Kapitulli 10

1.7K 124 47
                                    

Ndoshta mund të kishte punë, ndoshta mund të ishte sëmurë, kishte pasur ndonjë problem dhe meqënëse kishin mungesë komunikimi nuk kishte si ta lajmëronte. Në fund, të vetmet ato shpresa boshe u thërrmuan kur ditën tjetër sërish ishte e vetme. E vetme në atë turmë të mbushur plot me njerëz, përshperima e biseda, të qeshura dhe shaka. E vetmja me buzë të ngrira, duar të ngjyrosura vjollcë, me mendje të shkëputur nga realiteti, ajo me sytë e fiksuar në pllaka duke injoruar c'do buzëqeshje përreth.

Nuk e kuptonte pse kishte qënë kaq e sigurt në vetvete që ai do të gjendej aty atë ditë, ndërkohë që ai as e mori mundimin të shfaqej vetëm të paktën për një fraksion sekondi, as për një shikim, as për një prezencë të vogël që të ndihej që atij i kishin bërë përshtypje lutjet e saj.

Lindi dhe një shpresë tjetër, shpresën se vërtetë mund të ishte sëmurë, ai s'mund të shërohej lehtë për dy ditë. Por zhgënjimi kishte zënë rrënjë thellë këtë javë, dita-ditës ajo shpresë po zbehej sic po zbehej dhe kujtimi i tij në mendjen e saj. E hutuar qëndronte në dhomën e saj e dëgjonte llojshmëri përshpërimash dhe ofshama më të ndryshme. Veshët i bënte të shurdhët e sytë të verbër. I shpihej  qënia e mamaë së saj. Vështrimi i kufjeve në veshët e vajzës kuptohej sikur nuk dëgjonte asgjë, por muzika ishte memece në ato momente.

Kishte teste e projekte, i rëndohej aq shumë truri, saqë ai më nuk i kishte lundruar në mendje. A thua e kishte harruar atë djalë, apo thjesht kishte groposur kujtimin e tij? Gjithsesi pa ndihmën e tij kishte arritur të gjente një copëz qetësie në vete, të ecte normal kur shkonte për në shkollë, me një fytyrë të vdekur, por më në fund e qetë. Vetëm një ndihmë të vogël prej tij, e ajo fytyrë mund të ngjallej, por jo. Mbase dhe ai e kishte groposur atë vajzë sic kishte bërë ajo me të.

Vetëm se, vetëm me një prezencë, për herë të parë në këto javë, fytyra e saj e lodhur ndryshoi cehre. Po i dridheshin duart e ftohta, sytë iu hapën sikur të kishin hasur ndonjë fantazmë. Ashtu mund të ishte, një fantazmë e mendjes. Ose po shihte halucinacione, ose ai kërkonte dicka. S'ishte gati të fliste me të, ndoshta s'kishte ardhur fare për të. Sidomos pas kaq shumë kohësh, pas aq shumë lutjesh, mund ta kishte harruar.

E injoroi atë dhe vazhdoi rrugën drejt stacionit. Ndaloi në momentin kur një fishkëllimë i rrëshqiti në vesh. Jo, nuk do e kthente kokën. Ai atë donte. Vazhdoi të ecte dhe ndjeu hapa. Kleora hidhte hapat me shpejtësi e ai me ritmin e saj. Falë Zotit, autobuzi i saj kishte ndaluar pikërisht aty dhe ajo nuk përtoi të hidhej me vrap brenda pa kthyer kokën mbrapa.

Dyert u mbyllën dhe u ndje e sigurt, deri në momentin kur  nuk arriti të perceptonte siluetën  e tij jashtë në trotuar. U frikësua, ku mund të ishte zhdukur kaq shpejt? Hoqi mendjen nga ai dhe vazhdoi të mendonte për ndonjë temë tjetër. Ktheu kokën mbrapa instiktivisht dhe për pak zemra desh i ndaloi. Buzëqeshja e tij i qëndronte pothuajse puthitur në ballin e saj. Po dridhej e tëra. Jo vetëm që nuk e kishte patur ndonjëherë pranë kaq afër, por sidomos  një djalë të tillë i cili merrej me punë të zeza.

Xhoni e dalloi sa shumë po dridhej ajo, nuk i vinte faj të ftohtit, brenda ishte ngrohtë, i vinte faj vetes, që kishte arritur ta trembte kaq shumë as pa e prekur.

'Pss-se?' uli sytë Kleora duke u munduar të qetësohej e të mos tronditej aq shumë. Akoma i buzëqeshur Xhoni, vështronte formën e saj të vogël poshtë tij.

'Të të ndihmoj' ktheu një përgjigje të thjeshtë, e cila i tërhoqi menjëherë vëmendjen. Atij djali i dukej vetja i logjikshëm me ato cfarë fliste, por Kleora e cilësonte injorant.

'Pas kaq shumë kohësh? Pse zgjodhe të më ndihmosh kur nuk do as të më përdoresh? Mos luaj' Kleora ngriti sytë, menjëherë buzëqeshja e tij u shua. Analizoi sytë e saj, nga pranë i kishte më të ëmbël. Më të lundrueshëm. 'Mos më shiko në sy' uli përsëri shikimin poshtë, nuk ndihej rehatshëm kur ngultas ai e vështronte.

