Kapitulli 5

1.8K 135 40
                                    

Zilja e celularit kur binte papushim, i dukej si ndonjë termet. Qëndronte e ngurtësuar duke e vështruar celularin sikur do të dilte ndonjë përbindësh e t'a përpinte të tërën. Ashtu e ndjente veten në ato momente, të rrezikuar, e përbindeshi ishte shkruajtur në ekran Maria. Pa njëhere veten në pasqyrë, ajo e rrezikuar? Kur ndodhi në një fragment casti nga një monotoni e rëndomtë dhe tashmë të merrte thikë nga shtëpia? Askush nuk e vlerëson qetësine e tij sa e bukur është monotonia deri në momentin kur vorbulla që mund të të corodisë jetën e pret jashtë shtëpisë, duke e kthyer atë monotoni, në cdo ditë nga një frikë të re.

'O ma, po bie Maria' mblodhi forcat të bërtiste, ashtu me shkumë në flokë, mamaja nuk përtoi të dilte menjëhere nga dushi e të vraponte tek e bija. Për herë të parë arriti të kuptonte ndjenjat në shikimin e të bijës, ose thjesht e bija nuk e dinte që arrinte ti fshehte ndjenjat e kujtonte se ajo nuk i lexonte. Frikën dinte mirë mos t'a fshihte, e tregonte qartë. Kleora i hodhi një shikim të ëmes dhe i zgjati telefonin. 'Na foli ti' priste e trembur aty. U bërtiste me mendje, se i kishte refuzuar dhe ata vazhdonin luftonin. Po në këtë botë nuk ta kërkon kush mendimin, të pyesin herë të parë për respekt,e nëqoftëse është mohim dhe i shkelet egoja, vazhdojnë deshirën e tyre, se si të ishte dëshira jote ose jo, s'ka rëndësi, njerëzve do u dali se s'bën e veta, të padrejtët janë të destinuar të fitojnë.

'Alo? A ke ofertë?'

Kaq duhej që frika e Kleorës të kthehej në bezdisje kundrejt mamasë.

'Seriozisht e ke?' iu drejtua mamasë me zë të ulët.

'Kam, kam. Si ke qene? Ca ben aty ne shtepi,dil ndonjehere dil. Cupen aty e ke? Se dua te sqaroj ca gjera' e ëma ktheu kokën nga e bija, por Kleora vetëm sa hapi sytë.

'Jo! Jo! Jo! Thuaji është te Hajria, thuuuaji!'

'Po këtu është, këtu. Ja të ta kaloj' Kleorës gati sa nuk i ra të fiket. Po sikur ta përgjonte djali i poshtër që vështronte në lokal? Jo, korrigjoi veten, ai nuk dukej i poshtër. Pak i frikshëm, por jo i poshtër.

'Zemër, si je?'

'Mii-mi-mirë me mirë' i dridhej zëri dhe shtrëngonte sirtatin pranë. Të ndërpriste telefonatën do ishte gjëja më e mirë që mund të bënte tani, por imagjino të acarohej e të rrezikonte veten më shumë.

'Shiko sa për atë punën e kafes, ti që pe atë djalin, mos u shqetëso shpirt, është shoku i Mondit, nuk kishte punë me ty'

'O zemreee' dëgjoi një ulërimë të vogël përtej zërit të Marias, zemra gati sa nuk i ndali. E dinte shumë mirë që ajo fjalë i ishte drejtuar asaj. Nëse do e luante Kleorën si marionetë, dhe ajo do të tërhiqte fijet nga vetja.

'Ou? Po pse ishte dje prapë aty ai?' ngjasonte naive që tregonte cfarë shihte e dyshimet e saj, por e kishte thënë me qëllim. Ia bëri me shenjë mamasë të qetësohej.

'Oh, Xhon djaloshi?' u dallua dyshim në zërin e Marias. 'Po do ketë pasur ndonjë punë me ndonjë mik aty rrotull edhe pse më tha se e kishte të mbaruar' dallohej një nuancë zemërimi në zërin e saj. Emri që ajo kishte përmendur mjaftonte. Mjaftonte që në moment të riktheheshin kujtimet e asaj pasditeje atë ditë kur kishte qëndruar Maria. E kishin përmendur nja dy-tri herë një djalë që i fillonte emri me Xh, tani po që e fiksoi. Pra ai ishte Xhoni? Xhon djaloshi që nuk kishte para e s'kishte bukë të hante, rrinte lokaleve e i fuste tmerrin gjimnazisteve të 'Ismail Qemalit' vetëm me një vështrim. Kush do e dinte që pas një djali aq serioz e moskokëcarës, do fshihej mëshira e të kërkuarit për ndihmë e para. Ku e kishte të zgjedhurën e Marias? Përse qëndronte në atë lokal dhe vështronte atë sikur do e përpinte të gjithën, përse i bërtiste Marias kur kishin mbaruar punë bashkë?

'Nejse po e mbyll njëherë se kam ca punë, mi bej të fala mamit' zëri i saj i ëmbël ishte shndërruar në të egër. Mjaftonte të dëgjonte fjalët e Kleorës, ndonëse të padjallëzuara, ishte e bollshme që të bënte Marian t'i ikte truri. Rëndësi kishte që nuk ishte e acaruar me të, frika i buciste si ndonjë thikë e mprehtë brenda në zemër.

'Ti mor plehrë dreqi më rrije më bërtisje mua në mes të rrugës si skizofren se nuk të pelqente vajza e tani i rri mbrapa si manjak. Po c'i thua zemër në telefon njëherë?'

'Qetësohu moj zemër, unë manjak jam' tallej ai me të përballë syve. Qejf kishte t'ia cirrte nervat një e nga një ashtu me fjalët e tij irrituese.

'Në mos i thënca Maksit shikoje!'

As ajo s'është se e merrte me të mira, mjaft ia testonte atij durimin. Gjithsesi ai vazhdonte të ishte i qetë, djalosh djalosh, por dy fije tru i kishte. Të tallej e të ironizonte dinte mirë , gjaknxehtë ishte, por në momentet e duhura, jo me punë të tilla si Maria.

'Po Maksi kë do dëgjonte, ty prostitutën në këtë mes apo mua tutorin?'

'Tutori i syve që të hidhen! Si je tutor ti, duke qëndruar e vështruar në sy vajzat e botës, tutor muti! Unë me të vërtetë jam prostitutë, po në dhjetë vite që kam unë këtu, më njeh mua më mirë se ty. Ty palaco fëmijë!'

Jo, se kishte inatosur aspak me fjalët ofenduese, as me epitetin fëmijë, nuk i interesonin ato fjalë. Nuk e vrisnin fjalët, epo jo deri tani. Nuk kishte dalë ndonjë i zoti ta godiste aq thellë me plumb fjalësh. Ajo që e kishte frustruar ishte përmendja e shikimeve. Maria s'duhet të ndërhynte aty, asnjëherë nuk duhet të përpiqej të përmendte vështrimet e tij, sidomos me një vajzë.

'Më bërtit dhe njëhere për punën e asaj vajze dhe shikoje ku do të të fluturojnë ato dhjetë vite punë' ndoshta ajo fjalët e Xhonit në këtë moment do i kishte marrë si pune të mbaruar me Kleorën, do ta linte të qetë meqënëse s'po e përdorte. Kjo nuk e pengonte Marian t'i thoshte dikujt tjetër.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now