Kapitulli 32

1.6K 112 26
                                    

Te gjithe do te ngeleshin me goje-hapur po te veshtronin masakrat qe Xhon djaloshi kishte ushtruar mbi te. Te cilesohej Xhon Mekatari, Zemerligu do ishte qindra here me mire. Sesi nuk i dhimbte ajo zemer kur duart e tij e renda godisnin lekuren e saj te bute tashme te vyshkur. Madje godiste ne pjeset ku e kishte gjuajtur njehere, ku e kishte ngjyrosur vjollce trupin e saj. Me atij Kleora nuk kishte c'ti thoshte, duronte, me buzet e gjakosura dhe trupin e perdorur qendronte e pambrojtur ne duart e tij.

Ishte bukur per aq kohe sa zgjati, ajo buzeqeshje e cilter e tij e cila ia donte vertete te miren, tashme rralle e kur ia shihte buzeqeshjen, ngjasonte djallezore, ironike, zullumqare.

E vetmja dite kur ajo po qendronte vetem ne dhome pa pranine e tij, e sodiste e vetmuar ngado.

Hapi sirtaret prane dhe u ndesh me dokumenta, fotografi e nje kuti te vogel. Dokumentat nuk i interesonin, kapi fotografite ne duar dhe u ul ne krevat, nuk e dinte a Xhoni e kishte kycur deren e saj apo jo, te pakten kur ai te vendoste celesin ne dere ,te conte fotot menjehere ne vendin e tyre pa e dalluar ai, ose perndryshe, do e torturonte.

Kalonte ne duart e saj te ftohta fotografite nje nga nje, ishte ai kur ishte adoleshent mesa dukej. Nuk ia vlente me te humbej ne syte e tij kur veshtronte ato fotografi, vertete kishte folur me shume se c'duhet, por ia e kishte tepruar, e kishte sakatuar ate si femer.

Papritur ne nje fotografi doli ne dukje dikush tjeter, nje femer. Nje vajze shtatezane e lezetshme, kishte nje buzeqeshje qe c'do vajze do ia kishte zili, por Kleora as nuk kishte ndermend te shqyrtonte fytyren e saj tani. Pa mbrapa fotografise por nuk kishte ndonje te shkruar. Po ashtu nje fotografi tjeter ku gjendej Xhoni me duart vendosur ne belin e saj ,kesaj rradhe mbrapa fotografise, ndodhej nje shkrim. Buzeqeshja e tij e gjunjezonte ne toke tashme qe me nuk ia veshtronte me sy, e ajo ishte nje prej arsyeve qe ia kishte shuar ate buzeqeshje tashme te rreckosur. Humbi mendjen e shikoi serish ne shkrimin mbrapa.

Kleora jone 6 muajsh.

Nje lot rreshqiti dhe pikoi ne fotografi, pikerisht ne barkun e vajzes simpatike. E la tutje ate fotografi dhe me panik filloi te shikonte me shpejtesi te gjitha fotot qe kishin bashke. Foto ku ishin duke u puthur, me shoqerine, ne natyre, te lumtur, te buzeqeshur, ne festa, ne shkolle, ne Tirane, ne vende te ndryshme. Ata ishin gjithmone bashke, madje ne disa foto me nje person tjeter prane tyre qe akoma nuk kishte  lindur. E kuptoi menjehere perse ai sillej aq mire sapo mori vesh emrin e saj, i kujtonte dike, nje person qe e kishte adhuruar me tere shpirt qe kur te vinte ne jete do i kushtonte gjithcka. Jo se ajo ishte e vecante per te, thjesht emri e kishte bere ta shpetonte. Ne shpetim mund te thuhej tani qe shkaterroi gjithcka. 

Shkoi drejt sirtarit serish e futi te tera fotografite pervec asaj qe la menjane. Kapi ne duar dokumentat, kerkonte per ndonje ku mund te verente emrin e saj dhe menjehere i ra ne duar nje tille.

Pranimi i varrimit te nje femre shtatezane. Aty u thye, sa i dhimbte asaj qe nuk e kishte asgje,jo me ai qe ndoshta e kishte dashur me shume se veten. Te mos vdiste vetem ajo qe ia kishte celur shpirtin, por dhe nje jete qe ndoshta mund ta kishte shpetuar nga shume rruge. Nese ato do te ishin gjalle, Kleora mund te ndodhej ne shtepine e saj tani, prane mamase e Samuelit, pa asnje shqetesim e problem.

