Kapitulli 35 (Fund)

3.2K 156 82
                                    

Lehtshem hoqi pantallonat e saj dhe i flaku mbi komedine, po ashtu beri dhe me bluzen. Eci drejt dollapit dhe nxorri fustanin e saj te tejdukshem te gjumit, u pa dhe njehere te fundit ne pasqyre, te enjturat po zhdukeshin ngadale. Keto jave e kishte marre veten duke u ushqyer bollshem e duke levizur paksa. U shtri ne krevat dhe mori telefonin ne duar.

Ai xham e kishte bekuar Xhonin. Me ne fund karfica qe mbante ne xhep iu fut ne pune, dhe imagjinata e tij doli ne drite madje me e zbukuruar, nuk ishte i dehur, aspak. Ose jo, shume. Absolutisht i dehur per te, ishte me keq se alkooli.

Priti sa te mbyllte syte, por dreqin, ajo vajze dinte vetem te qendronte ne celular. Aty, si nje rrufe e goditen mendimet. Perse duhet te qendronte ne celular ne ate ore te nates, me ke fliste? S'e kuptonte se sa lehte shkallohej, e serish i dukej vetja i zgjuar. Harronte se c'kishte hequr muajin e kaluar per te qene e gatshme te fliste me djem. Gati te trokiste xhamin e ti terhiqte vemendjen, gjithmone humbiste mendjen dhe vepronte si nje femije. Ajo nuk dinte asgje, ajo nuk priste asgje, ajo s'ia kishte idene qe ai ishte kthyer per te. Por kesaj rradhe ndaloi, nxorri telefonin dhe e dergoi ne whatsapp, nuk pertoi ti shkruante.

Ca po ben?

Priti te kthente pergjigjen, kaluan dy-tre minuta. Oh, tani ishte gati ta godiste xhamin, jo vetem te trokiste. Ajo qendronte ne celular e atij i vononte mesazhin? Kaq i parendesishem ishte? Serish harronte se c'i kishte shkaktuar keto muaj, s'mund ta zhdukte traumen aq lehte dhe t'i pergjigjej sikur asgje nuk kishte ndodhur.

Kur veshtroi ate njoftim prej tij, zemra gati sa nuk i ndali. Perse ishte kujtuar per te, perse ia bente me te veshtire te merrte veten? Me ne fund qe po perpiqej te harronte kujtimin e te mamase e te vellait tradhetar, ai rikthehej per te shkaterruar gjithcka.

Xhon? Do fle,naten.

Pa shume shpjegime dhe ftohte fare, i beri dalje kete nate. Xhoni betohej se neqoftese ajo nuk e fikte telefonin ne keto momente e te shtrihej vertete per gjume sic i kishte shkruar, do bente gjemen.

Sikur Zoti e kishte degjuar, ajo la celularin menjane dhe rregulloi pozicionin e saj te gjumit, duke ngritur nje kembe dhe tjetren e zgjati.

'Ti sikur i hap kembet qellimisht' pershperiti me vete Xhoni. Priti dhe ai nja dy-tre minuta sic kishte bere ajo, dhe pa bere zhurme, perdori karficen e tij. Ashtu sic ishte mesuar, arriti ta hapte, me kujdes lehtas e shtyu dritaren per te futur trupin e tij brenda ne dhomen e saj te vogel.

Qete eci drejt krevatit, rreshqiti gishtat nder floke, zakonin e tij dhe ngriti lehte carcafin me te cilin ajo ishte mbuluar, u peshua ne krevat ne ate pjese te vogel qe kishte lene bosh, meqenese ajo ishte hapur shume si pozicion e krevati ishte tek.

Nje dore e ngrohte rreshqiti ne stomakun e saj dhe nje fryme e ngrohte u leshua ne qafen e saj. Zemra e qete sic ishte, u zgjua dhe filloi te rikthente menyren sesi dridhej kur frika e perpinte. S'mund te rikthehej serish si ne ato kohe, s'kishte fuqi te torturohej serish ne ate menyre. Shtrengimi pas nje trupi nuk e beri te ndihej me mire.

'Mos guxo here tjeter te vonosh mesazhin' pershperiti ai ne qafen e saj te zbuluar . E shtrengoi me fort prane, dhe me doren e lire shetiti nja dy gishta ne qafen e saj te bute. 'Degjove luledielli?' lehte puthi pjesen e zbuluar anash te qafes se saj dhe dritherimat e pushtuan. E dinte mjaft mire kush ishte, e kush e therriste luledielli.

