Kapitulli 13

1.4K 120 11
                                    

'Dua mamane tende neser ketu, kam shume per te biseduar me te' mesuesja e saj kujdestare shtoi pasi Kleora mbaroi ushtrimin e detyruar ne tabele. Nuk e tronditi qe kerkoi te takonte mamane e saj, pale per cfare arsyeje, por ajo s'mund te sillte mamane ne shkolle. Jo me.

'Zyshe, mami eshte jashte shtetit per momentin. E keni problem te vije vellai?' se kishte lene mendja te sillte te vellain ne shkolle, madje as nuk e kishte ne Shqiperi. Do ia dilte mbane dhe me mashtrime.

'Sa vjec e ke vellain ti?' nuk ishte e duhur qe t'i vinte i vellai per te diskutuar me probleme maxhore persa i perkiste Kleores.

'20 e ca..'

'Po mire,po neser qe ne pike te mengjesit e dua ketu ama'

Kleora tundi koken ne shenje pohimi ne  vetvete e pasigurt,se si do e rregullonte kete pune nuk ia kishte idene. Madje as nuk e dinte perse mesuesja kishte kerkuar te kerkonte mamane e saj pasi ajo vertete keto dite merrej me nje person te tille si Xhoni, por nuk i kishte bere dem shkolles.

Serish e vetme do kerkonte ndihmen e Xhonit, kesaj rradhe per te mashtruar e kamoflazhuar. Nuk do i shkruante ne instagram,nuk i pelqente te diskutonte per kete teme me mesazhe,do i fliste live,e shpresonte se me ndonje shikim servil do e fitonte serish ndihmen e tij. Nuk donte te sillej ne kete menyre me te,e as nuk donte te perfitonte,por te kishte shok nje person i cili kishte njohje te medha ne duar,perfitimi ishte gjeja e pare qe i shkonte ndermend.

Ne telefon nuk kishte si ta merrte se nuk i kishte numrin, e as qe do bente gafe t'ia kerkonte Marias, se i binte t'i ngjallte serish shpresat qe te binte pre e Xhonit.

Keshtu qe me detyrim i kerkoi te takoheshin ne mengjesin tjeter ne shkollen e saj. Nuk do i linte zgjidhje tjeter neqoftese do ishin larg minuta te fillimit te mesimit,keshtu qe e planifikoi mire skemen.

Nata kaloi shpejt,e tani e gjeti veten duke u veshur per ne shkolle,ishte e emocionuar.Nese ai pranonte,jo vetem qe do mesonte me shume informacione per ate,por edhe per here te pare do qendronin per nje kohe te gjate prane, e cila i dukej si dicka e cuditshme, ne mos e frikshme.

'Te lutem!' ndodhej perballe lokalit ku kishin diskutuar per here te pare, kur ajo i kerkoi ndihmen e pare. Po sillej me te sikur kishin vite qe njiheshin.

'E bere udhe ti me duket.Rri rri kerkon ndonje gje nga une' ngjasonte i indinjuar,me teper i zhgenjyer.

'Po kete mund t'a beje cdokush,nuk eshte ndonje ndihme kushedi se ca' kembengulte ajo qe ai te pranonte.

'Atehere kerkoi ndihme atij cdokushit,' e veshtroi ai serioz ne sy duke nenkuptuar mjaft. Mjaftueshem e kishte zgjatur biseden e duhet te mbante vendin e saj,nuk duhet te sillej me te sikur kishte kofidenca. Ai mund te ndryshonte mendje ne c'do minute e mund ta demtonte shume thelle,mos te kishte rikuperim.Serish ajo perfitonte ne menyre te pakujdesshme. Xhoni e dinte shume mire, sesi perfitonte ajo, nuk ishte nje budalla, thjesht e lejonte vete, deri ku do arrinte arroganca e saj prej nje nxeneseje adoleshente. Buzeqeshja e saj ia ndriti fytyren e saj te vdekur. U konfuzua. 'Mos me qesh'