Po ndihej keq, i perhumbi te gjitha plagosjet qe i kishte dhene keto dite, po i vinte vertete keq. Ndoshta me te vertete kishte bere gabime ne gjimnaz, duke rene pre e cdo fjale te bukur qe djemte i thoshin e kjo solli qe ta cilesonin kurve, por pas disa kohesh ajo kuptoi gabimin. E Xhoni nuk e mori parasysh aspak, por e cilesoi dhe vete te tille. Kurve vertete, por me shume se c'interesohej ajo per Xhonin edhe pas masakrave qe ai i kishte bere, nuk ishte askush tjeter aty qe ia donte te miren. La dokumentet brenda ne sirtar dhe iku te shtrihej ne krevat me fotografine ne duar.

Kaluan disa ore e ndjeu deren te shkycej, nuk levizi nga vendi, as fotografine nuk e fshehu, e shtrengoi ne duart e saj te vyshkura e te vrenjtura nga te enjturat, ne pak sekonda ai u gjend brenda ne dhome duke futur bashke me te dhe auren negative. Kur pa fotografine ne duart e saj, trupi filloi t'i dridhej duke percjelle te gjitha klithmat e rrahjeve te zemres .Ne keto momente s'dinte as si ta demtonte, s'kishte fuqi kur rikujtonte serish ato caste.

'Ti!' nuk kishte c'te fliste, c'te thoshte, nuk i vinte asgje ne mendje, as nje e share madje.

Kleora u ngrit lehtas nga krevati dhe iu drejtua atij, ai ngriti doren menjehere gati per ta goditur me force por trupi e saj e pengoi kur u perplas ne kraharorin e tij. I dhemben shume plaget e te enjturat ne trup, por nuk i kushtoi vemendje. E perqafoi ate me pafajsi edhe pse ai qellimet i kishte te keqija mbi te. Nuk ia kthente aspak te keqen sic ia bente ai. Madje, i falte miresi,s e vetem po te sillej mire me te e veten do ndihej mire, clirim tjeter s'kishte.

Shtrengimi i ngrohte i saj uli lehtas doren e tij qe kishte planifikuar te godiste ate.

'Me fal' pershperiti Kleora zhytyr ne kraharorin e tij dhe ai e ndjente bluzen e tij te holle te lagej  nga lotet e saj. S'kishte asnje ide c'te bente .Qendronte i ngurte aty ne mes te dhomes e nuk perpiqej as te rrethonte duart rreth saj per t'ia kthyer ate perqafim. Akoma fajesonte ate qe ishte e motra e nje perbindeshi. Ndjenjat ia kishte vrare qe ne momentin kur kishte kuptuar qe ishte vellai i saj, s'kishte c'te bente, kerkonte zakoni.

Kur merr gjak,pastron gjak.

'Me fal Xh-Xhon' pas aq shume ditesh degjoi me ne fund emrin e tij te kapercente buzet e saj. I kishte munguar ajo, e vjetra ajo, e buta ajo. I mungonte vetja, pjese e vetes e cila ishte fisnik, i qete, zemerbute.

Vendosur ne nje udhekryq, neqoftese duhet te vazhdonte te mbante zemren e tij te ngurte,a po te vinte cekicin e shkolavitjes ne pune per t'i thyer ato pjese te ngurta.

'Ishte ai,yt vella'

'Im vella cfare?' zemra rrihte ashper kur degjoi te fliste per vellain e saj. Nuk donte te degjonte asgje te keqe per vellain e saj, s'mund te ndryshonte pershtypjen e heroit per te.

'Ishte ai, perbindeshi qe ti perqafon e shtrengon naten per te te zene gjumi e sigurt, ai qe pasi largohet nga shtepia vret femrat qe kurre s'kishte mundur t'i kishte ne dore, duke i goditur me arme. Duke shtene dhe ato qe mbanin nje fryme tjeter brenda vetes. Pse me ben te shkrihem para teje duke te te treguar gjithcka? Ishe mire e paditur, e vuajtur e duke qare nga dhimbja e plageve dhe grushtave te mi. Me habit,me ke habitur gjithmone. Sa here flije gjume, dridheshe, e me pas shtrengoheshe pas meje, mesa duket ne gjume harroje c'te kisha bere. E kur zgjoheshe ne mengjes, largoheshe sikur une te digjia, te perveloja, sikur une te kisha afruar pas vetes. Une cdo nate, perpiqem te largohem prej teje, nuk mund te pranoj miresine e dikujt qe kam vrare. Do pyesesh perse te kam lenduar aq shume per shkak te disa fjaleve. Nuk doja te degjoja fjale te liga dhe prej teje, perpiqesha te harroja faktin qe ishe e motra e tij, e me ato fjale, ti ngjalle zemerimin te une. Po naten kur afroheshe e paditur prane meje, kuptoja se une ty me pare s'te kam mbajtur prane per shkak te emrit, te kam mbajtur prane se kisha rene brenda'

E Pashmangshmeजहाँ कहानियाँ रहती हैं। अभी खोजें