Kapitulli 27

1.6K 116 19
                                    

Kishte dite qe nuk ishte futur ne dhomen e saj, dite qe ajo qante me kersheri, dite qe nuk fuste asgje ne goje. Nuk e dinte nese qante prej fjaleve qe kishin dale prej gojes se tij pasi e kishte zbuluar kush ishte, apo vete zbulimi i tij. Vetem qendronte e kerrysur ne krevat dhe tundej me syte e enjtur e rrathet vjollce poshte tyre. Por ai nuk dinte asgje si ishte shnderruar ajo, pasi krenaria e tij nuk lejonte qe ta veshtronte serish ne sy ate, motren e atij perbindeshi. Perbindeshi i cili ngrohtesi i falte vetem motres se tij dhe te tjereve ia copetonte jeten. Ne nje ane, ashtu ishte dhe Xhoni, por nuk e dallonte.

'Dergoji ushqim te lutem' syte e tij te skuqur nga pagjumesia ishin gati te lotonin, por ai duronte. Si gjithmone, per gjithcka, ai duronte.

'Ajo ka plot ushqim' me nje fjali te shkurter u be gati te ikte.

'C'the?' ndaloi kur degjoi Xhonin te interesohej me teper.

'Ka plot ushqim' perseriti dhe njehere i bezdisur, ne kete pune, askush nuk kishte vend per sherbetor, t'i dergonin ushqim nje vajze qe ne boten e tyre nuk supozohej aspak ta mbanin me te mira.

'E degjova!' bertiti Xhoni i irrituar kur lexoi ne syte e tij shikimin e bezdisur. 'Dua arsyen si ka mundesi qe ka plot ushqim?' aq shume sa arrinte ta trembte ajo vajze me bemat e saj, askush s'mundte.

'Nuk ha, ka dite qe nuk ha, eshte thare eshte bere kocke e lekure, as ujin nuk e ka prekur, nuk e di si arrin te mbijetoje ne ate menyre, vetem rri mbledhur duke u tundur, do i jete shkaterruar shpina' shpresonte me kete pershkrim ta linte te qete te largohej. Por mendja e Xhonit lodronte diku tjeter, s'besonte se kishte pershkrim tjeter qe mund t'ia thyente zemren ne kete lloj, pas asaj qe degjoi, sikur i teri shpirti iu therrmua ne toke.

Si gjithmone pasi pendohej,vrapoi drejt dhomes se tij pa harruar se veni masken qe tashme nuk mbronte asgje.

As hapja e deres nuk ia terhoqi vemendjen asaj. Kleora vazhdonte te qendronte si e pushtuar ,e burgosur, e shkalluar.

'Kleora..' si nje e shtene ajo pike loti prej syve te tij ra ne toke. Si e shtene ishte dhe ai emer te dilte nga buzet e tij per veshet e saj. Per here te pare pas kaq shume vitesh lotet e tij arriten te cliroheshin nga ata sy te eger qe nuk arrinin t'i plotesonin deshiren as vetes. Ishte ajo qe nga veprimet e bente Xhonin te ndihej per here te pare pas kaq shume vitesh gjithmone. U afrua prane saj dhe i preku shpatullen e saj te ftohte, trupi i saj ishte kthyer ne nje nuance vjollce nga i ftohti, qendronte serish si diten qe e kishte lene aty, vetem me te brendshmet e siperme dhe fundin e saj te holle qe nuk i jepte aspak ngrohtesi.

Sapo preku shpatullen e saj, nje e uleritur shpetoi prej buzeve te saj. Nuk ishte e trembur aspak, ishte si nje ulerime urrejtjeje. Prekja e tij u ndje me keq se diten kur u rrembye. Dhimbte me shume te kuptonte se ishte Xhoni, e kishte gabuar. Nuk ndjente me aspak siguri prane tij.

'I poshter qofsh Xhon!' ngriu ne vend kur degjoi ate te permendte emrin e tijajo e kishte zbuluar. U step kur ajo uleriti si nje kafshe aq fuqishem. Ta dinte qe te merrte vesh se ishte ai, do i dhimbte me shume se prekjet e pista te trafikanteve, do bente gjithcka qe ta largonte prej atij rreziku. Por ai ne fillim mendoi per veten, duke harruar se ajo kishte zene nje vend te mire ne zemren e tij dhe nese lendohej ajo, gjunjezohej ai. Lotet e saj digjnin ne lekuren e saj por dhe ne shpirtin e tij. Po ia godiste me sepate ate shpirt te gjymtuar, te sakatosur. Ishte e kote te qendronte i ftohte me ate maske ne fytyre, e shporri tutje, shfaqi fytyren e tij te vertete dhe ajo e veshtroi tere peshtire. Lotet vazhdonin t'i rridhnin si nje ujevare e ne ate moment, Xhoni u gjunjezua para saj, shkeputi duart e saj prej kembeve dhe zhyti koken ne prehrin e saj duke e mbajtur shtrenguar. Kleora nuk e lejonte te qendronte me prane saj.

