Mike me dhimbjen.

71 15 73
                                    

        E ulur ne nje tavoline me dy karrige te "Starbucks", prisja me veshtrimin e kthyer nga dritarja ardhjen e Françeskos. Nikolai ishte larguar, i kisha thene vetem qe do te takoja Frankon dhe pas nje psheretime te gjate e te pakenaqshme, kishte pranuar. Here pas here, ktheja koken nga xhami i dritares per te pare se mos ne rruget e mbushura deng me njerez, qe mbanin çadra neper duar, do te ishte edhe Franko. Zakonisht, ai nuk e mbante nje çader me vete, gjasme se harronte, ama une e dija qe urrente ta merrte nje çader me vete. Sa here qe shikoja dike te mos e kishte rrembyer nje çader nga shtepia, pulisja syte e shpresoja te ishte Franko. Xhami i dritares, tashme ishte lagur plotesisht, ta veshtiresonte mundesine per te shikuar fytyrat e njerezve me apo pa çadra. Gjithsesi, syte e mi paksa shiut, vazhdonin endeshin me pak shprese. Dera prej xhami u hap kater here, por ne asnje prej atyre hereve, nuk ishte Franko. Mbase po tregohesha shume e ngjitur pas tij, ose mbase truri im dhe syte e mi nuk mendonin dhe nuk shihnin njeri tjeter perveç fytyres se tij zeshkane.

        Isha duke thithur pipezen e gotes se mbushur plot me shkumen e lengut te milkshakut, kur ndjeva divanin ku isha mbeshtetur, te tundej lehte. Ktheva koken dhe gjeta pikerisht fytyren e fundit qe doja te shikoja. Me nje buzeqeshje sfiduese, Aleksi kishte shtrire duart pergjate divanit dhe syte e tij nuk veshtronin drejt meje, por drejt sikur aty te ishte personi i padukshem i mendjes se tij. Psheretiva lehte, e pasigurt ne duhej t'i thoja gje -sepse ne te tille menyre, atij do i dukej vetja i rendesishem -por edhe ta injoroja, s'e kisha idene ne duhej ta beja. Per nje çast, as nuk e ktheva veshtrimin nga ai me shpresen se do te largohej vete, por durimi mu sos kur terhoqi goten time te milkshakut dhe e derdhi lengun ne fytin e tij, por pa e pire nga ana e pipezes sime.

-Cfare kerkon, per ate Zot?

-Me fal? -ktheu syte nga mua. -Ah, çfare kerkoj nga ty. Asgje. Eshte gje e privatizuar te ulesh ketu, prane teje? Gjithsesi, mos ta zgjasim kot. Me behet qejfi qe u zgjodhe ne film... ama, per mua, kjo ishte e sigurt... jo se kisha besim tek aftesite e tua, mos me keqkupto. -ngriti paksa doren dhe terhoqi serish goten e milkshakut. -Por sepse si motra e shkrimtarit te librit, patjeter qe do te ishe pjese e filmit.

             Nuk i thashe asgje, sepse e dija qe thjesht po perpiqej ta ulte vetebesimin tim. Ktheva serish syte nga xhami i dritares, edhe pse aty nuk dukej me thuajse asgje nga shiu qe kishte nisur te binte me pika te medha. Vizatova fillimisht, nje rreth ne xhamin me avull dhe ne fund, ate xham e fshiva perqark per te veshtruar rruget e bllokuara me makine dhe me disa njerez, qe as shiu nuk u bente dot balle turit te tyre ndaj Londres. Nuk e kisha mendjen kur ndjeva doren e Aleksit te vendosej nga poshte anes se divanit, ne shpatullat e mia. Nje dritherime e menjehershme me pershkroi trupin dhe ngrysa paksa vetullat me ate gjest timin. Nuk reagova per nje moment, por kur dora e tij kerkoi te ulej me poshte, u ktheva menjehere drejt tij. Gjestit te vet', ai iu shmang me shkathtesi.

-Une do te largohem. Hapma rrugen.

-Ke rruge? Hapur e ke. -me sfidoi paturpersisht.

              Pashe hapesiren e vogel te distances se kembeve te tij me tavolinen dhe qesha shtirshem. Kur ktheva syte, shpresova qe ta kishte ndaluar ate buzeqeshje idioti dhe te kishte hapur pakez vend, por nuk e kishte bere. Arroganca e tij e tepert vetem sa vazhdonte te vihej me shume ne dukje. Nuk thashe asgje, u perkula mbi dysheme, duke kaluar ne anen tjeter te tavolines. Ia ktheva me nje ngritje te vetullave, kurse ai vazhdoi te buzeqeshte, ama e shihja zhgenjimin ne fytyren e tij. I shtyta paksa tavolinen drejt tij dhe ai vendosi te dyja duart perpara saj, per t'u mbrojtur. Me tu ngritur prej divanit, do i kthehesha deres prej xhamit e do te dilja jashte, kur zeri i tij akoma me trokiti ne vesh:

-Po bie shi jashte, Amarez. -E nevrikosur prej nofkes se tij te pamend, u ktheva drejt tij, edhe pse doja thjesht, ta injoroja komplet ekzistencen e tij. -Me kembe do te ikesh?

Ne krahet e dashurise. (Edhe yjet dashurohen me ty 2) ✔Where stories live. Discover now