'Po meqënëse ishe ti e zgjedhura ime' ngriti zërin duke shkaktuar që Kleora të hidhej përpjetë. Shtrëngoi dorën e tij me shpejtësi, t'ia bënte të ditur të ulte zërin. Ishte e ngrohtë, u relaksua. Dora e saj e ftohtë po digjej për paksa ngrohtësi.

'Ti thua sikur më zgjodhën të isha shpirti yt binjak, kur jam vetëm karremi yt i trafikimit' sic ulte shikimin, uli dhe zërin tej mase. Personat pranë mos ta dëgjonin. Nuk donte t'i hapte punë.

'Shumë llafe ke' i përshpëriti në vesh, duke i lëshuar tërë frymën e ngrohtë. Ishte i detyruar të ulte kokën për të arritur veshët e saj.

'Ik, ik se nuk dua tani të më ndihmosh më' nuk pëlqente kur luanin me të. E donte patjetër ndihmën e tij por nuk donte një ndihmë shkel e shko, me veprimet që po bënte po e bindte që donte të tallej. Më mirë të vuante dita-ditës sesa të lëndohej dhe më tepër me një person i cili do ia ngrinte shpresat lart për një shpëtim, më pas ta burgoste.

'Hë se flasim,' injoroi  fjalinë e fundit të saj e cila detyroi Xhonin të ngrinte njërën vetull në shenjë mosbesimi. 'Xhon pikë djaloshi e kam instagramin. Po deshe të të ndihmoj sigurisht, nuk ndihmoj njeri po s'i deshi bytha' ngrohtësia u largua në momentin e mbarimit të fjalisë, ktheu kokën dhe vështroi cdokënd në autobuz të shikonin punën e tyre, anoi kokën të shikonte se mos kishte zbritur në stacion dhe ja ku dallohej. Nxorri duart nga xhepi, rrethoi më ashpër shallin e trashë rreth qafës, duke fshehur pjesën e mjekrës e buzëve, në pah nxirrte vetëm sytë. Zemra e saj rrihte më fort me cdo hap që ai hidhte larg atij autobuzi, dyert u mbyllën, e ai po në atë moment ktheu kokën ashtu në rrugë sic ishte, duke e vështruar vajzën e trembur përtej xhamit. Një shkelje e shpejtë syri e bëri vetë veten e tij të buzëqeshte nga reagimi i frikësuar i saj. Ja pse e kishte ndaluar veten të ushtronte punën e ndotur që i kishin caktuar për të, jo, ajo s'ishte e duhura. Qëllimet ndryshuan, kur u kuptua që ajo nuk ishte e duhura. Që me të nuk duhej të luhej, e ta përdornin për qëllimet e pista që kishin, jo vetëm ai, por shumë të tjerë. Vajza shkallonte vetëm prej një shkeljeje syri, të imagjinonte t'ia prekte ai cikëz dorën, do i duhej ta mbante në krahë tërë rrugën se domosdo do i kishte rënë të fikët. Por i pëlqeu që ishte ajo e cila ia shtrëngoi dorën, edhe pse shumë mirë e dinte qëllimin pse.

Vriste mendjen aty në atë hapsirë të ngushtuar plot me njerëz, por mendja e saj ishte hapsira më boshe që mund të gjendej. Nuk arrinte të kuptonte asgjë. Donte më tepër shpjegime dhe nuk kishte asnjë kontakt me të përvec vështrimit, epo dhe fjalëve që i kishte përshpëritur ai sot. Zëri i tij i ishte normal, si i cdo djali. As zemërues, as i tërheqës.

Nxorri telefonin e saj dhe veprimi më i pamend që kishte bërë deri më sot ishte të klikonte në instagram për adresën e tij. Klikoi vetëm Xhon, menjëherë në fillim i doli Xhon.djaloshi. Kishte shokë të përbashkët, cubat e shkollës së saj të cilët mburreshin dita-ditës për cigaret që tymosnin e sherret që nisnin. I dukej për të qeshur se ai ishte më i rrezikshmi në atë mes dhe sillej si më normali, ndërsa djemtë e shkollës së saj, pa asgjë në dorë, bënin sikur kishin gjithcka në to.

Nuk arriti ta vështronte plotësisht profilin e tij kur një frenim e bëri të fluturonte e të përplasej me disa persona të tjerë. I kerkoi të falur, kishte harruar të shikonte cfarë kishte shtypur në celular gjatë tërë atyre lëvizjeve.

'Dreq, dreq, dreq! Dreqi e marrtë!' padashur kishte shtypur butonin për ta ndjekur e tashmë nuk kishte kthim pas, njoftimi atij do i shkonte, dhe normalisht do e njihte pasi i kishte marrë mirë të dhënat, meqënëse ajo ishte 'e zgjedhura e tij'. Sa gabohej, i shkreti djalë nuk i njihte as emrin.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now