pa ditur ç'te thoja, ç'pergjigje t'i ktheja pyetjeve te tij. Dhe mbase, e dija qe edhe Nikolai e kuptonte qe po sillej si femije, por ne mendjen time, ai thjesht po bazohej ne nje realitet te vertete. Krahet e tij me rrethuan si te ishin nje mur mbrojtes dhe u perpoqa ta beja veten te bindesha se nuk do te ndodhte asgje. U shkeputa me ngadale prej tij, e veshtrova nje hop sikur te doja t'i thoja diçka, por fjalet nuk me binden dhe frika, shqetesimi se vertet, do te ndodhte e kunderta e asaj qe thoja, me mbyti çdo gje qe deshiroja te thoja. Vrapova jashte dhomes.

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now