Kapitulli 28

1.6K 116 27
                                    

'Shiko Xhon, e kuptojme qe ke moshen qe mund te te zene pre ndjenjat, por kujto se ti me pare ke rene pre e punes. Nuk mund te ndalosh ate qe ti ke luftuar te fitosh, vetem per tekat e nje vajze. Vajzat vene e vine, puna vetem nje here ta jep mundesine' edhe Kleora vetem nje here te vetme ia falte mundesine, por ai nuk e dinte. Nuk e kishte kuptuar, asnjehere nuk do e merrte vesh se neqoftese do te rikthehej te ajo per ti kerkuar falje, do fitonte vetem nje te peshtyre ne fytyre. Nuk po largohej nga ajo se ia kerkoi Maksi, u largua se me punen qe ai bente e rrezikonte ate, e kishte vrare shpirtin e saj para disa diteve, nuk donte te rrezikonte serish. Ishte njehere e nje kohe e rrezikuar prej tij, e kush e futi ne ate mesele, kushurira e mamase, te imagjinonte me pas si te ishte te mbante ate prane si te dashur ne mes te tere atyre grabitqareve, per t'ia rrembyer nga duart, kushedi se cfare punesh te pista kishin ne mendje, vetem per t'i rene ne sy Xhekut, per nje cope vemendje, te demtonin ate. As ai vete nuk e kishte prekur qe ta ndoste, ashtu te paprekur e adhuronte, te kishte per here te pare ne duart e tij dicka te paster, sikur ia pastronte dhe shpirtin e tij, ku do ishte e vecanta ti rrembente dhe asaj pafajsine, po ai si do e ushqente shpirtit e tij me vone me pasterti? Kjo e bente te shkallonte, ai ta kishte mbrojtur e te mos e kishte prekur me dore, te vinte nje maskara bashkepuntor e t'ia rrembente e ta ndoste per pune minutash. Ate. Kleoren e tij. Jo, ncuq. Jo, s'ishte e tij kur tashme po terhiqej. Ajo ishte e pambrojtur,e mberthyer ne rrezik, ne vetem pak sekonda mund te futej ne boten e torturave, me mire te qendronte dhe te kthehej e panjohur. Nxenesja 18 vjecare e 'Ismail Qemalit' mban ne duar mijera copeza kujtimesh dhe tashme te harruara. Kjo ishte motoja e tij tani, pak e nga pak kur te flisnin t'i largohej dhe do-sdo duhet ta kuptonte, sepse tru kishte, do e dallonte kur dikush donte ta hiqte qafe.

Do ishte e thjeshte, te fshinte te gjitha fotot, c'do mesazh, c'do kujtim qe kishte ne celular, do mundohej te fshinte dhe ato te skalitura ne mendje. Po ai mendonte vetem hapat e pare, te hidhte hapin e dyte do binte e fundosej ne gremine, te gdhinte naten me ndonje shishe Jack Daniels ne dore dhe te recitonte ndonje varg popullor, ose ose te shkonte e fluturonte per Itali. Se mendja e dehur aq dinte ,le te mos shkonte me thelle ku te pendohej per veprimet e marra, lere te dergonte mesazhe dashurie asaj ne celular, por imagjino te pendohej qe nuk e kishte prekur me duar qe ne momentin e pare. Nje karfice e vogel i duhej te shkycte dritaren e vajzes se pergjumur e nje puthje ku ndihej aroma e alkolit, ta bente te permbushte vendimin qe e kishte mohuar kur kishte veshtruar shikimin e saj. Por kur je i dehur nuk di te lexosh shikime, di te lexosh trup e buze.

Tere kjo imagjinate iu shua ne momentin kur degjoi kercitjen e gishtave te Maksit.

'Degjove e la? Mos mu merr me me ate cupen. Ne gremine do te te coje' ne gremine kishte rene kohe e me pare, por ku dinte ndonjehere gje Xhoni. E merrte vesh vetem kur veshtronte syte e saj, qe dhe litari me i forte e me i gjati nuk kishte as edhe nje sasi te vogel perqindje ta nxirrte prej asaj gremine. Keq, kishte rene keq. Si ta kthente per mire? Mendja e nje trafikanti, ose ta perdorte, ose ta linte te largohej. Fale Zotit, ky kishte rene brenda, se nje vajze tjeter e pafajshme do perfundonte ne duart e Xhonit. Njehere te merrte vendimin , dhe ai shikimi i thelle qe i falte Kleores, kthehej i erresuar. Nuk e njihte ajo ferrin pertej xhamit te parajses, po t'i shkepuste ndonje nerv atij. Duhej te shpresonte qe kjo rreshkitje e Xhonit mos te shuhej shpejt, se me nuk e mbante me hater prej vajzave te tjera, po nje Zot e di ku mund te perfundonte dhe ajo.

'Mor djale je mire sot ti? Me murin flas une? Pale c'trillos ne ate mendjen tende ti'

'Kuptova,kuptova. Puna me vajzen mbaroi'

'Mos thuaj puna, puna eshte tjeter gje e aventura tjeter gje. Se po qe per pune,e rregullojme ne vajzen qe te mbaroje pune me te vertete' i buzeqeshi Xhonit dhe atij pothuajse nuk i pushoi zemra.J a perse dreqin donte ta largonte nga jeta e tij. Mjaftoi nje fjali qe te keqkuptohej e ajo mund te merrte fund.

'Maks ti e di shume mire ku e kisha fjalen,ajo duhet te qendroje e paprekur sic ishte' kaloi gishtat neper floke e mori fryme thelle, nuk i zihej bese Maksit. Por vetem te degjonte qe ai po perpiqej te thyente premtimin, nuk do cilesohej vetem si trafikant, por edhe si vrases.

E PashmangshmeWhere stories live. Discover now