'Nuk mund te sjell mamane,nje prostitute nuk eshte e duhur per te qendruar perballe nje mesuese teksa i flet per te bijen e saj. Nuk do e kete mendjen aty,do e kete mendjen kush eshte mashkulli i rradhes me te cilin do te fleje. Nuk mund te sjell nje vella i cili eshte larguar kohe me pare,i cili me zor kujtohet te marre ne celular,jo me te shfaqet ne takim. S'mund te sjell as shoqerine me te cilen jam shkeputur plotesisht' fjalet e saj e prangosen ne vend.E kuptoi ai qe kishte te drejte qe perfitonte,nuk kishte zgjidhje tjeter. Por serish ishte ne medyshje,nuk donte ta mesonte keq duke i kerkuar ndihme vetem atij.

'Ne rregull' u mundua te ngjasonte sikur fjalet e saj nuk e kishin renduar shume,por si nje barre i qendronin mbi shpine. Nje veprim i vogel ngrohu menjehere jo vetem faqet e saj te ftohta,por dhe zemren e saj te vogel. Ai lidhi duart me te,e ajo u cudit nga ajo sjellje. Sa donte te fliste,ai e nderpreu.

'Supozohet te jem vellai yt,mos imagjino shume' ajo beri nje mimike mirekuptimi dhe vazhdoi te kalonte rrugen me te per t'u futur ne shkolle.

'Dhe kujdesu me shume per veten,se sheh si te jane kthyer duart e buzet?Te jane care,i ke pasur te kuqe dhe te shendritshme,tashme si te vdekura' cuditej si ai e kishte vene re kaq mire e dukshem.

Kleora uli koken dhe nuk pershperiti asnje fjale persa i perkiste asaj cfare tha ai. Vetem : 

'Ne kat te dyte eshte klasa ime..' ecen te dy se bashku e akoma nuk ia kishte leshuar doren,nga ajo ngrohtesi e vogel ishte kthyer ne nxehtesi te madhe.

'Kleora!' zeri i nje gruaje terhoqi vemendjen e te dyve,kthyen kokat e Kleora e njohi menjehere.

'Zyshe..Solla vellain..' shkeputi ai doren me Kleoren dhe ia zgjati mesueses. E pershendeti dhe po qendronte serioz,tregonte me te vertete maturi.

'Po,doja te diskutoja pak me ju persa i perket motres suaj,Kleores' kur e degjonte ate emer sikur e thithte erresira,boshelleku,nuk ndihej me vetevetja. 'Ka ndryshuar shume,me vjen keq ta them kete por ajo,eshte kthyer...si nje robot! E paperqendruar,e hutuar,e ftohte. Nuk pergjigjet me ne mesim,as nuk perpiqet te behet pjese e nje diskutimi.I mbani mend besoj notat maksimale ne deftesen e saj,ku jane tashme? Nuk dua t'ua vendos fajin juve,por dhe familja ka te beje me kete problem.Ajo mund te konsiderohet si nje nxenese e dobet tashme,gati per te ngelur. Ka nje shprehi fytyre qe kurre nuk eshte veryer nga shoket e saj me pare. Ka ndodhur dicka? Duhet qe kete ndodhur vertete dicka.Do isha mese mirenjohese neqoftese do me tregonit!'

Ai kishte ngelur i ngrire pas tere atyre fjaleve te renda. Vertete? Vertete ndikonte aq shume frika ne zemren e nje vajze? Te shembte cdo miresi e t'a permbyste duke kthyer gjithcka ne fatkeqesi?Te mos shkaterronte jo vetem te ardhmen,por dhe vete personin. Ai nuk e dinte,betohej qe nuk e dinte se ajo ishte kthyer ne ate menyre ne shkolle. Kishte veshtruar vetem kur ajo dilte e shkonte ne shtepi,apo futej ne shkolle. Mendonte se veshtronte vetem ate ne menyre te ftohte,por ishte kthyer me te gjithe ashtu. Aq shume kishte ndikuar te ajo? Aq e dobet ishte ajo vajze?

E PashmangshmeNơi câu chuyện tồn tại. Hãy khám phá bây giờ