Kapitulli 4

1.8K 134 43
                                    

Gjithsesi, ndihej e cliruar që më Marian s'do ta vështronte, do e kishin kuptuar që të dy se ajo nuk donte. Nuk donte asgjë. Nuk donte të pinte kafe me të, nuk donte të fliste me atë mashkull. Nuk donte ta fusnin në kurth me dijeninë e saj.

Kishte mbërritur në shtëpi me vrullin më të madh e menjëherë i kishte treguar mamasë cdo gjë. Më do ta pranonte Marian në shtëpi? As që bëhej fjalë. Kishte frikë për të bijën. Vërtetë nuk e kishte gjykuar asnjëherë kushurirën e saj për punën që bënte por nuk kishte turp t'ia kthente në këtë mënyrë duke i vënë në rrezik të bijën? Mund të ishte dhe mënyra tjetër ku ata i kishin mbushur mendjen me fjalë të bukura për të arritur të bënte këtë punë. Sërish nuk justifikohej. Të vështronte të bijën për herë të parë të kishte frikë të shkonte në shkollë, nuk ishte një ndjenjë e mirëe per një nënë. U mundua ta qetësonte dhe ta siguronte që më djalin s'do e shihte, madje as Marian. Por ajo e sigurt me të vërtetë nuk ishte.

'Vallaj unë më shumë kam frikë Marian tani se atë cunin'

'Ai cuni të bën keq, jo Maria'

'Ca thua mi, kur të sheh Maria je e rrëmbyer pa atë cunin fare' tallej ajo por zemra vazhdonte t'i rrihte jo me sensin e duhur. Shakatë gjithmonë e bënin të ndihej më mirë, të qetësohej në mendje, por kurrë në zemër.

Kleora fjeti me ëndrra atë natë, makthe. E keqja ishte se, shumicat ishin përreth situatës së sotme, më e cuditshmja se në asnjë enderr nuk tutej prej djaloshit. S'do të thoshte se nuk kishte frikë në realitet.

U zgjua me përtesën më të madhe, në mendje e siguruar nga fjalët e mamasë. U nis për në shkollë pa vëryer as anash, as kudo. Menjëherë brenda në shkollë dhe tërë kohën nuk e kishte mendjen në mësim. Frika akoma i qëndronte ngulitur. Kur u kthye në këtë mënyrë?Të ishte në rrezik të tillë? Asnjëherë se kishte hasur një situatë të tillë në shoqëri. Të tilla ngjarje i dëgjonte gjithmonë në filma e lajme të largëta, tashmë vetë rreziku po e bënte të mos dilte nga shtëpia.Në cfarë meseleje e kishin futur pa deshirën e saj?

Ashtu e turbullt doli nga mësimi sa ra zilja e zbriti shkallët e hutuar me kufjet në veshë. E shushatur doli nga porta. Ktheu sytë e saj të lodhur automatikisht nga lokali, sërish ndjeu ankthin ta përvëlonte.

'O ia dhjef..' u zbraps. U pendua që mori atë vendim të shikonte drejt tij.

Por...mamaja e saj e kishte siguruar. I kishte dalë nga fjala. Ai ndodhej sërish atje ulur në të njëjtën karrike përjashtë e dukej qartë. Kishte peshuar njërin krahë në tavolinën e xhamit e njërin e mbante duke mbuluar mjekrën.

Asnjë vajzë nuk mund të imagjinonte si ndihej ajo brenda vetes. Mund ta mendonte por kurrë ta përjetonte shpirtërisht atë lloj ndjenje. Të vështroje mashkullin i cili kishte fuqi më tepër se ty, të të kishte në dorë të dëmtonte si të donte, ishte e dhimbshme. Ajo ishte e dobët,  ishte e pambrojtur, ishte akoma një adoleshente. Donte apo nuk donte ajo, gjithmonë mendonte më të keqen që mund t'i ndodhte, sepse një djalë  i tille nuk mund të qëndronte për qëllime të mira atje. Faktikisht dhe ai vetë habitej përse sot ndodhej aty, kur dje i kishte klithur Marias për zgjedhjen e saj. Përpiqej t'i mbushte mendjen vetes se i pëlqente kafeja në atë lokal, prandaj kishte vizituar sërish rrugën e Ismailit, por ndoshta thellë ai qëllim i djeshëm nuk po zhdukej, ndoshta po ndizej më shumë. Nguli shikimin në sytë e saj, la cigaren në tavull dhe u shtriq në karrike duke kryqëzuar duart e duke e vështruar Kleorën në një mënyrë gjykuese. A nuk e kishte kuptuar mohimin e saj për të mos ardhur me ta? Ishte në rregull me monotoninë e saj, i pelqente. Por dhe Kleora e egzagjeronte me mendjen e saj atë djale, nuk ishte aq i frikshëm sa ajo mendonte. S'po qendronte aty për ta përgjuar e për ti bërë keq. Se c'ishte e verteta fshihej thellë brenda tij e as ai nuk arrinte dot ta zbulonte. Ashtu mendonte ajo, pesimistja. Vriste mendjen se cfarë po analizonte djali tek ajo, por Xhoni vetëm sodiste tiparet e fytyrës së saj. Për vajzën që Maria kishte zgjedhur, e përgëzonte. Buzë të lezetshme, sy të ëmbël, hundë e hollë. Lepiu buzët, leshoi një nënqeshje të vogël kur vëreu si i shkau dora padashje vajzës, sapo ai levizi. Nuk i pëlqeu ndikimi kontrollues që kishte mbi të. Sa levizi paksa këmbët ajo me shpejtësi ndryshoi drejtim dhe vrapoi në stacion duke shkëputur shikimin e tyre, për Kleoren ishte shikim i frikshëm e për atë djalë, i thellë.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now