Kapitulli 22

1.5K 124 32
                                    

'He luledielli se nuk ishte asgje' tallej me te duke i derguar voice message ne whatsapp. Kleora e degjonte dhe as qe mundohej te kthente pergjigje. Duhet te ishte duke bere shaka, apo jo? Nje fotografi e tille, s'mund te cilesohej me asgje. Xhoni ia kishte gjetur numrin ne pune sekondash. Dallohej qe ajo ishte e inatosur kur nuk kishte ndermend te kthente pergjigje heret apo vone.  Gjithsesi, mesazhet e tij i degjonte perseri nga fillimi. 

'Perse me merzitesh, nuk ishte jot moter, as jot eme' vazhdonte te tallej duke derguar akoma me shume mesazhe me ze. Mezi priste pergjigjen e saj, por i ishin bere rreth 30 mesazhe zanore, pa perfshire ato te shkruarat, ndersa ajo as qe perpiqej te kthente nje pergjigje te vetme. Ndonjehere i adhuronte momentet kur vinte nga puna dhe leshonte Xhonin e eger, per t'iu perkushtuar Xhonit te bute ndaj Kleores. Me s'donte ta trembte, tashme donte ta bente te ndjente.

U shtri per gjume i lodhur pas tere atyre perpjekjeve ta bente ate te fliste. Por para se te flinte vertete gjume, i dergoi dhe nje mesazh te fundit, kesaj rradhe per ta trembur, shpresonte te zgjohej me ndonje mesazh prej saj.

'Ti e di qe une te vi dhe ne shtepi dhe mund te bej te njejten foto te jesh ti, ne vendin e asaj vajzes, luledielli. Nuk e di ti sa te lehte e kam -nje ngerdheshje- Te puth kudo,naten' mesazhi i fundit qe i kishte lene e kishte tronditur Kleoren. Sa here nuk i dilte e tija, perfshinte kercenimet.

Ishte thuajse ora 1 e nates dhe degjoi nje grumbull njoftimesh te vinin njera pas tjetres. Me pertese i hapi i pergjumur dhe dy mesazhe kishin ardhur nga nje bashkepuntor i tij, Arditi dhe shume, shume mesazhe zanore nga Kleora. Hapi te paren nga Arditi dhe me vone te ushqente zemren me zerin e saj.

1- Eee,kishte ngelur shtatazane ajo cupelina.

2 -E abortuam.

Veshtroi fjalen shtatezane. E plagosen me ndonje shtize te mprehte ne zemer. Nuk e kishte per vajzen qe sapo kishte palluar, as nuk i interesonte qe kishte abortuar, ata nuk ishin jetimore, ata ishin trafikante. Por kur pa serish ate fjale shtatezane, e tere buzeqeshja prej Kleores iu largua, u zbeh, u zverdh. Nuk ndihej me mire, ndjenjat e detyronin te qante, por ai ia kishte ndaluar vetes. Me Kleoren po zhvillohej me shume marredhenia, dhe nuk duhet te vazhdonte ne kete menyre, por s'mund ta linte te shkonte. Xhoni kurre nuk kishte lene shtatezane nga vajzat qe kishte ne mbikqyrje, Kleora po i merrte mendjen.

Hapi biseden me Kleoren, ndoshta ajo kishte fuqine t'ia kthente buzeqeshjen ashtu sic ia merrte.

'I kishe vene ngjites ne goje,idiot!' clirohej kur degjonte zerin e saj te embel te depertonte ne veshet e tij.

'Po ti je idiot, idiot komplet!' kur degjoi kete,i vinte te qeshte. I vinte gjithashtu mire qe ia kishte dhene dikujt lejen ta ofendonte ate ne plot menyra, se te mos i kishte dhuruar keto kofidenca, ajo nuk do ndodhej ne shtepine e saj tani, ngrohte ne krevat.

'Ti mua te me hash mutin!' aty ashtu i pergjumur sic ishte, harroi tere situaten rrenqethese qe i kishte thene Arditi, dhe qeshi. Qeshi me te madhe dhe i beri reply te po ai mesazh zanor.

'Une te ha dicka tjeter ty!' tani i vinte te qeshte akoma me shume qe e kishte provokuar, per me teper ta kishte trembur, aq lehte trembej ajo cupelina e vogel e tij.

Vazhdoi te degjonte mesazhet e tjera te saj dhe qeshte akoma me shume me c'do mesazhe qe degjonte.Kur degjonte kercenimet e saj, i vinte te kerciste doren ne koke. Vertete kujtonte se ishte ajo ne pozicion per te dhene kercenime? Nga pak e pak, ai ze ne ato mesazhe kishte filluar t'i futej ne zemer me shume se c'duhej, e ai nuk ishte njoftuar per asgje.

Nuk zgjati shume dhe ajo doli regjistruar, por ai e parapriu.

'Mesa duket me paske pritur mua,prandaj paske qendruar kaq vone zgjuar' vazhdonte ta provokonte dhe si pergjigje, mori vetem nje naten te thate, pa asnje simbol apo dicka tjeter. 

Te puth kudo, luledielli, te puth ne imagjinate.

Une ndoshta, te puth vetem ne buze.

Pergjigja e saj beri qe c'do situate e ketyre diteve, te zbehej tutje,v etem buzeqeshja te mbizoteronte ne fytyren e tij dhe per nje moment,i shte gati t'i shkruante te dua, por e dinte thelle brenda shume mire qe ishin thjesht emocionet e momentit, nuk ishte e vertete.

Mjafton vetem buzet

U mbyll aty biseda duke ia lene Xhonit te shikuar dhe duke u shtrire dhe Kleora me nje buzeqeshje te cilter ne fytyre. Kush do e dinte se vetem disa mesazhe, do ndriconin naten e dy personave.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now