Kapitulli 17

284 30 13
                                    

Mengjesi erdhi ngadale. Nuk kisha vene gjume ne sy gjate gjithe nates. Me priste nje dite e ngarkuar perpara.

Hodha syte nga ora. Shenonte 7:30. U cova me pertese dhe u nisa ne tualet. Pasi kisha kryer gjithe rutinen mengjesore, u vesha dhe po beja gati te dilja.

Dola dhe duke kycur deren ndjeva dike pas meje.

-Prape ti?-iu ktheva.
-Kjo eshte per ty,-me tha Fatjoni teksa me zgjati nje karton me kafe.
-Do e besh kete cdo mengjes?
-Do e bej.
-Per cfare arsye?
-Sepse eshte deshira ime.
-E ku do te arrish me kete pjese?|
-Dua te te fitoj zemren. Duket shume e paster. Fiks sic e kam qejf une.

Po rrija duke e veshtruar. Nuk e kisha idene cpo perpiqej te bente por nuk do i ecte.

-Hape rrugen,-i thashe. Kam shume pune.
-E di qe ke shume pune. Do shkosh te maresh pergjigjen e tezave dhe me pas me vrap ne kompani.
-Po ti nga e di?
-Ma the ti dje, harrove?

Kisha harruar qe kisha folur me te mbremjen e kaluar. E kisha trurin te mbingarkuar per tu mare edhe me te.

-Fol cfare do nga une?,-i thashe me seriozitet.
-Dua te me japesh nje shanc qe te njihemi. Me pelqen vertet ti.
-Nuk jam e interesuar.

Me hodhi nje veshtrim dhe pastaj u largua. Shume i cuditshem.

I hipa makines dhe shkova te merja pergjigjet e tezave. Isha shume ne merak. Kisha studiuar shume per ato. Ishin tezat perfundimtare.

U clirova qe pashe qe isha vlersuar mire. Tani nuk me kishte mbetur asgje tjeter pervec faktit qe ti kushtohesha punet ne kompani. Kishin ngelur disa dokumenta per tu mare ne lidhje me masterin por do rregulloheshin..

Hyra ne zyre dhe si gjithmon vura canten mbi kolltukun afer deres dhe u afrova tek tavolina ku pikasa nje pako.

Kurioze hapa deren dhe therrita asistenten time.

-Mund te me thuash pak Anina, kush e solli ate pako?
Nje cast ngurroi si te perpiqej te fshinte te verteten por pastaj foli.
-Nuk e di znjsh.Klea. Une e mora pakon nga nje postier. Nuk kam djeni.

Anina ishte nje vajze shume e lezetshme dhe e perkushtuar ne punen e saj. Ishte vetem nentembedhjete vjece dhe e bente me shume deshire punen e saj. Me orgjine ishte nga jugu i gjermanise dhe emri i saj ne gjermanisht do te thoshte luftetare. Fiks si ajo. Nuk besoja se Anina do me genjente.

U drejtova drejt tavolines. Grisa letren me te cilen ishte mbeshtjelle pakoja. Kur e hapa brenda pashe nje tuf me trendafila te kuq. Zgjata doren te merja pusullen qe gjendej mes tyre.

Ne te shkruante me shkronja te forta kapitale:

"Ti je si keta trendafila. Je e bukur dhe e brishte. Pavarsisht se kembengul qe gjate gjithe kohes te shfaqesh vetem gjembat."

Nuk kishte asnje emer por une e dija shume mire kush i kishte derguar. I thashe Anines ti vinte ne nje vazo. Pusullen e lashe anash ne tavoline dhe vazhdova punen.

Disa minuta me vone me erdhi nje mesazh.

"E di qe e ke mare dhuraten time. Nuk prisja te me shkruaje ne fakt"

Isha shume e revoltuar dhe thjesht ja ktheva pa e menduar gjate.

"Nuk mbaj mend te te kem kerkuar ndihem per dekorin e zyres"

E fika telefonin per te mos lejuar asnje shperqendrim. Nese dikush do kishte dicka me punen per te me komunikuar une do te isha gjate gjithe kohes ne kompani.