'Perse je kthyer serish?' ai e perplasi me fort prane vetes dhe e ktheu perballe tij.

'Sepse nuk jam gati te te le te shkosh' fryma e tij perplasej ne buzet e saj.

'Jam e vetme, pa askend, ti mund te besh c'te duash' syte e saj paraqisnin frike, gati per te lotuar.

'Shh,sdo te bej asgje' e qetesoi ne pak sekonda ate. 'E mendoj se duhet ta dish qe, mamaja jote shiti veten per te te mbajtur ty jashte rrezikut, por isha une ai qe theu premtimin e te rrembeva kur kuptova qe Samueli ishte vellai yt. Nuk je vetem' buzeqeshja e tij u afrua prane buzeve te saj, lajmi qe sapo kishte marre prej ishte lajmi me i lumtur qe mund te kishte marre keto muaj. 'Eshte ne dhomen matane, e qete me ne fund, e hoqa nga ajo udhe, si c'te premtova dikur'

Syte e saj shendrisnin nga gezimi, nuk kishte fjale c'ti thoshte. Per pune minutash cdo masaker e tij u zhduk, u fik prej kujteses se saj. Me ne fund ishte e lire prej mendimeve vetevrasese.

Ajo kaloi nje kembe ne belin e tij duke e provokuar te fliste.

Xhoni shetiti duart ne fundin e fustanit te saj dhe futi duart poshte, duke ia ngritur fustanin e duke cekur shpinen e saj te zbuluar tashme. Papritur preku buzet e saj e me ne fund pas kaq shume javesh shoi deshiren e tij per t'ia cenuar buzet e saj ne menyren qe ai deshironte. Per ta ndjere dhe njehere te vetme, kesaj rradhe ta bente vertete te tijen me deshiren e saj. Papritur duke habitur dhe ate, u hodh prej krevatit ne kembe duke e marre dhe ate me vete teksa e shtrengonte. E hodhi serish ne krevat, shtrire perballe tij, ajo u tremb. Akoma nuk ishte gati per te kuptuar deshiren e saj per te. U frikesua mos ai do te ndryshonte si ate nate, ta prekte pa lejen e saj, por veprimet e ardhshme te tij e konfuzuan. Ai mori rrobat saj ne duar dhe ashtu sic ajo ishte shtrire filloi t'ia vishte.

'Do shkojme ne apartamentin tim' ne pune minatush u gjenden atje me makinen e Xhonit. Serish u perball me aromen e mbytur te apartamentit te tij te pafunksionueshem. Ai e kapi prej dore dhe e shpuri perballe deres qe ai i kishte thene te mos e hapte asnjehere. E meritonte te dinte c'kishte brenda meqenese kurre nuk i kishte thyer rregullat e tij.

'Hape' i dha lejen e ajo pa pritur shume, ate beri. Pamja e dhomes ia perplasi serish ne fytyre momentet kur Kleora mori veshe se ai kishte nje femije. Nje dhome foshnjeje, e zbukuruar, e vetmja dhome e cila mbane arome te fresket dhe pudre. Ishte ne ngjyre roze, ne mure ishte shkruajtur emri Kleora. Buzeqeshi. Ne njeri divan ishin shtruar rreth 10 valixhe e shkoi drejt tyre per te pare c'kishin ne to.

Para.

Mijera para. I dridheshin duart, u trondit. Hapi me rradhe te gjitha valixhet e ne te gjitha kishte para.

'Por ti...ti nuk kishe para, prandaj merreshe me mua' vetem nje buzeqeshje i leshoi Kleores dhe Kleora e kuptoi qe kishte qene vetem nje justifikim i zgjuar i tij. Qetesia mbizoteroi per disa minuta, deri ne momentin kur ajo shpuri syte tek ai dhe iu afrua prane.

'Me thuaj vertete perse u riktheve' donte me ngulm te dinte pergjigjen, ose te degjonte dicka qe priste me kohe ta degjonte nga buzet e tij, ose vetem nje shenje. Te jepte vetem nje shenje e gjithcka do ta harronte duke qene e celur serish. Neglizhoi t'i jepte asaj menjehere pergjigjen pa e perqafuar ngrohte se pari, te thithte dhe njehere aromen e humbur te saj. 

'Je e pashmangshme...'

F            U               N                D

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now