Kapitulli 4

430 40 35
                                    

E vetmja gje qe mbaj mend eshte qe hapa syte dhe isha vetem fillikat ne nje dhome spitali.
Nuk e dija pse isha aty dhe nuk e dija ckishte ndodhur. Mbylla syte me dhimbje nje moment dhe mu kujtua gjithcka. Se kisha sensin e kohes. Ndjeja dhimbje ngado. Kisha nje korrigjues qafe te vene. Kisha krahun dhe kemben ne allci. Mezi merja fryme. Dhe nga hunda me dilnin tuba te gjate dhe te neveritshem.Po pse nuk vdiqa me mire? Mbylla syte dhe po perpiqesha te flija. Te pakten nuk do ndieja dhimbje. Papritur u hap dera dhe hyri mami. I hapa lehte syte qe ta kuptonte qe isha zgjuar.
Ne fytyren e saj u lexua nje lumturi e pa mase. Thirri doktoret sa ckishte ne koke. Mbaj mend qe u futen diku tek kater uniforma te bardha ne dhome. Pastaj rash pa ndjenja.
Kur u zgjova perseri mezi i hapa syte se me rendonin se tepermi. Mamin e kisha anash meje. E kishte zene gjumi ne nje karrige aty tek me mbante doren. Leviza gishtat lehte gje qe e trembi. Me pa qe kisha hapur syte dhe u perlot. U afrua me puthi.
-Me ne fund paska zot, - tha.
Nuk kisha fuqi te flisja. Me rendonte edhe shpirti. I buzeqesha vaket mamit.
Me vone mora vesh qe kishin kaluar dy muaj. Kisha qene ne koma per dy muaj. Askush nuk kishte folur me mua, thjesht i kisha degjuar rastesisht teksa beja te flejturen.
Kaluan dite dhe ndjeva vetem frymemarrjen te me lehtesohej. Nje moment thjesht nuk durova me dhe vendosa te pyesja mamin ckishte ndodhur.
Ajo u perlot dhe nuk diti cte me thoshte. Pastaj ma tregoi historine me te zbutur qe ne kishim bere aksident dhe bla bla bla.
Doja te bertisja dhe ti thoja qe une u hodha vete nga makine sepse yt vella eshte nje shkerdhate. Po nuk mundesha. Le qe atehere nuk e dija ate fjale fare. E pyeta dhe me tej se cfare i kishte ndodhur dajes.
Me tha qe daja im i dashur qe pse nuk vdiq me mire, kishte perplasur keq makinen pas nje peme dhe airbagu nuk ishte hapur. Ma zbuti historine qe une mos ta merja vesh qe ai kishte shpetuar ne fije te perit se makina ishte bere cope cope edhe leva e marshit i ishte ngulur ne shtylle kurrizore.
Pa gjejeni pak kush nuk kishte shance ta perdorte veglen per te terrorizuar me dhjet vjecaret?
I degjova nga doktoret kur flisnin me mamin brenda ne dhome nderkohe qe une beja sikur flija. Mu be qefi. Nuk me erdhi fare gjynah. Pse te me vinte? Mami qante dhe ishte e derrmuar. Fundja ajo vettem ate kishte. Nena dhe gjyshi kishin vdekur kur une isha 5 vjec ngaqe plasi bombla e gazit kur te dy ishin ne kuzhine. Nuk mbijetuan dot. Te shkretet ata. Shyqyr qe iken qe mos ti shikonin keto dite.

***

Kaluan muaj. Isha me mire. Me shkollen ngela mbrapa. Babi punesoi nje mesuese private qe tme ndihmonte te mos bija nga mesimet. Gjeja me e veshtire nga gjithe kjo ishte se duhet te qendroja ne karrige me rrota derisa te sherohej kemba plotesisht. Po te pakten une do te cohesha nje dite. Ndryshe nga disa te tjere hahaha.

Nene Fatos i kishim sjelle nje krevat tek dhoma ime. E kishte kerkuar vete. Donte te rrinte me mua. Me pelqeu fakti qe nene Fatoja do rrinte me mua ne dhome. E di qe e lija shumicen e kohes pa gjume se shikoja vazhdimisht makthe. Por ajo me thoshte qe nuk e kishte problem. Ndihesha e mbrojtur me ate aty. Ajo me kuptonte. Me ate shprehesha. Qaja ne krahet e saj.


***

Isha mire. Veten po e merja. Isha dhe e qete derisa nje dite mami erdhi ne shtepi e ngazellyer me nje lajm qe supozohet te ishte i gezueshem. Dmth per te tjeret ishte ndersa per mua jo. Mami kishte gjetur nje doktor super te mire ne Dubrovnik qe kishte mare persiper rastin e pleres kshu me falni dajes tone te dashur dhe e kishte siguruar mamin qe me shtatedhjet perqind ai mund te ecte serisht. Sa e mallkova ate doktorin dhe kush kishte bere doktorin. Pastaj shpresova me gjithe shpirt qe daja te futej tek ai tridhjete perqindeshi. Sic i thone asaj shprehjes. Po ku e gjen gje gjen e keqe? Fillova te qaja. Smund ti thoja mamit dhe babit arsyen e vertete kur me pyeten. Ju thashe qe isha ne merak per dajen.

***

Nje dite mami na mblodhi dhe tha qe do iknim tek daja. Nuk doja te shkoja. Fillova te gjeja justifikime.
-Nuk mund te vij mami. Do rri ketu me nene Faton. Jam akoma ne karroce. Smund ti mbaj shtepia dy karrova qe vine verdalle. Shkoni ju. Me mire me lini ketu.
-Jo Klea. Ti do vish me ne se daja do te te shikoj. Ka merak per ty. Pyet gjithmone.
Meraku i leshit,-peshperita me vete.
-Edhe Fatimja do vi me ne.
-Pash njehere nenen. U zverdh e gjitha ne fytyre.
Kush shkonte atje dhe te shikonim surratin e tij te neveritshem me ate ngerdheshjen e neveritshme me qenien e tij te neveritshme?
-Durim Klea i pershperita vetes. Jane vetem tre dite.

Oh zot. Po tre dite nuk ishin pak.

PA FAJWhere stories live. Discover now