Oret kalonin dhe akoma nuk kisha mbaruar pune.

Mora canten dhe dola nga zyra per te shkuar poshte ne restorant. Kisha vertet uri dhe po me mereshin mendte.

Kur hipa ne ashensor pashe Fatjonin. Ishte duke u ngjitur lart.
-E ke te pamundur?,-e pyeta.
-Po del? Une erdha per ty.
-Nuk te kerkova te vije. Po, po dal sepse dua te ha dicka.
-Po vij me ty atehere.

Rrotullova syte.

-Nuk ke pse. Mund thjesht te ikesh andej nga erdhe.

-Pse behesh femije?
-Nuk eshte femijnor fakti qe une po ta shpreh hapur qe nuk jam e interesuar te te njoh Fatjon. Je ti qe po kembengul. E kupton qe nuk jam aspak e interesuar te te njoh ne menyren qe do ti me njohesh mua?
-Une nuk shoh asgje te keqe ne faktin qe dua te te njoh. Pse te mos me japesh nje mundesi?
-Sepse nuk e shoh te arsyeshme te te jap nje mundesi. Sepse une nuk dua te te jap nje mundesi. Eshte zgjedhja ime. Meqe ti kembengul shume tek kjo pjesa e femijes, a nuk mendon ti se po tregohesh femije duke u perpjekur te me imponosh te bej dicka qe nuk dua ta bej?

Trembedhjete kate dhe nje debat i forte sapo kishte mare fund. Dera e ashensorit sapo ishte hapur dhe Fatjoni thjesht u largua pa thene asnje fjale me shume.

U futa ne restorant, por oreksi me kishte ikur fare. Kembengulja e tij me dukej e tepruar. Hodha syte nje moment nga dera kur e pashe te afrohej. Erdhi dhe u ul ne tavoline. Ne ato momente nuk e mbajta dot te qeshuren.

-Ore ti qenke shume i cuditshem. Deri kur do vazhdosh te shfaqesh ne kete menyre perpara meje?
-Pershendetje. Une jam Fatjon Shahaj dhe jam njezet e pese vjec. Jam bashkpronar ne nje restorant qe i perket familjes time. Kam nje vella binjak qe ka emrin Mateo. Ju?

Mesa kisha kuptuar po perpiqej ta niste nga fillimi.

-Pershendetje Fatjon. Une jam Klea Çela dhe ne asnje moment nuk te kerkova qe te me beje rezymene e jetes tende. Vazhdoj akoma te mendoj njesoj per pjesen e te njohurit me ty. Mendoj se kaq eshte mjaftueshem dhe nuk jam e interesuar te te njoh me shume.
-Me thuaj filmin tend te preferuar.
-Cfare po perpiqesh te besh?
-Cili eshte filmi jot i preferuar.
-Shutter Island. Me pelqen misteri.
-Nuk dukesh si e tille. Ndryshe do ishte e intriguar te me njihje.
-Nuk me pelqejne meshkujt.

Cehrja e tij ndryshoi ne sekond.

-Dmth ti je..?
-Jo budalla. Nuk jam e interesuar te njoh asnje djale. Sme pelqejne ne pergjithesi. Nuk dua te dal me asnje.
E pashe qe u ndje fajtor per ate qe kishte menduar. Por u perpoq ta rregullonte menjehere.
-Pija jote e preferuar?
-Po me duket vetja si adoleshente ne vit te pare te gjimnazit. Nga ato qe luajne "E vertete apo sfide." Pija ime e preferuar eshte vera e bardhe.
-Edhe e imja.

Zgjati doren per te thirruar kamarierin dhe sapo ai u afrua e pashe ti thoshte dicka ne vesh.

Nuk e do kisha mare vesh se ci kishte thene po mos ta kisha pare kamarierin pak minuta me vone tek sillte dy gota te medha vere me vere te bardhe.

Fatjoni ne dukje ishte nje djale i mire por une thjesht nuk isha gati te dilja me asnje. Doja te isha vetem une dhe asnje tjeter.

PA FAJWhere stories live. Discover now