Kapitulli 15

1.5K 114 7
                                    

Nje zile e tejzgjatur e cila nuk kishte ndermend te mbaronte,e zgjoi nga gjumi. Veshtroi oren dhe ishte pothuajse dy e mengjesit. U shqetesua. Meqenese nuk ishte mengjes ,nuk kishte asnje arsye qe telefoni i saj te ndihej ne mes te nates. Xhoni as qe behej fjale te ishte, nuk ia kishte numrin. E mori celularin ne duar dhe menjehere ndjeu buzeqeshjen t'i formohej ne fytyre. Zemra filloi t'i rrihte fort nga emri i shkruar ne celular. E kishte marre malli, kishte kohe pa veshtruar syte e tij misterioz dhe te acarohej e luante me te.

'Alo barbon?' e qeshur harroi pagjumesine dhe u fokusua te telefonata.

'Vishu shpejt' i merrej fryma pertej telefonit.

'Perse?' e qeshura u kthye ne nje ngrysje.

'Kush do me marri ne aeroport? 'ndihej se dhe ai ishte i buzeqeshur, edhe pse nga ana tjeter e telefonit. Por ajo buzeqeshje qe ishte vendosur ne fytyren e Kleores, iu therrmua ne momentin kur degjoi fjalen aeroport. Vellai i saj ishte kthyer me ne fund ne Shqiperi. Sikur e kishte parandjere tensionin ne shtepi dhe duhej te kthehej me doemos ne Shqiperi per te hapur me shume pune. Duhet te ishte e lumtur, por e kishte humbur kontrollin e mendjes dhe te fjaleve. E vetmja gje qe ishte fokusuar ne mendje ishin mosmarreveshjet e zenkat qe do shfaqeshin menjehere ne shtepi. Maria, mamaja e kthyer ne nje prostitute e ajo vete e rrezikuar nga trafikante te pashpirt,nuk dihej si do e perballonte truri i Samuelit. Atij vetem t'i haje ushqimin e lene ne frigorifer, kthente shtepine permbys,jo me te degjonte te tere keto drama,kthente permbys tere qytetin. Lere te degjonte qe e motra kishte celesin e dikujt dhe shkonte te flinte atje sepse shtepia e saj ishte si terror per te.

'O ti,degjon nga veshet? Po thahem ketu une, zgjo mamane e hajdeni me makine' e bezdisi heshtja e se motres, por nuk e pyeti perse nuk dukej e gezuar per ardhjen e tij.

'Mire' mbylli celularin e doli nga dhoma e saj. Kishte frike te trokiste ne dhomen e mamase se saj, tashme e veshtronte dhe ate si pjese e perbindeshave. Frike t'i afrohej, t'i fliste, ta cilesonte mama.

Hapi deren me kujdes dhe e gjeti te vetme ne shtrat duke fjetur. U afrua dhe e tundi disa here per ta zgjuar nga gjumi, nuk donte t'i therriste as mama e as ne emer.

'Ka ardhur Samueli nga Italia' e ema hapi syte e menjehere u ngrit ne kembe. Cuditej Kleora nga ndergjegjesimi i saj kur as nuk i kishte interesuar per ta kur i ishte futur asaj pune me vetedije, e qe ajo mundohej ta nxirrte me detyrim.

Arriten ne aeroport e atij ndodhej atje, ulur ne nje stol me veshtrimin e tij serioz e te bezdisur duke shikuar perreth. As kur veshtroi silueten e te emes e te motres ai shikim nuk ndryshoi, ndjenjat e emocionet brenda po, por shikimin e kishte pasur te tille qe nga femijeria. Nuk interpretonte asgje nepermjet syve.

E ema ishte e para e cila vrapoi te rrethohej nga krahet e ngrohte te te birit, i mbuluar me nje xhup te trashe. Kleora eci ngadale drejt tij ne menyre moskokecarese, dhe Samueli e dalloi por serish nuk beri ze. Gjithsesi per te do mbushej kupa, te motres ia duronte sjelljet po jo te abuzonte. I dhuroi nje perqafim te forte pas aq shume muajsh mungese, e shtrengoi me me shume force se te emen, ndoshta t'ia bente me dije se kishte te vellane perballe e mos te sillej sikur e kishte pasur dite per dite ne shtepi.

'Ti cupe c'ke,se po me acaron shume nevrat me kete sjellje' po udhetonin me makine per ne shtepi dhe ai nga sendilja e pare ktheu koken per te terhequr vemendjen e te motres e cila veshtronte nga dritarja.

'Ca ca?' vazhdonte ajo t'ia cakordonte nervat me teper.

'Do drru ti a ca?Moj,ka gjetur ndonje cun kjo se do e kete patjeter nje gje qe sillet keshtu?' iu drejtua te emes kesaj rradhe e cila e kishte vemendjen ne rruge.E ema shfryhu por nuk foli.Ke pyeste dhe ai.

'Ti ca ke? Sa erdhe nga Italia me tere nerva , se di ku je mesuar po s'te shkon me mua. Me motren tende' theksoi fjalet e fundit.Ia rikujtoise nuk ishte nje nga ato vajzat e Italise me te cilat pelqente t'i komandonte.

'Llap llap po s'ta keputa ate gjuhe' 

'Une te kepus ate bilen tende te vogel' aty i vinte te qeshte, me dhimbje, por serish te qeshte. Atij iu hapen syte nga zemerimi dhe ishte gati te cohej prej sendiles e ku i dihej c'do i punonte te motres, por dora e te emes e ndaloi. E ngjiti serish ne vendin e tij por shikimet nuk pertoi t'ia falte nepermjet pasqyres se vogel te varur. Ajo ngacmohej me shume, nxirrte gishtin e mesit qe ai ta veshtronte e te nevrikosej me shume.

'Kleora mos me provo' fliste neperdhembe ai dhe shfrynte tere nerva. Kleora e dinte sa eger sillej kur permendte emrin e saj gjate, keshtu qe pushoi. Pushoi sepse ajo sjellje e eger i solli kujtime te keqija. Kujtime jo shume te vjetra. Po sikur e Xhoni te perfitonte nga ajo e mund te kthehej dhe ai si nje kafshe e eger si bashkepunetoret e tij. Gjithsesi ajo s'duhet te bente ze, sepse vete ia kishte dhene lejen ne kembim te ndihmes. Por tani qe kishte mberritur i vellai a i duhej vertete ndihma e Xhonit? Do dukej si servile,por tani jo vetem qe kishte frike te takohej me Xhonin, jo vetem nga rreziku qe i perbente ai por dhe nga i vellai. E kishte vendosur, do i jepte celesin ne duar dhe do i thoshte lamtumire tij dhe ndihmes.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now