Kapitulli 16

1.5K 122 8
                                    

Kleora__ : Mund te takohemi?Duhet te te them dicka..

Xhon.djaloshi : Te ka kercenuar njeri?Maksi?Maria?

Ktheu menjehere pergjigjen por nuk kishte te bente me asgje cfare kishte permendur.

Kleora__ : Jo, jo. Mos u shqeteso. Ka te beje me apartamentin tend dhe ty.

Qe prej asaj fjalie, ai me nuk ktheu pergjigje. Ia kishte lene te shikuar dhe ishte larguar ashtu papritur. Ajo konfuze tashme nuk donte vetem pergjigje per punen e takimit por dhe largimin e menjehershem te tij.

Perplaseshin jastiqet dhe lloj lloj objektesh neper mure, meshkujt e tjere ne tavoline duke luajtur poker e veshtruan si te shkalluar. Maksi i bertiti nja dy a tri here, por Xhoni vazhdonte te bente veprime te pakontrolluara pa degjuar askend. Pale c'kishte bere ajo ne ate apartament, ndoshta nuk i kishte degjuar fjalet e tij e kishte vepruar sipas mendjes se saj. Vertete qe Kleora gabohej shpesh me mendimet e saj, po as Xhoni nuk lihej pas. Ngrinte hipoteza te paqena, Kleora madje kishte dite qe as nuk kishte hyre ne apartamentin e tij, vetem ate dite qe e hapi per here te pare ta veshtronte.

Kleora vazhdonte te priste pergjigjen e tij nderkohe qe tjetri ne anen tjeter cirrej e haej me tutoret e tjere,e per cfare? Per mendimet fallso te tij.

Xhon.djaloshi__ : Mire.

I ktheu nje pergjigje te shkurter aty sa per te mos ia lene te shikuar, edhe pse e kishte acaruar ne kulm me biseden e saj.

Kleora__ : Neser mund te takohemi ne apartamentin tend?

Xhon__ : Po.

Kleora__ : Ne cfare ore?

Xhon.djaloshi : Kur te duash.

Kleora__ : Atehere nga ora 2 po se pate problem..

Xhon.djaloshi : ok

Epo te thoshte se nuk ishte habitur nga transformimi i tij i ftohte menjehere, do genjente.Mos kishte thene ndonje gje qe e kishte bere t'i ngelte hatri? Vriste mendjen tere diten duke u shkeputur nga rrethanat qe ishte ne keto momente.

'O ti!' kercitjet e gishtave i terhoqen vemendjen e veshtroi Samuelin t'i qendronte te koka.

'Ec dalim se skam ca me be' te ishte ne vitet e meparshme do ngrihej menjehere e lumtur dhe te dilte te bente shetitje me vellane e saj. Ia kalonin mire duke biseduar, zakonisht dilnin se bashku nga liqeni,por tashme sikur gjithcka kishte ndryshuar,cdo gje ishte kthyer permbys. Nuk ishte jeta e saj, nuk ndodhej me asnje cep monotonia. Tashme c'do dite shtohej nga nje frike e re,perbindesh i ri, njerezit shendrroheshin ne kafsha te ftohta pa arsye, bota permbysej duke treguar se egzistonte dhe pjesa e zeze ne mes te ngjyrave te tjera.

Ndjeu Samuelin te ulej prane saj dhe te kapte floket e saj ne duar. Filloi t'i perkedhelte me kujdes pa terhequr ndonje fije floku.

'Te ka bere kush gje ne shkolle?' serish heshtja mbizoteroi e Kleora nuk nxorri ze. 'Te premtoj nuk do sillem si kafshe' shtoi serish Samueli.

Ajo shtrihu koken ne kembet e tij dhe mbylli syte, i kishte i munguar i vellai vertete shume, edhe pse sjelljet tregonin te kunderten. Por nuk kishte zgjidhje tjeter ne kete mes,asnjehere nuk e kishte imagjinuar te rrezikohej nga trafikante. Nga tutore prostitutash. Ajo,te kthehej ne nje prostitute. Vertete kishte bere gabime ne te shkuaren por kjo s'do te thoshte qe meshkujt duhet te kthejne vajzat ne kurva pa deshiren e tyre. Kishte dhe si mamaja e saj, qe e benin punen me deshire, por nuk ishte tek ajo problemi.

