Kapitulli 23

1.6K 119 67
                                    

'Te kam pare shume te lumtur keto dite ty, mos duhet te ta kujtoj si ishe duke u perpelitur ne krahet e atij burri?' ne vend qe te ngelte Kleora me traume, kishte ngelur Samueli. S'e dinte se Kleora merrej me pune me te medha se kaq, te puthej e qendronte prane nje trafikanti sikur ai ishte i pafajshem.

'Pse po qendrova e merzitur do i largoj ata?' syte e saj te medhenj qe e veshtronin tere konfuzim heshten Samuelin pas asaj pergjigjeje.

'E ke pare gje mamane ti? Zor se e shoh ndonje dite ne shtepi' kishte filluar te dyshonte por nuk donte t'i thoshte gje te motres, nderkohe qe e motra dinte pergjigjen e cdo dyshimi qe i vellai  kishte krijuar. Nuk e kishte vendosur akoma nese ishte koha e duhur per t'i treguar ate situate zemerthyese dhe t'i kerkonte ndihme. E ndjente si do e perjetonte dhe vertete i vinte keq per te. Por me deshmine e veprimeve te se emes, do i duhej te tregonte dhe gjithcka per Xhonin, e neqoftese tregonte per Xhonin, ajo lamtumire qe i kerkoi para disa javesh, do behej realitet.

Kishte ngelur perballe tij e hutuar, e pavendosur mbi vendimet qe duhet te merrte.

'Di ndonje gje ti qe se di une? Mos perfito qe kam qene andej dhe mban te fshehta gjerat, se dhe ai qe donte te te rrembente ty, zanafillen nga diku do e kishte. I di une keto pune'

'Ti nga i di ti?' e kapi mat Samuelin dhe serish heshti per te disaten here. Nguliti syte te e motra  i zhgenjyer, se per cfare ishte i zhgenjyer nuk mundi dot ta zbulonte. Nje mesazh i erdhi ne celular dhe Samueli ishte i pari ta kapte ne dore telefonin e saj.

'Blerta. Kush eshte kjo? Se ca te ka cuar nje postim nga nje profil' hapi biseden e Blertes dhe vuri re qe i kishte derguar nje postim te nje djali. Te ishte ndonje djale dosido ndoshta dhe mund ta lejonte te motren te thashethemonte per te, por emri qe lexoi i dogji syte. Te lexonte emrin Xhonit serish, ishte sikur t'i hidhje dru zjarrit gati ne te shuar. S'dinte c'ndjente, s'dinte c'po mendonte, s'dinte c'kujtime po i riktheheshin ne mendje. S'dinte si te sillej, por qe ishte i tronditur, ishte qe c'ke me te.

'Pse u zverdhe?' pyeti ajo me zemren qe i rrihte si e marre kur Samueli kishte pare foton e Xhonit aty. Nuk ishte Samueli i vetmi qe mbante te fshehta, nuk ishte i vetmi qe i godiste zemra gati per te shperthuar, njeres nga frika e tjetrit nga inati.

'Rri se nuk jam zverdhur, po c' doni me kete ju?' iu referua Xhonit. Sigurisht qe nuk do e permendte emrin e tij, do e therriste kete sepse per Samuelin ai ashtu e meritonte te cilesohej. Vertete pyeste veten se c'donte e motra me Xhonin, priste ndonje te papritur tani. Donte vetem pak qe te shperthente, te plaste tere inatin dhe urrejtjen.

'As..asgje. E kam follow kot ,po ti?' pergjigja e saj solli qe Samueli te picerronte syte. Nuk ishin neper filma kur belbezimi ia hidhte paq, e dinte mjaft mire qe e motra fshehta dicka, por perse te ankohej kur dhe ai mbante po te fshehta. Po e demtonin me vetedije  rende lidhjen e tyre vella-moter. Ishte e dhimbshme, te shihje ne syte e te dyve genjeshtrat qe mbuloheshin me perde besimi.

'Dhe une follow kot e kam' nga buzet e tij me dijeni doli nje genjeshter, te pakten ai arriti te aktronte sic duhet.

'Une..po iki..po iki ne shkolle tani' tere ajo lumturi qe kishte ne mengjes ishte zbehur ne pune minutash duke u zevendesuar me konfuzim, me mister. Ndonjehere i vinte te qeshte me veten, sesi ishte kthyer ne kete menyre. Te genjehej me te vellain persa i perkiste nje trafikanti, nje trafikanti qe ne fillimet e tij donte ta shqyente te gjalle Kleoren. Ajo serish besonte, e mbronte, vuri ate siper te vellait duke e fshehur.

Mori ne telefon menjehere Xhonin sapo doli nga shtepia. Cuditej se marredhenia mes saj dhe Xhonit ishte kthyer aq e ngushte, saqe tani nuk kishte turp aspak ta merrte ne celular kur te donte. Por harronte, se monotonia e saj ishte zhdukur, e harronte rrezikun qe i kanosej, i harronte menjehere tmerret qe perjetonte kur dikush e ndiqte nga pas, e kur fliste me Xhonin ndihej normal. Sikur ishte ne normalitet, monotonia e saj ishte e kthyer, por me nje arsye me te bukur per te qeshur. Silleshin si shoke por askush prej atyre te dyve nuk e dinte se cfare ishin. Shoket nuk e preknin njeri-tjetrin per te mbushur zemrat e tyre boshe e te thara.

E Pashmangshmeजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें