Kapitulli 18

1.5K 112 18
                                    

'Nuk e kuptoj domethene, me beje si e vuajtur duke me thene se nuk doje me te takoheshim, e tani te shoh me nje tjeter djale perdore? Ke gjetur ndonje tutor tjeter t'ia marresh mendjen? Leri keto loja' lehtshem, i kishte kapur nofullen, pa dashur ta vriste, por te pakten ta kercenonte. As Kleora nuk ndihej e qete ne keto momente, s'mund t'i gjykonte menjehere vellain per dicka me shume.

'C'lidhje ka kjo me ty? Une mund te dal me ke djale te dua, ti per cfare me ndalon?' e kishte kapur ngushte. Tani Xhoni nuk donte as te fliste, ishte i nevrikosur, i zemeruar. Por keq nuk do i bente. Mbante veten per te ruajtur ate. I vinte inat se nje dite pasi i kerkoi atij lamtumiren, e kishte veshtruar me nje tjeter djale ne krahe. Djalin se kishte dalluar nga fytyra, sepse do e rregullonte ne menyren qe Kleora mos ta njihte me. A thua ia kishte bere prej inati duke kaluar nga shkolla e saj, t'i perplaste ne fytyre se levizte me shpejt se c'mendonte ai.

'Me duket po e harron se une s'jam shoku yt, mos me bej te te rikthej ate friken qe te dritheronte me pare. Ke harruar kush jam, ke harruar cfare mund te te bej' fitoi heshtjen prej Kleores. Kerkonte pergjigjen e pyetjes se saj dhe ne vend qe te diskutonin si dy persona te thjeshte, Xhoni e kercenonte. E vertete ishte, ai mund ta trembte dhe t'ia ngrinte gjakun e zemren, por kur s'kishte qellim ta kthente ne ate rruge, perse i kerkonte llogari me cfare mashkulli dilte?

'Ti per cfare me ndalon?' perseriti pyetjen e saj te acarte per mendjen e tij, duke ia ngrire. E veshtroi ne sy dhe priste per nje pergjigje ku vetem heshtja po e mbushte.

'Je e zgjedhura ime!' bertiti ne nje menyre qe cuditi dhe veten, s'ishte treguar ndonjehere kaq posesiv ndaj nje pergjigjeje. Te thoshte me fal, nuk ia lejonte krenaria, te ikte, s'mundej. Vetem heshtja qendronte e pashmangshme aty midis tyre jashte lokalit. Zhurma njerezish kishte plot, por nuk ia vinin re askujt. Ia hodhi syte dhe njehere Kleores dhe se c'pershperiti neperdhembe teksa i futi forcat vetes.

Tashme dora shtrenguar ne nofulla kaloi ne faqen e saj te ftohte. Perse nuk kujdesej per veten?  Kishte perplasur buzet e tij te zbuluara per here te disate nga shalli, dhe ishin te ngrohta. Ishin te ngrohta vetem per te. Ajo me syte e hapur sikur kishte veshtruar ndonje fantazme, kishte ngelur pa fryme. Por Xhonit nuk i interesonin as syte e saj te preokupuar e as njerezit gjykues te Tiranes qe pale c'mendonin ne mendjen e tyre. I dhuroi c'do emocion qe e gerryente brenda vetes ne ditet pa gjume. I dhuroi xhelozine qe nuk e pranonte. Ia percolli nepermjet atyre buzeve te ngrohta qe asaj i kishin dhuruar puthjen me te embel qe kishte ndjere ndonjehere. Shenjtore nuk ishte, e nuk e mohonte qe kishte puthur disa here, por tani qe po leshonte buzet e saj ndaj tij, po leshonte veten tek ai, ishte preja e tij. Ne c'pjese te deshperuar te mendjes  i ishte dorezuar asaj puthjeje? Po sillej sikur ai ishte nje djale normal, pa rreziqe dhe frike. Vendosi doren ne faqen e tij te bute por qimet e mjekres i ngamuan qelizat e dores ,dhe e shtyu menjane.

Nje lakim i vogel buzesh u percoll prej tij, e Kleora u konfuzua. Veshtrimi i tij ishte plot djallezi, ego dhe injorance. I pelqente hakmarrja e shikimeve. Atij i kishte pelqyer ajo puthje shume, por nepermjet atij shikimi kishte lene te kuptohej se e kishte perdorur. I vinte te qeshte, t'ia perplaste ne fytyre se ate puthje e kishte deshiruar si dreqi por me ate shikim te piste po tallej me te.

'Zbulova cfare femre je' paturpesisht i shkeli  syrin dhe per here te pare pas kaq shume kohesh, vetem nga kater fjale, ajo humbi kofidencat me ate djale. Xhoni nuk ia kishte idene qe ato fjale te pavlera kishin humbur besimin e saj, kishte rikthyer friken e meparshme. Nuk kishte nevoje per asnje kercenim, vetem nga disa fjale qe vertete ndikonin tek ajo.

Ajo u largua prej tij me hapa te avashte, e ai as nuk u perpoq t'a ndalonte apo ndiqte. Vuri kufjet ne veshe dhe kaloi trotuarin, ne anen tjeter te rruges as nuk ia hodhi syte atij.

'Kleorë!' bertiti ai menjehere sapo mori nje mesazh ne telefon, por ajo kokeforte nuk e mori iniciativen te kthente koken tek ai, nuk donte te tregohej naive. Por ai as nuk e kishte bere per provokim,ishte shqetesuar. Ne notat e zerit e tij dallohej se nuk kishte asnje qellim te keq, por asaj nuk i interesoi. Mashtrim.

'Kleorë po te them!' bertiti serish Xhoni duke mos ia vene re shikimeve te cmendura te njerezve rruges, madje dhe shoferet nxirrnin koken ne dritare teksa ngisnin makinen.

Kleora eci kembengulese, eci sa eci derisa ishte prane rruges se lagjes se saj. Te pakten ndihej e sigurt ne rruget e njohura. Siguri qe u thye ne momentin kur  ne udhekryqin qe ndante rrugen per ne shtepine e saj dhe te lagjes tjeter, vereu nje mashkull. Me veshtrimin gelltites, nuk po ecte ne aspak menyre paqesore. Kishte ngrire ne rruge e menduar deri ne momentin kur vereu te njejtin lloj shikimi ne ditet e para te saj qe Xhoni qendronte ne lokal per ta vezhguar. E kuptoi qellimin e tij.

Kembet e saj ishin te shkeputura nga truri i saj i ngrire, vazhdoi te vraponte me shpirt, tashme ndjente hapat me te shpejta se te sajat ta ndiqnin. Rrahjet e zemres i kishte pothuajse ne goje, ndjente cdo vene te trupit te ziente nga gjaku. Po vraponte si e shkare, por s'ishte vetem ajo.

Arriti te nje porte e nje shtepie e lagjes, por si per inat te saj ishte e kycur. Sikur duhej patjeter te luanin me te, se Xhoni nuk kishte luajtur mjaftueshem. Ajo nje dre i humbur ne pyll dhe mashkulli mbrapa saj si nje luan qe donte te shqyente mishin e saj te bute, te pambrojtur. Perpiqej te fshihej por ai arrinte t'ia ndiente aromen prej kilometrash te tere. Te gjeje nje vajze te bukur dhe te frikesuar ne Tirane midis plot vajzave tere vetebesim dhe te dhena vete pas parave, ishte e kote. Ishin te rrembyera nga leku, ndersa ato te trembura rrembeheshin nga ata te fuqishmit qe te shkelnin te tere mundin e qetesise ne sekonda te vogla.

Fryma i merrej dhe i digjnin organet brenda, por ai s'po ndalonte se ndjekuri ate, i ishte vene keq. Sigurisht qe nuk mund te hiqte dore nga nje pre qe ia kishte vene syrin qe ne momentet e para. Do fitonte nje te palluar me Marian per kete nder, e me rast festash do pallonte dhe nxenesen e pambrojtur te Ismail Qemalit.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now