Kapitulli 14

1.5K 125 8
                                    

'Se keni problem besoj qe Klea ta marre pushim diten e sotme?Te kthjellohet pak' e quajti ate Klea, sepse Kleora nuk kishte force ta therriste. I kerkoi mesueses se saj ta merrte nga shkolla kete dite.

Ishin ulur ne nje stol ne park,ishte e habitur qe ai kishte pranuar te ulej ne nje stol me te ne ate park lodrash. Dukej si nje djale normal, epo normal ishte, por jo puna qe bente.

'Me thuaj pse' terhoqi ai vemendjen e saj teksa veshtronte pemet perballe, qendronte i ngrire me duart ne xhepa. Zeri i vinte i mbytur nga bllokimi i gojes prej shallit, asaj i vinte t'ia hiqte menjehere prej qafes, asnjehere nuk kishte mundur t'ia shihte ate dreq fytyre sic duhet.

'Per cfare?' ktheu koken ajo nga ai,por ai vazhdonte te kishte vemendjen te parku,nuk e ktheu asnjehere koken per te veshtruar ate.

'Perse e lejove veten te ndikonte aq shume frika ne c'do aspekt te jetes tende?' 

Asaj i vinte te qeshte prej pyetjes se tij, ne ato kohe zie shpirti, asaj i vinte te qeshte. Ishte ajo e cila qendroi e heshtur ne keto momente, priti disa minuta duke veshtruar dhe ajo parkun. Femije plot duke luajtur, e asaj i dhimbte aq shume qe femijeria nuk mund te kthehej me. Ku problemi me i madh ishte se mos lagej nje arush, e jo se kishte jeten ne rrezik.

'Se mos kisha zgjedhje' nxorri fjalet nje nga nje ajo nga ato buze te thara nga i ftohti. Ajri i ngrohte dilte prej buzeve si ndonje tym i turbulluar. 'Se mos kisha zgjedhje te vendosja a do ndikonte tek une apo jo. Nuk eshte e thjeshte te dish se neser do te te perdorin, te te prekin me duar te ndyra, e ti s'mund te besh asgje, sepse ne kete bote, njerezit si une, femrat si une, s'kane fuqi. Nuk i lejojne te kene fuqi. Ti me sigurove qe nuk mund te me beje asgje, por une ty s'te njihja. Akoma s'te njoh. Nga ta dija une qe ti nuk kishe per te me shkaterruar diten tjeter? Te me fitoje besimin dhe diten tjeter ta gjeja veten larg familjes, ne mes femrash te burgosura e te ndyra ne menyrat me te ndryshme. Ju..ju shihni vetem nga perspektiva juaj, ndjeni realitetin nepermjet eres se parave,rruget e urat drejt suksesit ju formohen vete,por e verteta eshte nuk ndjeni asgje. Nuk shihni asgje. Ti kurre s'mund ta imagjinosh se c'ndjeva une te shihja veten ne rrezik ate dite,s e vertete kisha monotoni, po tani qe e rikujtoj,do kthej gjithcka mbrapsht per ta patur ate monotoni te bezdisshme.Ju kurre nuk mund ta kuptoni si te vret vete zemra jote nga frika,nga ankthi se ke lindur per te jetuar nje jete normale e te vdesesh kur te te vije koha,e dikush te ta shkermoqe jeten ne caste sekondash. Ju shihni vajza me lote ne sy, po nuk shihni dhimbjen. Shihni friken ne sy, po nuk shihni se sa grumbull ndjenjash tjera te frikshme jane brenda. Sepse juve ju drejton paraja, ne na drejton shkolla, rruga drejt shtepise. Nuk e di ti sesi do ndiheshe te te priste nje perdhunues a trafikant gati per te te ngulur thiken ne zemer, metaforikisht, se ku ta gjeja te ma ngulte me te vertete! Ti je perfshire ne ato pune, ku e bejne femren te deshirojne vdekjen me teper se te shohin driten e diellit, me shume se te kthehen serish ne shtepi. Nuk deshiron njeri te kthehet ne shtepi si nje lecke e perdorur, se i ka ikur funksioni, i ka ikur e ardhmja. Bravo u qofte atyre qe te pakten te trafikojne per te te cjerre jashte organet, me mire te te vdesin perpara e me pas te bejne c'te duan. Rendesi ka mos t'a ndjesh,se po e ndjeve dhimbjen brenda ne shpirt,je i mbaruar'

Buzet e tij ishin shkeputur nga njera tjetra ne forme habie, kishte ngelur pa fjale, e para here ku fjalet e kishin vrare, e kishin bere te derdhte lote nga brenda, jo nga jashte. Te ndjente dhimbjen e dikujt vetem nepermjet fjaleve, fjaleve qe ai kurre nuk i kishte vleresuar.A jo serish nuk e la te fliste,vazhdoi akoma me teper.

'E me thuaj ti,si te mos ndikohesha une,mos te rrezohesha nga mesimet e te mos largohesha nga te gjithe, te mos me thahej fytyra si ndonje kufome, e te mos ecja sikur me kishin pushkatuar, kur ti, nje trafikant me qendronte te koka per te me bere keq. Kur c'do nate kur flija, nuk shihja endrra normale si tere njerezit, madje as nuk flija, po e kisha tavanin si ndonje projektor ku me shfaqeshin te gjitha demtimet e plagosjet qe mund te me jepnit ju. Jo vetem ti, po ku ta di une se sa shume burra mund te jeni te futur ne ato pune. Te perdoresha nga secili prej jush, e ti me thua pse lejova te ndikohesha? C'rendesi kane notat, shoqeria e fytyra kur ju gjithsesi do me largonit nga jeta ime normale? C'me duhen notat kur ju do me nxirrnit per prostitucion, c'me duhet shoqeria kur ju mund te me vrisnit duke me nxjerre organet jashte, e me thuaj c'me duhet fytyra kur ju do ju duhej vetem trupi im per eksperimentet tuaja?' lotet e saj dukeshin qe ishin formuar ne sy, era e forte qe shetiste ishte gati pothuajse t'ia thante neper faqe, por ajo vazhdonte te nxirrte me shume lote. Ktheu koken nga ana e kundert e tij, nuk ishte ne gjendje ta veshtronte ne keto momente, as per disa dite. Nderkohe ai uli koken dhe mbylli syte. Ferkoi disa here fytyren me duar, e per here te pare hoqi shallin duke zbuluar mjekren e buzet. Keq per Kleoren,nuk arriti ta dallonte ate qe deshironte, ta shikonte ate te zbuluar. Duke qendruar menjane tij, nuk kishte si ta dinte.

Ashtu qendruan pothuajse per 10 minuta, te heshtur, qetesi ne ate ambient te hapur. Shume zhurme perreth po ata nuk degjonin asgje pervec eres qe fershellinte.

'Shpresoj mos te te ndikojne ty fjalet e mia tani' me kete fjali e la te vetem ate aty dhe u largua as pa e veshtruar e pa i thene asnje pershendetje te fundit. Xhoni qendronte akome ne ate pozicion,duke veshtruar pllakat kesaj rradhe,i ngrire e i menduar.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now