'Largohu!' lotet e saj rreshqisnin neper faqe dhe pikonin ne floket e tij, ai e ndjente, ato qe pikonin sikur godisnin me cekic koken e tij duke ia shperthyer. I ishte thyer zemra jo vetem kur e pa te shkaterruar ashtu, por dhe kur zeri i saj i mbytur i tha te largohej, ku nenkuptonte sa shume e zemeruar me te ishte, por dhe me veten. Sa e lenduar, e plagosur, e vrare ishte prej tij.

'Me fal luledielli,me fal' qante ne prehrin e saj si nje femije, shprehu te tere dhimbjet qe kishte kaluar nepermjet atyre loteve qe derdhte. Nuk kuptohej kush ishte demtuar me shume, kujt i dhimbte me teper.

'U ngope Xhon, e dergove me ne fund ate dreq tim vella ne spital?! Nuk me plas cfare te ka ndodhur ty, nuk me plas, une dua vellain tim ashtu sic ishte! Nuk dua ty,bdua vellain tim'bkishte degjuar gjithcka,bai e kuptoi qe kishte bertitur me shume se c'duhet kur kishte folur me meshkujt e tjere per temen e Samuelit dhe ajo e kishte degjuar qarte.

'Pusho!' berititi fort ai me nje ze te mbytur zhytyr ne prehrin e saj, shtrengoi fort kthetrat e tij ne kofshet e tij te mbante ne qetesi ate. Nuk donte me te degjonte, nuk donte me te lotonte, nuk donte te degjonte ate t'i bertiste si nuk i interesonte per te. Asaj duhet t'i interesonte per te, Xhoni e kishte ate fryme, e kishte ate ringjallje dhe asaj nuk i plaste per te. Ajo te donte me shume Samuelin sesa ate.

'Nuk e kuptoj pse u fiksove me mua. Une as jam munduar te te bej pershtypje as te kisha ndonje afrimitet me ty. Trafikant muti' fjaline e fundit e tha me teper si nje pershperime, Xhoni ngriti koken lart dhe ishte gati te fliste. Mire do ishte te mos e kishte degjuar, se kaq mjaftonte per Xhonin dhe ti permendte gjithmone vendimin e tij dhe si e shpetoi ate nga rreziku. Po ku dinte ajo se me shume zjarri i rrezikut ishte shtuar e ata te dy vazhdonin t'i hidhnin dru sa here dikush prej tyre fliste, sikur e shpetoi vendimi i Xhonit ate. Harronte Xhoni se s'ishte trafikanti i vetem ne ate qytet, te fshehur mire e me maske buzeqeshjes ishin ata, bashkepunetoret e tij. Po nuk kishte faj Xhoni,e kishte fajin Kleora, qe sapo i afrohej i shkreti djale humbiste trute. Syte e saj tregonin se sa e lenduar ishte.

'Dhe te perfundoje rrugeve te Italise si prostitute? Te te qinin dite e nate, per nje cope 20mije leke? Se mos do kishe zgjidhje tjeter. E prape guxon te me kthesh fjalen sikur se di ti qe me nje llaf goje, te sjell makinen e zeze ketu para dhe te gjeje vend ku te futeshe ti pastaj. Te te perdhunonin mire e mire ne makine, e te te hidhnin ne ndonje kanal e ta shihje me driten e syve ti. Kam faj une qe te kam dhene kofidenca, te kam puthur e prekur' ngeli e shtangur mbas tere atij fjalimi te leshuar prej gojes se tij. Buzet e saj u shkeputen nga habia. Fjalet qe ajo kishte thene nuk ishin sa gjysma e lendimit e tmerrit qe ajo perjetoi ne ate cast. Xhoni e kishte tepruar. Me mire do te kishte preferuar te degjonte ndonje fjale ofenduese tipike te djemve, sesa tere keto tortura. Ajo vertete s'duhet te merrej me te, ajo duhet t'i qendronte larg, por nuk kishte asnje mundesi kur ndodhej e rrethuar me lloj lloj trafikantesh, per me teper e burgosur ne nje dhome. Tere ajo barriere mbrojtese fjalesh tani, u ca menjehere prej loteve. Ndihej e dobet para tij ne keto momente, ajo dihej, te degjonte ato fjale e te qendronte e ngurte ishte e kote. Mos donte dhe ta falenderonte?

'Jepi,me perdhuno e sakato e te shkoj me ne fund ne shtepi,s'mund te qendroj me prane nje kafshe egoiste' e keputur vendosi koken siper te tijes dhe shfryu thelle.

'Duhet te jesh krenar qe arrite te me besh dhe mua te te urrej' i pershperiti prane veshit te tij dhe ne ate heshtje te hidhur, te dy i kishte zene gjumi siper njeri-tjetrit, thyer.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now