Kapitulli 12

1.5K 124 20
                                    

Zhurma e shkycjes se deres u ndje e me ne fund u perball me apartamentin e shquar te tij. Aroma e rende e ambientit te mbyllur  gershetuar me nje arome femre, si nje arome e vjeter i ngacmoi hundet. Sikur ajo arome ishte prangosur aty mes dritareve te mbyllura, e pamundur te shqitej nga ai apartament, e pashmangshme.

Hodhi hapat ngadale pa bere zhurme, me mendimin se ai mund te gjendej ne shtepine e tij, por ajo gjithmone gabohej me hipozat e saj te formuara nga fantazite te mendjes. Xhoni e kishte siguruar mjaft mire qe pothuajse ne shtepi nuk vinte kembe asnjehere, e mbante si nje strehe kur dhe ai ne momentet e veshtira te gjendte qetesi. Me dyert kycur, e dritat fikur. Me syte mbyllur dhe hundet e bllokuara. Te bllokuara qellimisht.

Leshoi librin e arteve mbi nje tavoline  dhe pluhuri i zbehte pothuajse mbuloi  nje siperfaqe te madhe te dhomes. Sikur kishte vite qe nuk jetonte njeri, nuk e pastronin, nuk kujdeseshin per te.

Shetiti perreth duke e analizuar,shkyci me ne fund dritaret e sikur dhoma u clirua. U clirua nga aroma kujtimesh e makthesh, nga te bertiturat e tere keto viteve per ta lene te shkoje ate arome te pafajshme.

E studoi mire ate apartament, por neper dhoma nuk u fut. Nuk e dinte perse ndihej sikur nuk duhej ta bente ate veprim. Keshtu qe e la te ikte deshiren per te zbuluar me teper ne ate apartament.

Kishte harruar sensin e kohes e kur doli nga kuzhina, vereu qe ishte gati te errej. Vrapoi te kycte deren dhe te shpejtonte neper shkalle. Qe ne momentin e shikimit te tij, erresira nga e qete qe kishte qene, ishte kthyer ne perbindesh. Jo, jo perbindesh. Strehe perbindeshash. Kur ajo te hidhte nje hap, dikush do dilte perballe ta trembte, ta frikesonte, per me teper ta demtonte. Ishte riformim i tmerreve te femijerise, vetem se tani ato interpretoheshin krejt ndryshe. E deshironte serish ate pafajsine e femijes ku mendonte se fantazma ishte qenia me e frikshme dhe qe e gelltiste ne rrezik.

Duke u rritur e kuptuar, se perbindeshat nuk ishin te deformuar, aspak, madje kishin nje pamje te bukur. Pamjen e bukur qe me te mundohen te fshehin mekatat dhe planet zemerthyese e shkaterruese per nje te ardhme.

Vrapoi, duke rreshqitur duart ne parmakun anash shkalleve te pallatit duke thithur me vete te gjitha pluhurat. Jo vetem mikrobet ne trup, por edhe brenda ne shpirt.

Kur arriti deren e jashtme, po i rrihte zemra, jo vetem nga vrapi, por edhe se gati ishte errur. Jo, jo ,jo bertiste me mendje.Isha ora e perbindeshave. Nga Xhoni kishte shpetuar, po Xhoni s'ishte i vetmi ne ate mesele. E dinte se Maria kishte bere plane dhe me te tjere.

E injoroi frymen e veshtire qe po thithte dhe u nis t'ia fuste serish vrapit.

Nje perplasje i tronditi koken ,duart e dikujt u kapen ne belin e saj per ta mbajtur ne ekuiliber. Ferkoi pak ballin e ngriti syte e u perball me te. Sikur e ndjeu qe ishte ai, edhe pa e veshtruar. Sigurisht qe ishte ai, vetem ai do guxonte te vendoste duart ne belin e saj pasi ai e kishte fuqine, jo vetem nga frika qe i shkaktonte asaj por dhe se ajo i kishte dhene veten per ndihme. Cudia ishte se ai leshonte ngrohtesi dhe me duart e ftohta, ne ato dite te acarta dimri, ai ishte i ngrire per vete, po pa ditur arrinte te leshonte ngrohtesi nepermjet aures se tij.

'Kujdes.C'ben naten ketu?' pyeti ai ne erresire pa i perceptuar mire syte e saj, por arrinte te dallonte te pakten shkelqimin qe merrte nga dritat e rruges.

'Isha ne shtepine tende. Kisha harruar te shihja oren dhe u vonova'

'Vras mendjen cfare ke gjetur aq interesante qe ke qendruar kaq shume' hodhi kunjen pa te keq. Thjesht donte te tallej me te.

'Jo jo. Jo, per zotin. As dhomat nuk i hapa' ai kaperceu nje buzeqeshje te vogel menjehere deri ne momentin kur rikujtoi fjaline e saj te fundit. As dhomat nuk i kishte hapur. Ngrire duke e veshtruar ate, pa e pasur vemendjen, ra ne qetesi. Kleora e vuri re, e te thoshte te drejten, po te ishte dite, s'do e kishte problem te qendronin ashtu, por ishte nate, e kishte frike dhe ai po e vononte shume e me shume.

Sa donte te fliste e t'i kerkonte leje te ikte, ai leshoi me ne fund fjalet nga buzet.

'Mire. Po dhomen afer kuzhines mos e hap, mos u mundo ta pastrosh a ku di une. Lere si c'eshte. Ne rregull?' nuk i kushtoi shume rendesi se sa te thella ishin ato fjale per Xhonin, e kishte mendjen te largohej e mos ta perpinte terrori.

'Patjeter, tani duhet te iki se eshte vone, e eshte nate.Kam..'

'Frike?' u tremb nga buzeqeshja e tij kur permendi fjalen frike. Sikur donte te tregonte qe friken e kishte perballe syve, jo ne mes rrugeve te qytetit.

'Ende me kujtohet veshtrimi yt kur une qendroja ulur ne ate karrike,sa dridhja cigaren ne tavull, direkt e ti dridheshe si cigarja sikur te kisha prekur a te kisha bere ndonje gje pa deshiren tende. Kaq shume tmerr ua kane bere trafikantet ë, ju kane rritur me frike por me mendimin se s'do ndodhi kurre. E ja, ja ku gjendesh perballe nje trafikanti organesh, femrash, shpirterash te lire.Ka ndryshuar shume koha, tani me ke para syve, e ke guxim te me thuash se ke frike te ecesh naten, po jo te jesh prane meje. Meje'e zbukuroi me teper paragrafin qe tha me nje buzeqeshje. T'ia lehtesonte ankthin qe po perjetonte pas atyre fjaleve.

'Jo, s'dua te them qe s'te kam frike.. '

'Pra, me paske frike?'nata errej e ai kujdesej te fshinte buzeqeshjet e poshtra kur degjonte zerin e saj te dridhej pa kuptuar talljet e tij. Vertete ishin nje trafikant, a dreq perbindeshi si e quanin femrat qe kishin shpetuar prej duarve te tij, por dhe te buzeqeshte dinte. Te tallej e te bente shaka, mjaft mire dinte. Se zgjedhja e tij ishte te ndoste duart me zi e te fiton te parate pa u lodhur, ishte pune tjeter...

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now