'Nuk kam gje,jo' preferonte te genjente sesa ta bente te  vellain te ndihej keq qe ne ditet e para ne Shqiperi.

'Ti nje gje e ke,mos me bej si ato neper filma,po me thuaj c'te ka ndodhur'

Ajo heshti serish. Nuk priti shume dhe ai i kapi fytyren duke e kthyer perballe me te.

'Do me thuash tani c'te ka ndodhur'

'Opo nuk ka ndodhur gje te betohem' hoqi ajo doren e tij prej nofulles se saj dhe u rehatua serish ne preherin e tij kur ndjeu qe fryma e tij u qetesua. 'Je kopja e Xhulios' shfryhu ajo. 'Po ti..ca ke bere ne Itali? Ke gjetur ndonje nuse?' tallej me te kur e dinte pergjigjen, nuk kishte njeri me te paqendrueshem se Samueli.

'Ncuq,ku bejne ato italianet,kot me kot,shqiptaret jane te mira'

'Po prandaj i shisni' foli ajo neperdhembe me teper si nje pershperime.Ai beri sikur nuk e degjoi por veshet i kishte pipez. U trondit kur e degjoi te motren te thoshte ate gje.Nga dinte keto gjera ajo?C'lidhje kishte me ato pune?

'Si si?' pyeti si i paditur.

'Nuk thashe gje' ai nuk e ngacmoi gje, por dhe budallai e kuptonte qe merzitja e saj kishte te bente me fjalet e vogla qe nxirrte nga goja.

---

Ndodhej perpara pallatit te tij. Ora shenonte 1:53. Nuk e perceptonte dot a ishte gati te perballej me te e te tregohej si nje e perdale e vertete. Nuk kishte bere asnje veprim qe e cilesonte ashtu, me pare, po. Por jo me te. Fjalet qe do i thoshte do e benin te dukej ashtu. E kishte frike, se si ai mund te reagonte. Shume drame jeta e saj, konfuzime dhe e paditur. Gati per t'ia plasur se qari ne c'do moment. Aq e forte ishte, sa te mos mbante dot pas vetes as lotet e saj.

Gjithsesi aq e forte ishte sa t'i jepte shtyse vetes te ngjiste shkallet, ashtu ngadale, nuk po i interesonte a po vonohej. Pastaj, ku i dihej a ishte atje ai, ai vete i kishte thene qe vinte rralle ne apartamentin e tij, edhe pse kishte rene ne kundershtim me fjalet e tij kur ajo e kishte hasur ate nate ankthi. Gjithsesi nuk kishte bere ze, kishte frike te fliste me te per ndonje konfuzim se mos ai do i kthehej rende.

Hapi deren e apartamentit te tij dhe erresira kishte pushtuar vendin, pluhuri serish i mbuloi syte, ajri i rende dhe i mbytur. Kishte mbyllur grilat e dritaret. Nje siluete e lehte ndihej ne cep te nje divani. Aty ne ate erresire dallohej forma e shpatullave te nje mashkulli. Ndihej e habitur qe ai ndodhej aty, i pari. Zemra e saj trokiste sikur te kishte perballe ndonje vrasje, apo ndonje grabitje.

'Mbylle deren e ulu te bisedojme' ngjasonte i qete,e ashtu ishte. Ndihej i cliruar kur nuk pa shenja duarsh ne braven e dyerve qe i kishte thene te mos hapte. I ishte mirenjohes per fjalen qe kishte mbajtur, por serish ngelej i konfuzuar prej asaj qe ajo donte te bisedonte me te.

'Nuk mendon se eshte cik si shume erresire?'

'Po ca problemi ka?S 'do te te perdhunoj,po te doja,e beja qe kuri' shfryhu ai dhe ajo mbylli deren,e ai pak ndricim qe vinte nga dera e hapur,u zhduk. U ul prane tij, zor se arrinte ta veshtronte.

'Po,fol' se si do ia thoshte nuk e dinte ,kishte frike,por duhet te mblidhte veten.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now